Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump ka mbledhur shumë miliarderë dhe multimilionerë për të plotësuar rolet kyçe në administratën e tij të dytë. The Guardian shkruan se të paktën 11 zgjedhje për pozicione strategjike pas kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, kanë arritur vetë statusin e miliarderit, ose kanë bashkëshortë miliarderë dhe janë brenda kufirit të këtij pragu.
Gjithashtu administrata e dytë e Trump ka një vlerë totale mbi 340 miliardë dollarë. Dhe kjo vlerë tejkalon lehtësisht atë të kabinetit të parë të Trump, i cili në atë kohë ishte kabineti më i pasur i SHBA-së i formuar ndonjëherë, që përmbante anëtarë të tillë super të pasur si Rex Tillerson, ish-shefi ekzekutiv i ExxonMobil, i cili u emërua sekretari i shtetit dhe Wilbur Ross, sekretari i tregtisë, i cili ishte bërë i pasur me ristrukturimin e kompanive të falimentuara.
Më i pasuri i administratës së 2-të të Trumpit është Elon Musk, bosi i Tesla dhe SpaceX, i cili është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej mbi 337 mld usd. Së bashku me Vivek Ramaswamy, një tjetër sipërmarrës i teknologjisë që thuhet se ka të paktën 1 miliard dollarë, Musk është vënë në krye të departamentit të sapokrijuar të efikasitetit të qeverisë, i njohur tashmë me akronimin e tij Doge, misioni i të cilit është të shkurtojë mbeturinat nga shpenzimet publike.
Musk është zotuar të shkurtojë 2 trilion dollarë nga buxheti kombëtar. Ai nuk ka shpjeguar se si dhe në cilën periudhë, megjithëse ka paralajmëruar se kjo mund të sjellë “ vështirësi të përkohshme ekonomike”. As Musk dhe as Ramaswamy nuk do të kenë nevojë për konfirmimin e Senatit, pasi Doge nuk është një departament apo agjenci zyrtare qeveritare. Por Trump ka emëruar miliarderë edhe në postet që kërkojnë miratimin e Senatit, në të cilat pasuria e tyre mund të bëhet problem.
Këtu përfshihet Linda McMahon, e nominuara për sekretare Arsimi. Bashkëshorti i saj, Vince McMahon, ka një pasuri me vlerë prej rreth 3 miliardë dollarë. Guvernatori i Dakotës së Veriut dhe ish-biznesmeni Doug Burgum, i caktuar si sekretar i Brendshëm; Howard Lutnick, kryetari dhe shefi ekzekutiv i Cantor Fitzgerald, i cili është emëruar si sekretar i tregtisë; dhe Scott Bessent, një menaxher i fondeve mbrojtëse dhe ish-partner në Soros Investment Management, i cili është emëruar si sekretar i Thesarit, kanë pasuri me vlerë të përbashkët rreth 10.7 miliardë dollarë 4.5 miliardë dollarë më shumë se kabineti i parë i Trump.
Të tjerët që i nënshtrohen konfirmimit të Senatit janë Charles Kushner një manjat pronash dhe babai i dhëndrit të Trump, Jared Kushner ambasadori i mundshëm në Paris; Warren Stephens, drejtues i një banke investimesh dhe i zgjedhur si ambasador në Londër; Jared Isaacman, një astronaut dhe sipërmarrës komercial, i cili është nominuar për të kryesuar Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA); dhe Kelly Loeffler, një ish-senator i GOP dhe kreu i përbashkët i komitetit inaugurues të Trump, tani zgjedhja e tij për të drejtuar Administratën e Biznesit të Vogël.
Sipas Forbes, të gjithë i përkasin nën grupit të miliarderëve qoftë individualisht, qoftë përmes lidhjeve martesore apo familjare. Gjithashtu Steve Witkoff, një tjetër manjat pronash, i cili u zgjodh nga Trump si i dërguari i tij në Lindjen e Mesme, ka një pasuri neto prej 1 miliard dollarë. Më pas është Frank Bisignano, i emëruar si kreu i Administratës së Sigurimeve Shoqërore, që do të jetë përgjegjës për menaxhimin e pensioneve dhe përfitimeve të pensionistëve të vendit. Ai është Presidenti i Fiserv Inc, një firmë teknologjike financiare me bazë në Wisconsin, me pasuri që vlerësohet në rreth 974 milionë dollarë.
IZRAEL- Presidenti izraelit Isaac Herzog ka telefonuar Elon Musk për të diskutuar në lidhje me rinisjen e bisedimeve për të siguruar ...
SHBA- Djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Barron Trump, përballet me vështirësi si student i vitit të parë n&e...
foto ilustruese SERBI- Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë me gjashtë vjet bu...
ambasada SIRI- Gjatë orëve të fundit, Ambasada Ruse në Siri ka nisur një apel për qytetarët duke u kërkuar atyre q&...
rebelet SIRI- Ngjarjet po ecin jashtëzakonisht shpejt në Siri. Një qytet i tretë i kontrolluar nga qeveria së shpejti mund të...
matteo piantedosi ITALI Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi ka folur lidhur për qendrat e strehimit të përkohsh&e...
rumani RUMANI- Gjykata e lartë e Rumanisë ka anuluar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit pasi ...
Kosove-veri BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të përsërisë thirrjen për Serbinë që “urgjentisht” të nxjerr&...
Lai Ching-te TAJVAN- Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i bëri thirrje Kinës “të hapë krahët, e jo të ngrehë gru...
statuja SIRI- Një statujë e presidentit të ndjerë sirian, Hafez al-Assad, babait të presidentit Bashar al-Assad, është r...