BOTA

Turqia kthen sytë nga Rusia, Kina për energjinë bërthamore

E.D Përditësimi i fundit 1 Qershor 2024, 22:42
Turqia kthen sytë nga Rusia, Kina për energjinë bërthamore
foto ilustruese

TURQI- Turqia ka njoftuar se do të vërë në funksionim këtë vit centralin e saj të parë bërthamor. Centrali ka një reaktor bërthamor të prodhuar nga specialistë rusë dhe ka tashmë plane për një central të dytë që do të ndërtohet po me ndihmën e Rusisë. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, Turqia mund t’i drejtohet edhe Kinës për ta ndihmuar për ndërtimin e një centrali të tretë.

Kompania ruse “Rosatom” është pranë përfundimit të centralit të parë bërthamor të Turqisë dhe Ankaraja thotë se ka plane për ndërtimin e një centrali të dytë bërthamor me teknologjinë e Rusisë.

Ndërsa shtohen sanksionet e qeverive perëndimore ndaj Rusisë, analistët thonë se energjia bërthamore është çelësi që Moska të shmangë izolimin financiar.

“Rosatomi nuk gjendet vetëm në Turqi; është edhe në Hungari, Finlandë, Egjipt dhe Arabi Saudite dhe do që të dalë me sukses projekti në Turqi, që të shërbejë si shembull për të tjerët. Prandaj, Putini do t’i bëjë trysni maksimale Erdoganit”, thotë Mehmet Ogutcu, nga Klubi Energjitik i Londrës.

Stacioni bërthamor në Akkuyu është bërë një simbol i rëndësishëm i forcimit të marrëdhënieve mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Ankaraja është e vendosur që ta ulë varësinë e saj nga energjia e importuar dhe analistët thonë se nuk ka shumë alternativa përveç Rusisë – vendi i vetëm që ishte i gatshëm ta financonte këtë projekt prej 20 miliardë dollarësh.

“Problemi është se Perëndimi nuk është gati të investojë në Turqi. Pra do të ishim më se të kënaqur që kompani japoneze, evropiane, apo amerikane të ndërtonin, apo të ndihmonin për ndërtimin e infrastrukturës energjitike të Turqisë, përfshirë atë bërthamore. Por ata nuk janë të gatshëm të financojnë projekte të tilla madhore”, thotë Mithat Rende, konsulent për energjinë.

Megjithatë, ekspertët po ngrenë pikëpyetje ndaj vendimit për të rritur varësinë e Turqisë nga energjia ruse.

“Turqia mbështetet së tepërmi tek Rusia për gazin natyror, naftën e papërpunuar, qymyrgurin dhe produkte të tjera petro-kimike. Dhe politikisht është një marrëdhënie goxha e ngrohtë. Nuk është ide e mirë rikthimi tek ndërvarësia nga Rusia me këto centrale bërthamore. Pasi sot mund të kesh miqësi me Putinin, por Zoti e di se ç’do të ndodhë pas dy apo tre viteve”, thotë zoti Ogutcu.

Ankaraja ka filluar gjithashtu bisedime me Kinën dhe Korenë e Jugut për ndërtimin e një reaktori të tretë. Analistët thonë se për Kinën, një projekt i tillë do të ishte në përputhje me strategjinë e re të Pekinit për të mbështetur projekte të mëdha infrastrukturore.

“Strategjia e ndryshuar është që të investohet në energjinë e gjelbër dhe nënkuptoj me këtë energji të ripërtëritshme. Kinezët janë shumë aktivë në këtë drejtim. Kompanitë kineze janë bërë vërtet shumë konkurruese. Nëse realizohet, do të ishte një ndër investimet më të rëndësishme kineze, jo vetëm në Turqi, por mendoj edhe në rajon”, thotë Cardas Ungor, nga Universiteti i Marmarasë.

Por analistët paralajmërojnë se aleatët perëndimorë të Turqisë do të shqetësohen nga angazhimi afatgjatë i Ankarasë me projekte të mëdha energjitike të Rusisë dhe Kinës, ndërsa vazhdojnë tensionet me Moskën dhe Pekinin./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë