BOTA

Trump kërkon zhbërjen e programit bërthamor të Iranit, por sinjalizon fleksibilitet

n.f Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 13:19

Trump kërkon zhbërjen e programit bërthamor të Iranit, por

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se objektivi i negociatave me Iranin është sigurimi i “zhbërjes së plotë” të programit bërthamor të Teheranit, por se do ta shqyrtonte mundësinë e lejimit të Iranit për ta mbajtur një program civil për energji bërthamore.

Në një intervistë me NBC, më 4 maj, Trump deklaroi se shpërbërja e programit bërthamor të Iranit do të ishte “krejt çfarë do të pranoja”. Komenti përbën herën e parë që Trump ka thënë shprehimisht se çfarë dëshiron të bëjë me programin bërthamor të Iranit, që Teherani thotë se është paqësor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sugjeroi javën e kaluar se Uashingtoni do të ishte i hapur për ta lejuar Iranin të operojë një program paqësor civil bërthamor, duke thënë se “ekziston një mënyrë për ta bërë këtë”.

“Dhe, kjo mënyrë është ndërtimi i reaktorëve dhe importimi i uraniumit të pasuruar për vënien në funksion të këtyre reaktorëve. Kështu veprojnë dhjetëra vende nëpër botë”, tha ai për Fox News, më 1 maj.

Trump u duk se i bëri jehonë komenteve të Rubios, duke i thënë NBC-së se do të ishte “i hapur për ta dëgjuar atë”.

“Quhet energji civile. Por, siç e dini, energjia civile shpesh çon në luftëra ushtarake. Dhe, ne nuk duam që ata të kenë armë bërthamore. Është shumë e thjeshtë”, shtoi ai.

Trump tha se një program civil bërthamor do të përdorej për prodhim të energjisë elektrike, por duke marrë parasysh se Irani është vend i pasur me energji, atij vërtet nuk do t’i duhej ai.

“Jam i prirë të them, ‘Për çfarë ju duhet ai? Keni mjaft naftë’”, shtoi ai.

Jason Brodsky, drejtor politikash në organizatën United Against Nuclear Iran (Të bashkuar kundër Iranit bërthamor), deklaroi se komentet e Trumpit e kanë bërë të qartë se administrata nuk është e interesuar për një version të ri të marrëveshjes bërthamore të 2015-tës me Iranin.

“Kjo intervistë e vë në pikëpyetje atë fantazi”, shkroi ai në rrjetin social X.

Ndërkohë, të tjerë ngulmojnë se thirrja e Trumpit për zhbërjen e programit bërthamor të Iranit, teksa në të njëjtën kohë vazhdon të jetë i hapur për mundësinë që Irani të operojë një program civil të energjisë bërthamore, sugjeron se ai është ende i pavendosur.

“Mbase mund të argumentohet se ekipi i Trumpit ende nuk e di saktësisht se çfarë do nga Irani, por ai vetë e dëshiron një marrëveshje ndryshe” nga ajo e 2015-tës, shkroi analisti i politikës së jashtme me bazë në Iran, Rahman Qahremanpour.

Irani ka hedhur poshtë thirrjet për zhbërjen e programit të tij bërthamor dhe për heqjen dorë nga aftësia e tij për pasurimin e uraniumit.

Duke iu përgjigjur komentit të Trumpit, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha më 5 maj se Irani “ka të drejtë për energji paqësore bërthamore”, dhe hodhi poshtë komentin e presidentit amerikan për naftën.

“Programi paqësor bërthamor i Iranit daton nga vitet ’70, kur Irani kishte më shumë karburante fosile dhe më pak konsum”, tha Esmail Baqaei, gjatë një konference të përjavshme për media.

“Prandaj, disa komente të gabuara për qasjen e Iranit në rezerva të mëdha të karburanteve fosile dhe mosnevojën për energji bërthamore nuk mbështeten në shkencë apo realitet”, shtoi ai.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar tri runde diskutimesh bërthamore që nga muaji i kaluar. Një rund i katërt, me ndërmjetësimin e Omanit, ishte paraparë të mbahej më 2 maj, në Romë, por u shty për shkak të atyre që Muskati i quajti “arsye logjistike”./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë