
SHBA- Kërcënimi i Presidentit Trump për dyfishimin e tarifave të planifikuara prej 25% për importin e aluminit dhe çelikut kanadez, bëri që qeveria provinciale e Ontarios të pezullojë tarifat e planifikuara për energjinë elektrike që i shet Shteteve të Bashkuara.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për tregtinë Peter Navarro, tha se si rezultat i kësaj Presidenti Trump tërhoqi vendimin për dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin. Ai tha se qeveria federale ende ka në plan që të vendosë një tarifë prej 25% për këto importe duke filluar nga e mërkura.
Zhvillimet e së martës sollën një fitore për Presidentin Trump, ndërsa janë shtuar shqetësimet mbi tarifat, çka është vënë re tek rënia e bursës amerikane dhe zërat për recesion. Kritikët thonë se lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë mund të ndikojë tek ekonomitë e të dy vendeve.
Presidenti Trump shkroi të martën në mëngjes në rrjetin “TruthSocial” se kishte udhëzuar Sekretarin e Tregtisë që të vendosë një tarifë shtesë prej 25% për çelikun dhe aluminin kanadez, që do të hynte në fuqi të mërkurën në mëngjes. Vendimi ishte reagim ndaj qëndrimit të provincës së Ontarios, që vendosi një tarifë 25% për energjinë elektrike që Kanadaja eksporton në disa shtete amerikane.
Kryeministri i Ontarios, Doug Ford tha të martën pasdite se kishte marrë një telefonatë nga Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, dhe pas një bisede me të kishte rënë dakord që të hiqte tarifën shtesë për energjinë elektrike. Zoti Ford tha se ishte i bindur që presidenti amerikan do të anulonte gjithashtu dyfishimin e tarifës për çelikun dhe aluminin kanadez.
Presidenti Trump sugjeroi të martën se tarifat ishin kritike për ndryshimin e ekonomisë amerikane, pavarësisht rënies së bursës. Udhëheqësi amerikan i ka përsëritur gjithashtu thirrjet që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, çka ka zemëruar udhëheqësit kanadezë.
“E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur i 51”, shkroi Presidenti Trump të martën. “Kjo do të bënte që të gjitha tarifat dhe gjithçka tjetër të zhdukeshin plotësisht”.
Kryeministri i ardhshëm kanadez, Mark Carney, ka thënë se qeveria e tij do t’i mbajë në fuqi tarifat derisa amerikanët të tregojnë respekt dhe të angazhohen për tregtinë e lirë, pasi Presidenti Trump tha se Kanadanë e priste një shkatërrim financiar historik.
Zoti Carney i konsideroi tarifat e reja amerikane si sulm ndaj punëtorëve, familjeve dhe bizneseve kanadeze.
“Qeveria ime do t'i mbajë në fuqi tarifat tona derisa amerikanët të tregojnë respekt dhe të angazhohen në mënyrë të besueshme për tregti të lirë e të ndershme”, shkruante zoti Carney në një postim në mediat sociale.
Kanadaja po planifikon tarifa hakmarrëse në përgjigje të tarifave specifike të Presidentit Trump ndaj çelikut dhe aluminit kanadez. Ato pritet të shpallen të mërkurën./ VOA
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
12 Mars07:50
Dhjetëra mijëra hektarë pyje të mbrojtura të Amazonës priten për të ndërtuar rrugën për samitin e klimës
pamje nga amazon
BRAZIL- Një autostradë e re me katër korsi që rrafshon dhjetëra mijëra hektarë pyje të mbrojtur t&...
r.ll
BOTA
12 Mars07:50
Dhoma e Përfaqësuesve miraton një plan afatshkurtër për financimin e qeverisë
foto ilustruese
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, miratoi të martën një plan afatshkurtër p&e...
b.z
BOTA
11 Mars22:55
Takimi në Arabinë Saudite/ VOA: Kievi pranon propozimin amerikan për armëpushim, Uashingtoni riaktivizon ndihmat për Ukrainën
Foto ilustruese
SHBA - Administrata e Presidentit Trump ka riaktivizuar ndihmat ushtarake dhe të dhënat e zbulimit për Ukrainën ndë...
M.B.
BOTA
11 Mars22:46
Hakmarrje ndaj Trump? USAID djeg dokumentet! E-maili i drejtueses: Shkatërroni sa më shumë shkresa!
SHBA- Zyrtarët në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAid) kanë filluar një shkatërri...
BOTA
11 Mars22:38
BBC: A është Rusia ajo që tani mund të ndjejë presionin
SHBA- Siç thotë Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, topi është tani në fushën e Rusisë. Ky është një...
E.D
BOTA
11 Mars22:06
BE-ja mirëpret propozimin për armëpushim në Ukrainën/ Von der Leyen: Ky është një zhvillim pozitiv! Starmer: Duhet të dyfishojmë përpjekjet tona...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa tha se Bashkimi Evropian mirëpre...
BOTA
11 Mars21:44
Arritja e marrëveshjes SHBA-Ukrainë/ Trump: Shpresoj të ketë një armëpushim total! Do të flas me Putinin...
SHBA- Presidentit Donald Trump, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes SHBA dhe Ukrainës tha se shpreson të arrij një a...
E.D
BOTA
11 Mars21:04
9 orë bisedime për negociatat e paqes/ Ja çfarë u diskutua në takimin në Arabinë Sauditet
ARABIA SAUDITE- Ukraina tha se është pajtuar me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftë...
E.D
BOTA
11 Mars20:40
"Falënderoj Trumpin..."/ Pranoi propozimin e SHBA për një armëpushim 30-ditor me Rusinë, Zelensky: Uashingtoni të bindë Moskën që të bëjë të njëjtën gjë
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social "X", pranimin e propozimit amerikan për nj...
b.z
BOTA
11 Mars20:27
Ukraina pranon propozimin për paqe, Trump: Do ta ftoj sërish Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë!
Donald Trump
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj marrëveshjes së Ukrainës për propozimin e armëpushimit 30-dit...