Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar të mërkurën e ardhshme, 2 prillin, si “ditën e çlirimit” për Shtetet e Bashkuara, kur qeveria e tij do të shpallë të ashtuquajturat tarifa hakmarrëse ose reciproke kundër vendeve të treta. Megjithatë, për vendet e Eurozonës, dhe veçanërisht ato më ekstrovertet, si Gjermania, këto masa të nxjerra nga "balta e historisë" do të bëjnë vetëm dëm në një kohë kur ekonomia e saj po përpiqet të rikuperohet nga dy vitet e fundit.
Dhe tregjet, sidoqoftë, i konsiderojnë tarifat e Trump-it çdo gjë tjetër veçse çliruese, siç tregohet nga rënia e stoqeve dhe e dollarit që nga mesi i shkurtit. Në fakt, është tregues se Wall Street- i u rimëkëmb të hënën e kaluar, pas raportimeve se tarifat hakmarrëse do të ishin më të shënjestruara nga sa pritej, për të rënë sërish të mërkurën, kur presidenti amerikan njoftoi vendosjen e tarifave 25% për makinat e importuara dhe pjesët e makinave.
Komisioni Evropian është në pritje të njoftimeve nga Uashingtoni për t'u përgjigjur duke vendosur tarifa për importet e produkteve amerikane. Brukseli iu përgjigj tashmë vendosjes së tarifave 25% për importet e çelikut dhe aluminit në SHBA (nga të gjitha vendet) në fillim të këtij muaji dhe tashmë po shqyrton kundërmasat ndaj tarifave për makinat, të cilat do të godasin një nga sektorët më të fortë të industrisë evropiane.
Shifra kritike për Brukselin, megjithatë, do të jenë tarifat e shpallura nga SHBA të mërkurën, të cilat, sipas zyrtarëve të BE-së, do të zbatohen horizontalisht për të gjitha eksportet e vendeve anëtare të saj me një normë të vetme.
Ekziston një pasiguri e madhe për nivelin e tarifave hakmarrëse të SHBA-së, me vlerësime që variojnë nga një rritje në normën mesatare të tarifave prej 5 deri në 10 pikë përqindjeje. Vetë Trump tha javën e kaluar se tarifat do të jenë përfundimisht më të ulëta se sa pritej, gjë që mbetet për t'u parë. BE-ja do ta dijë, në çdo rast, brenda javës se sa do të rëndohen produktet e saj dhe do të përgjigjet në mënyrë proporcionale.
Teorikisht, tarifat hakmarrëse duhet të synojnë të përputhen me tarifat që SHBA vendos për importet nga vendet e treta me tarifat që ato vendosin për produktet amerikane. Kjo korrespodencë, sipas pikëpamjes së evropianëve të shprehur në Uashington nga Komisioneri i Tregtisë Marosh Shefçoviç, ekziston dhe për këtë arsye masa agresive e SHBA-së nuk është e justifikuar, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessant, ka thënë se në llogaritjen e tarifave hakmarrëse do të merren parasysh edhe pengesat e tjera tregtare, si taksa ndaj kompanive teknologjike apo mënyra e vendosjes së TVSH-së.
Sipas Gary Cohn, ish-CEO i Goldman Sachs dhe këshilltari kryesor ekonomik i Trump gjatë presidencës së tij të parë, masat e shpallura nga Uashingtoni do të shkaktojnë një tronditje të re në tregje, sepse ato do të vendosen në nivele artificialisht të larta për të shërbyer si bazë për negociatat me vendet e treta.
Në përpjekjen e Shefçoviçit për të diskutuar me homologët e tij amerikanë një rrugëdalje nga politika agresive tarifore, nga e cila në fund të gjithë dalin humbës, përparimi që është bërë ka qenë shumë i vogël, ndoshta sepse synimi i tyre është ta nisin diskutimin nga baza e tyre.
Përqendrimi i politikës së Trump mbi tarifat po rrit shqetësimin si tek konsumatorët ashtu edhe tek bizneset në SHBA. Pritjet e amerikanëve për inflacionin për 12 muajt e ardhshëm u rritën në mbi 6% dhe indeksi i tyre i besimit ekonomik ra në nivelin më të ulët të katër viteve, duke ngritur shqetësime për një rënie të shpenzimeve konsumatore që do të ngadalësonte rritjen më shumë se sa pritej.
Pasi OECD dhe bankat e mëdha rishikuan në rënie parashikimet e tyre të rritjes për SHBA-në, javën e kaluar agjencia e vlerësimit Moody's, e cila kishte rishikuar perspektivën për vlerësimin e kreditit të SHBA (AAA) në negative në vitin 2023, paralajmëroi qeverinë amerikane se tarifat në fund të fundit mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa mirë për ekonominë.
foto ilustruese PARIS- Në një samit në Paris më 10 dhe 11 shkurt, drejtuesit e teknologjisë garuan për pretendimin më ma...
pete dhe jennifer hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth po përballet me kritika të reja pas zbulimeve se gruaja e t...
zelenskyy UKRAINË- Dronët rusë kanë goditur objektiva të shumta në Kharkiv, qytetin e dytë më të pop...
chandauka, princ harry SHBA- Presidentja e shoqatës bamirëse Sentebale ka rënë në konflikt të drejtpërdrejt&eu...
foto ilustruese SHBA- Dy të rinj kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zja...
eklipsi BRITANI- Njerëzit në të gjithë hemisferën veriore janë mbledhur për të kapur një paraqitje të sh...
pamjet nga tajlanda TAJLANDË- Në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon një burrë në pishinë...
Protesta SERBI - Studentët dhe protestuesit serbë u mblodhën sot në Beograd jashtë një stacioni televiziv pro-...
Foto ilustruse TIRANË - Borxhet e marra nga Shqipëria socialiste prej Kinës në vitet 1960–1975, të llogaritura në vler&...
foto nga mianmar MIANMAR- Operacionet për gjetjen e të mbijetuarve në Mianmar po pengohen nga infrastruktura e dëmtuar dhe rr...