BOTA

Trump, Ukraina dhe shpenzimet e mbrojtjes/ NATO 2025, analiza: Përpjekjet dhe mangësitë europiane në forcimin e aleancës

M.B Përditësimi i fundit 3 Janar 2025, 08:47

Trump, Ukraina dhe shpenzimet e mbrojtjes/ NATO 2025, analiza: Përpjekjet

BRUKSEL- Shefi i NATO-s,Mark Rutte, në fund të vitit bëri të ditura përparësitë e Aleancës për 2025, përmes një fjalimi ogurzi ku theksoi se lufta është shumë afër pragut të aleancës ushtarake. 

"Mjafton një ditë që të udhëtosh me makinë nga Brukseli në Ukrainë” – tha ai gjatë një fjalimi në muajin dhjetor nga Carnegie Europe. "Bombardimet ruse po ndodhin shumë pranë. Afër po fluturojnë dhe dronët iranianë. Dhe jo shumë larg, po luftojnë ushtarët koreano-veriorë”.

Rutte shfrytëzoi këtë rast për të kërkuar mbështetjen e publikut për rritjen e shpenzimeve dhe investimeve për mbrojtjen, jo vetëm për të forcuar sigurinë europiane, por edhe për të ndihmuar Ukrainën dhe ndaluar Rusisë që të përparojë më tutje.

Më shumë shpenzime për mbrojtjen nënkupton fitore ndaj Trump?

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga ana e anëtarëve europianë të NATO-s do të ndihmonte aleancën në sfidën e saj për të menaxhuar një president amerikan të papërballueshëm si Donald Trump. Ndërkohë që të gjithë presidentët e viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar kombeve europiane për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen e tyre, Trump është i vetmi i cili ka kërcënuar se do t'i braktisë anëtarët e Aleancës të cilët nuk kanë mundur të paguajnë më tepër.

Në përpjekjen për të fituar ndaj këtij presioni të Trump, gjatë vitit të fundit, shumë shtete europiane e arritën pragun prej 2% të PBB për mbrojtjen. Tani, teksa Trump përgatitet të bëjë betimin si president, thuhet se NATO mund ta çojë këtë përqindje nga 3-4.

"Na duhet më shumë kohë që të konsultohemi me njëri-tjetrin dhe të vendosim saktësisht se në çfarë niveli duhet të jenë shpenzimet. Por do të jenë patjetër më shumë se 2%” – konfirmoi Rutte. "Më lejoni të jem krejt i sinqertë me ju: nëse doni thjesht të shpenzoni më tepër dhe jo më cilësisht, atëherë duhet të arrini kuotën prej të paktën 4%”.

Ekspertët thonë se Trump me shumë mundësi do të votojë për 4% dhe aleatët europianë do të jenë të këshilluar mirë për të ofruar marrëveshje që ai i konsideron si të duhurat.

"Europianëve u nevojitet që t'i ofrojnë marrëveshje të mirë Shteteve të Bashkuara” – thotë për DW Gesine Weber, studiuese pranë "Fondit Marshall” në Gjermani (GMF). "Një model në të cilin SHBA-të mund të ishin ‘prapavijë' ose një ‘mbrojtësi i çasteve të fundit', ndërkohë që europianët japin siguri për të gjithë mbrojtjen europiane dhe përmbushin të gjitha kriteret”.

Përpjekjet dhe mangësitë europiane në forcimin e NATO-s

Anëtarët europianë të NATO-s kanë rënë dakord se u nevojitet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre, duke marrë përsipër të prodhojnë më shumë dhe të mbushin boshllëqet logjisitike.

Në vitin 2024 NATO organizoi "Steadfast Defender”, stërvitjen më të madhe ushtarake të saj që nga Lufta e Ftohtë. Në dhjetor vendosi të rishikojë strategjinë e luftës hibride të hartuar në vitin 2015, pas shtimit të rasteve të dyshuara për sabotazh me urdhër të Moskës gjatë viteve të fundit.

Ka gjithashtu një përpjekje të bashkërenduar për të shtuar trupat e pozicionuar në kufijtë e NATO -s. Gjermania, për shembull, ka vendosur që të dërgojë 5 mijë ushtarë në Lituani deri në vitin 2027.

Anëtarët europianë të NATO-s përballen me një disavantazh specifik kur vjen puna tek inteligjenca, mbikqyrja dhe aftësitë zbuluese, si: satelitë që vëzhgojnë territorin e armikut ose helikopterë transporti që mund të mbajnë pajisje të përmasave të mëdha apo numër të madh trupash në distanca të largëta. 

Përmirësimet e vitit të ardhshëm përfshijnë edhe këtë sektor, por ekspertët mendojnë se nevojitet më shumë se një dekadë për rritjen e këtyre kapaciteteve për të cilat, europianët për momentin varen krejtësisht nga Shtetet e Bashkuara.

"Europianët kanë pak satelitë dhe do të duhen 10-15 vjet për të mbushur këtë boshllëk, por sfida parësore për shtetet europiane është që të bëjnë gati paratë për projekte të tilla” – tha për DW Rafael Loss, studies i politikave në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili ka në qendër të punës së tij studimin e sigurisë dhe mbrojtjes në zonën e Euro-Atlantikut.

Përfitimet e NATO-s shkojnë përtej Atlantikut Verior

Aleatët europianë të NATO-s argumentojnë se aleanca jo vetëm garanton siguri dhe prosperitet në të dyja anët e Atlantikut, por përforcon përgjigjen e Uashingtonit ndaj Pekinit, në rajonin Indo-Paqësor.

Ata kanë përmirësuar lidhjet me katër partnerët e tyre, të ashtuquajturit "AP4”: Australinë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut dhe Japoninë, me qëllim përballimin e partnertitet "të pakufishëm” mes Kinës dhe Rusisë. Bashkëpunimi i NATO-AP4 pritet të sjellë më shumë shkëmbim informacionesh të inteligjencës gjatë vitit 2025.

"Aleatët po përpiqen t'i tregojnë Trump se brakisja e NATO-s do t'ia bënte shumë më të vështirë atij përballjen me Kinën” – thotë Loss.

Si do ta menaxhojë Trump Ukrainën? "E panjohura e madhe”

Ndërkohë që pushtimi rus në Ukrainë hyn së shpejti në vitin e tretë dhe udhëheqësit europianë kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre për Kievin, gjithsesi nuk ka dyshime se nëse SHBA-ja ndërpret ndihmën, atëherë Europa s'do të ishte në gjendje të plotësonte më pas hapësirat boshe.

Shkurtimet e buxhetit kombëtar kanë bërë që edhe shtetet më të pasura europiane të bëjnë premtime më të përmbajtura për Ukrainën, veçanërisht pa ditur nëse SHBA, mbështetësja kryesore financiare dhe ushtarake e saj, do të vazhdojë me të njëjtën linjë.

"Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte një tjetër ‘pikë madhore fërkimi' brenda Aleancës” – thotë për DW Kristine Berzina, drejtuese e "GMF Geostrategy North” në Uashington.

Shtetet europiane të NATO -s e mbështesin në përgjithësi anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë - me Gjermaninë paksa ‘më jashtë vije' - por nëse administrata Trump është kundër zgjerimit, atëherë ky angazhim do të ishte i kotë.

Sipas Berzinës, presidenti ukrainas Zelenskyy ka qenë shumë i qartë në qëndrimet e tij, se e ardhmja e Ukrainës duhet të jetë në NATO. Por ajo shtoi se zëvendëspresidenti i ardhshëm amerikan, JD Vance "ka shprehur dyshime rreth kësaj trajektoreje”.

Presidenti francez Emmanuel Macron e mikpriti Zelenskyyn në rihapjen e katedrales së "Notre Dame” pak javë më parë. Ekspertët thonë se qëllimi ishte që të zbuste qëndrimin e Trump rreth Ukrainës dhe të ndikonte në favor të Kievit.

Por askush nuk e di se si do të veprojë Trump. "Kjo është një e panjohur e madhe” – thotë Loss./DW

nato

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone

Beteja e premtimeve për 'kapjen' e pensionistëve

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

A po na përgjojnë me 'DPI'

Arsimi sot!

Çështja Mcgonigal dhe lobimet okulte

Kush po e shkatërron Tiranën?

Rama mitingu në Kukës

Afera e 'Tigrave' dhe heshtja e zonjës Balluku

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 12