BOTA

Trump reagon për djegien e kishës në Michigan: Sulm i synuar ndaj të krishterëve

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shtator 2025, 21:23

Trump reagon për djegien e kishës në Michigan: Sulm i synuar ndaj

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dënoi sulmin ndaj Kishës së Jezu Krishtit në Grand Blanc të Michiganit, në një postim në Twitter, duke e përshkruar incidentin e përgjakshëm si një “sulm të synuar ndaj të krishterëve në Shtetet e Bashkuara”.

“Jam informuar për sulmin e tmerrshëm të armatosur. FBI-ja mbërriti menjëherë në vendngjarje, do të udhëheqë Hetimin Federal dhe do t’u ofrojë mbështetje të plotë zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë. I dyshuari ka vdekur, por ka ende shumë për të mësuar”, tha Trump në një postim në Truth Social.

“Ky duket të jetë një tjetër sulm i synuar kundër të krishterëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, vuri në dukje ai.

Trump u bëri thirrje ithtarëve të tij të luten “për viktimat dhe familjet e tyre”. “Kjo epidemi dhune në vendin tonë duhet të marrë fund menjëherë”, paralajmëroi ai.

Ngjarja ndodhi ndërsa komuniteti po vajtonte vdekjen e presidentit më të vjetër të kishës, Russell Nelson, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në Salt Lake City në moshën 101 vjeçare. Policia njofton se e ka ekzekutuar autorin e ngjarjes së rëndë dhe se aktualisht nuk ka problem për sigurinë e banorëve të zonës, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve të zjarrit të rënë kishën katolike.

Siç raporton The Guardian, nga Shtetet e Bashkuara janë raportuar disa sulme këtë fundjavë.

Sulmi në North Carolina

Në Southport, North Carolina, rreth orës 21:30 të së shtunës, 27 shtator, një person i identifikuar si Nigel Edge hapi zjarr nga një varkë drejt një turme që qëndronte pranë një bari në zonën e portit. Pasojat ishin fatale, me tre të vdekur dhe të paktën tetë të plagosur.

Sulmi në kazinonë e Texas

Në Eagle Pass, Texas, një sulm në kazinonë Kickapoo Lucky Eagle ndodhi mëngjesin e sotëm. Dy persona mbetën të vrarë dhe pesë të plagosur. Autoritetet po kërkojnë autorin, ndërsa motivi nuk është bërë publik.

Sulmi në New Orleans

Në Bourbon Street, New Orleans, një grua u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një incident në rrugën kryesore të qytetit.

Sipas Gun Violence Archive, brenda këtij viti, janë regjistruar më shumë se 320 sulme masive në Shtetet e Bashkuara.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë