Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se nuk beson se do të ketë konflikt mes Izraelit dhe Turqisë, duke shprehur besim në marrëdhëniet personale me presidentin turk.
Në një prononcim për mediat, Trump u pyet nëse ekziston rreziku i përplasjes mes dy vendeve.
Ai u përgjigj duke vlerësuar liderin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se e konsideron atë “një person të fortë” dhe se ka marrëdhënie respekti reciprok.
“Më pëlqen shumë Recep Tayyip Erdogan. Ai është një njeri i fortë… Nuk mendoj se kjo do të ndodhë me Turqinë, jo sa kohë që unë jam president, sepse ai më respekton dhe unë e respektoj atë”, deklaroi lideri amerikan.
Deklarata vjen pasi lideri turk theksoi se sulmet izraelite ndaj Sirisë dhe Liban nuk përbëjnë më kërcënim vetëm për këto dy “vende vëllazërore”, por kanë arritur në një pikë ku paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë edhe për vetë Turqinë.
Duke iu referuar panoramës më të gjerë të konfliktit, lideri turk theksoi se Ankaraja është plotësisht e vetëdijshme për qëllimin përfundimtar që fshihet pas, siç tha ai, iluzionit të krijimit të “Izraelit të Madh”.
Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi duke mos i kursyer fjalët, ku liderin turk e quajti diktator dhe e akuzoi për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, si dhe për mbështetje të terrorizmit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
10 Qershor23:04
Vrasësi famëkeq i një fëmije goditet 25 herë me thikë dhe lihet të vdesë pa asnjë ndihmë
Një vrasës famëkeq fëmijësh u godit me thikë 25 herë në një sulm katër-minutësh në qelinë e bur...
BOTA
10 Qershor21:43
I dashuri vret 54-vjeçaren dhe djalin e saj. Detaje të frikshme nga krimi
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e dyfishtë të një nëne dhe djali në Longos Aigio t...
BOTA
10 Qershor20:55
I doli emri në dosjen “Epstein”/ Bill Gates dëshmon para Kongresit: Ai përdori tradhtinë ndaj gruas për të më shantazhuar
Jeffrey Epstein jo vetëm që dinte për pabesinë time, por u përpoq t’i përdorte ato kundër meje, dëshmoi sot Bill G...
BOTA
10 Qershor19:41
Vritet me atentat pranë Moskës gjenerali i lartë rus
Një zyrtar i lartë ushtarak rus është vrarë në një shpërthim bombe me makinë pranë Moskës, sipas raportim...
BOTA
10 Qershor18:48
VIDEO nga momenti/ I maskuar si grua, i zhvat mijëra euro dhe bizhuteritë një 86-vjeçareje
Duke u paraqitur fillimisht si oficere karabiniere dhe më pas si grua, ata arritën të bindnin një grua 86-vjeçare të dorëzo...
BOTA
10 Qershor18:45
Filipinet propozojnë dënim me vdekje për zyrtarët dhe politikanët e korruptuar
Një projektligj i ri në Filipine ka hapur debat të gjerë, pasi propozon dënimin me vdekje për zyrtarët e dënuar për...
BOTA
10 Qershor18:07
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme/ Trump kërcënon sërish: SHBA mund të rifillojë të shënjestrojë termocentralet dhe urat në Iran
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se SHBA mund të rifillojë të shënjestrojë infrastrukturën në Iran, ndërsa...
BOTA
10 Qershor17:59
Shoferin e zë gjumi në timon, autobusi përplaset me një mur, 7 të plagosur në Turqi
Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në Adana të Turqisë , kur shoferi 27-vjeçar i një m...
BOTA
10 Qershor17:24
Zjarri ku humbën jetën 168 persona në Hong Kong, ngrihen akuza për 7 persona dhe dy kompani
Autoritetet në Hong Kong kanë ngritur akuza për vrasje të paqëllimshme ndaj disa personave dhe kompanive në kuadër të he...
BOTA
10 Qershor16:30
Bill Gates nën akuzë, dëshmon me dyer të mbyllura në Kongres për lidhjet me Jeffrey Epstein
Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, po dëshmon sot me dyer të mbyllura para Komitetit të Mbikëqyrjes në Dhomën e P&e...