BOTA

Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave - por me çfarë çmimi?

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 11:40
Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave - por me çfarë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe famlija e tij që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë fitojnë miliarda me sipërmarrje kripto duke përfituar nga influenca e Trumpit në tregun me më pak rregulla. Meqënëse djemtë e Trumpit drejtojnë sipërmarrjen, kritikët vërejnë një përzierje shqetësuese të pushtetit presidencial dhe përpjekjeve personale për përfitim.

Nga Meme-Coins deri tek Stablecoins – monedhat digjitale, që janë interpretuar në një vlerë fikse – fitimi financiar llogaritet të jetë mbi pesë miliardë dollarë (4,25 miliardë euro). Kritikët tërheqin vëmendjen për lakminë e pashembullt për fitim të presidentit në post.

Dy sipërmarrje i nxisin fitimet kripto të familjes Trump: World Liberty Financial (WLF), një platformë financiare e decentralizuar, rregullat e kredidhënies së të cilës mund të bashkëkonceptohen nga përdoruesit me tokenin $WLFI, dhe American Bitcoin Corp. (ABTC), një sipërmarrje Bitcoin për kërkimin e pasurive nëntokësore e regjistruar në Nasdaq.

WLF me shtijen e $WLFI-Token, që janë të lidhura me emrin e Trumpit, fiton miliona, ndërsa ABTC, që mbështetet na djemtë e tij, posedon vlera të rëndësishme pasurie Bitcoin. Me hedhjen në bursë kursi përkohësisht u rrit me rreth 110 përqind, duke u fiksuar me 16,5 përqind mbi kursin fillestar të inagurimit që ishte 6,90 dollarë. Sipas një informacioni të agjencisë së lajmeve Reuters, sipërmarrja e Trumpit posedon 60 përqind të WLF dhe pretendon 75 përqind të të ardhurave nga shitja e Coins-ave.

Ushtrim shqetësues influence

Kritikët mendojnë, se presidenti republikan me rolin e dyfishtë si përfitues nga kriptomonedhat dhe vendimmarrës politik po minon besimin në opinionin publik duke i përzier kufijtë mes drejtimit të qeverisë dhe pasurimit vetiak.

Juristi dhe eksperti i financave në SHBA, Ross Delston, tërheq vëmendjen, se kripto-firmat mund t'u ofrojnë një shteg investitorëve të dyshimtë, që përmes Coins-ave digjital të sigurojnë influencën politike tek Trump.

"Kjo është një rrugë e re që i mundëson presidentit, të marrë para prej kujtdo, përfshi edhe persona dhe shtete, që sipas ligjeve të SHBA-së për luftën elektorale do të ishin të ndaluara, ose nga persona, që janë dënuar për vepra penale ose ndaj të cilëve zhvillohen hetime", thotë Delston për DW.

Në fotografi, presidenti i SHBA-së Donald Trump duke treguar dokumentin e nënshkruar prej tij, genius act, kuadri i parë ligjor federal për Stablecoins.Në fotografi, presidenti i SHBA-së Donald Trump duke treguar dokumentin e nënshkruar prej tij, genius act, kuadri i parë ligjor federal për Stablecoins.

Gjatë mandatit të tij të parë Trump e cilësonte monedhën digjitale Bitcoin si "mashtrim" dhe kërcënim për dollarin. Tani ai do ta kthejë SHBA-në në kryeqendrën kripto të botës.

Nën Trumpin promovuesi prej shumë vitesh i kriptos Paul Atkins u bë drejtues i Autoriteti të SHBA-së për Mbikqyrjen Financiare SEC. Një ndër dekretet e para të nënshkruara nga Trump në janar ishte t'u ndalojë të gjitha autoriteteve të SHBA-së krijimin ose nxitjen e një banke qendrore të monedhës digjitale (CBDC) – një versioni kripto i dollarit i dhënë nga qeveria.

Në mars ai filloi të krijojë një rezervë strategjike kripto me konfiskimin e pasurive kripto. Në verë Trump nënshkroi genius act, kuadri i parë ligjor federal për Stablecoins.

Bankete madhështore dhe favore politike

Entuziazmi për kriptomonedhat është përhapur përtej politikës në evente të nivele të larta shoqërore, veçanërisht për darka e bankete për depozituesit e mëdhenj digjital, organizuar nga Shtëpia e Bardhë. Takimet ekskluzive me meny të pasura dhe akses ekskluziv tek presidenti po kritikohen për shkak të përzierjes së pushtetit politik me interesat financiare private.

Një ngjarje e spikatur ishte Crypto Kings-Dinner në maj 2025 në klubin kombëtar të golfit Trump në Virxhinia, ku ishin ftuar nga Meme-Coin $TRUMP e Trumpit investitorë, që bashkarisht kishin investuar 148 milionë dollarë.

Në event 25 investitorëve të mëdhenj të Meme-Coin $TRUMP të Trumpit iu krijua akses privat tek presidenti, ndërsa katër bashkëaksionerëve më të mëdhenj iu dhuruan orët luksoze nga koleksioni i Trumpit. Justin Sun, një kripto-miliarder i lindur në Kinë dhe këshilltar i World Liberty Financial, ishte me shpenzimet në vlerën e 18,5 milionë dollarëve i ftuari më i rëndësishëm.

"Me gjasë kjo është një tjetër përpjekje e qeverisë, të ndërlidhë postet publike me inetresat private", deklaron për DW Richard Briffault, profesor në Columbia Law School. 

Autoritetet rregullatore në SHBA qendrojnë të tërhequra sa i përket mbikqyrjes së kriptomonedhave. Së fundi Uashingtoni ka shfuqizuar disa rregulla. Si p.sh. deklarimin e vlerave të pasurive kripto në bilancet e firmave. Në këtë mënyrë sipërmarrjet kanë më shumë hapësirë veprimi, për t'i avancuar bizneset e tyre. Ndërsa mbikqyrja e bursës SEC nën drejtorin e mëparshëm Gary Gensler iu kundërvu me hetime të rrepta dhe akuza kësaj dege, masat nën qeverinë e dytë të Trump janë lënë krejt pasdore.

Si "kapitalizëm kripto me stimulues" e përshkruan një nga rrethi i brendshëm i Trump këtë zhvillim. Kjo degë është në bum, por sa i përket temave të etikës, transparencës dhe stabilitetit afatgjatë vëzhguesit kanë ngrenë shumë pikëpyetje.

Përmasa alarmante të shkarkimeve në autoritetet federaleGjithnjë e më shumë kryeartikuj po u kushtohen shkarkimeve të nëpunësve federalë, që qeveria Trump i ka halë në sy, si guvernatorja e Bankës së Rezervave Lisa Cook, drejtorja e Autoritetit të Shëndetësisë në SHBA, CDC, Susan Monarez apo shefja e Autoritetit të Statistikave të Tregut të Punës, Erika McEntarfer.

"Qeveria nuk ka skrupuj për të shkarkuar njerëzit, ndër ta edhe nëpunës të thjeshtë, nëse ata nuk janë politikisht në të njëjtën linjë me qeverinë", thotë juristi i Columbias Richard Briffault. "Nuk ka sinjal më të qartë se sa shkakrimi i drejtores së Bureau of Labor Statistics (Erika McEntarfer, d. Red.). Nëse ata janë të gatshëm, janë të gatshëm të shkakrojnë këdo."

Klima e karakterizuar nga frika dhe hakmjarrja ka si pasojë, që autoritetet e mbikqyrjes nuk i shqyrtojnë me sy kritik projektet kripto të Trumpit – madje as edhe kur janë evidente problemet etike. Në kongres po shtohen thirrjet për një kontroll më të rreptë. Deputetët kërkojnë rregulla të qarta për monedhën digjitale, më shumë transparencë për sipërmarrjet si WLF dhe kushte për nëpunësit me rezerva të vetat kripto./DW

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë