Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka kritikuar administratën Biden pse i dha leje Ukrainës të kryejë sulme thellë brenda Rusisë me raketa të fuqishme amerikane, duke thënë se kjo gjë vetëm sa e përshkallëzon luftën.
“Unë nuk pajtohem aspak me dërgimin e raketave, qindra raketave në Rusi. Pse po e bëjmë këtë? Ne vetëm sa po e përshkallëzojmë këtë luftë dhe po e përkeqësojmë. Kjo gjë nuk është lejuar të ndodhte”, tha Trump gjatë një interviste me revistën Time, që u publikua të enjten.
Pas një ngurrimi mbi njëvjeçar, administrata e presidentit Joe Biden përfundimisht vendosi në nëntor t’i japë leje Ukrainës të kryer sulme ndaj aseteve ushtarake brenda Rusisë duke përdorur raketa të prodhimit amerikan, Sisteme të Raketave Taktike Ushtarake (ATACMS).
Këto raketa të fuqishme dhe precize mund ta godasin shënjestrën deri hiç më pak se 300 kilometra larg.
Administrata e Bidenit e arsyetoi vendimin duke thënë se Rusia e ka përshkallëzuar konfliktin duke dërguar rreth 11.000 ushtarë koreanoveriorë në vijë të frontit.
Vetëm disa ditë pasi Ukraina i përdori për herë të parë raketat ATACMS kundër Rusisë, Kremlini u kundërpërgjigj duke goditur Ukrainën me një raketë të re balistike ndërkontinentale, e cila është e aftë të bartë kokë bërthamore. Kremlini deklaroi se përdorimi i kësaj rakete ishte mesazh për Perëndimin.
Trump nuk ka treguar nëse do ta shfuqizojë njëanshëm vendimin për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë kët raketa brenda territorit rus, pasi ta ketë marrë detyrën më 20 janar, apo nëse do ta përdorë atë si mjet për të negociuar me Kremlinin.
Ai ka thënë se mund t’i japë fund luftës pothuajse trevjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës brenda "24 orëve," gjë që ka ngjallur shqetësime se mund ta detyrojë Kievin të dorëzojë territore që aktualisht janë të pushtuara nga forcat ruse.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që zotimet e Perëndimit për sigurinë e vendit të tij të bëhen pjesë e çdo marrëveshjeje të negociuar. Zelensky – dhe shumica e ukrainasve – duan anëtarësimin në NATO, sepse thonë se vetëm kjo do të parandalojë Rusinë të mos e pushtojë vendin e tyre përsëri në të ardhmen.
Trump nuk u pyet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por ka kritikuar organizatën ushtarake të udhëhequr nga SHBA në të kaluarën, duke thënë se ajo është barrë për financat e SHBA. Shtetet e Bashkuara përbëjnë rreth 60 për qind të shpenzimeve ushtarake të NATO-s.
Gjatë një fjalimi të enjten, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje evropianëve t’u bëjnë trysni qeverive të veta për t’i rritur shpenzimet në mbrojtje.
“Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë. Me Ukrainën, dhe me ne”, shtoi ai./REL
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka ftuar Presidentin kinez Xi Jinping të marrë pjesë në inaugurimin e tij muajin e ardhshëm,...
Foto KOSOVË- Aktorë të huaj keqdashës synojnë ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar ndasitë ...
Foto SERBI- Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur masivisht pakënaqësinë e tyre për situat&...
Autori SERBI- Autori i vrasjes së 9 personave në fshatrat Dubona dhe Malo Horaje është dënuar me 20 vjet bur nga autorietet s...
SIRI- Obaida Arnaout, zëdhënësi i ri i qeverisë së Sirisë, thotë se do të krijohet një komitet gjyqësor...
SHBA- Elton John ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj legalizimit të marijuanës në Amerikë dhe Kanada. John gjatë një inter...
SHBA- Platforma Meta, e Mark Zuckerberg, dhuroi 1 milion dollarë në një fond që lidhet me financimin e ngjarjeve për inaugurimin e pr...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka falur 39 amerikanë të dënuar për vepra të padhunshme penale, si d...
SIRI- Një amerikan është gjetur nga rebelët në një nga burgjet e regjimit të rrezuar të Bashar al-Assad. Si&ccedi...
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte lëshoi një paralajmërim të madh për anëtarët e ...