BOTA

Turqia mikpritëse e bisedimeve për sigurinë në Detin e Zi

n.f Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 19:02

Turqia mikpritëse e bisedimeve për sigurinë në Detin e Zi

TURQI- Udhëheqës ushtarakë nga disa vende po zhvillojnë bisedime këtë javë në selinë e marinës turke në Ankara, të përqendruara në sigurinë në Detin e Zi në rast se arrihet një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës.

Takimet vijnë disa ditë pasi dy burime diplomatike evropiane i thanë Radios Evropa e Lirë se Turqia ka deklaruar gatishmëri për “të marrë përgjegjësi për dimensionin detar” të një dislokimi ushtarak shumëkombësh në Ukrainë.

Ka arsye praktike që Turqia të veprojë kështu. Një konventë e vitit 1936 vendos kufizime të ashpra sa i përket tonazhit që flotat detare mund të dislokojnë në Detin e Zi si dhe sa mund të qëndrojnë atje. Kjo e bën Turqinë, e cila ka një nga ushtritë më të fuqishme të NATO-s, lojtaren e natyrshme kryesore në këtë rajon.

Për shembull, Turqia ka 17 fregata, në krahasim me tri sa ka marina e Rumanisë.

“Mendoj se është e pamundur që të zgjidhet kjo pa qenë Turqia në anën e evropianëve”, tha Sam Greene nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA) në një konferencë të mbajtur së fundi.

Anijet britanike dhe franceze pritet po ashtu të patrullojnë, me rotacion, në Detin e Zi, si pjesë e një force të sigurisë apo paqeruajtëse. Por, teksa po diskutohet për këtë forcë tokësore nga “koalicioni i vullnetit”, misioni detar mund të varet nga një “garanci nga Shtetet e Bashkuara”.

Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), tha se kjo do të përfshinte inteligjencë, mbikëqyrje, vëzhgim në tokë dhe ajër. Edhe pse, siç tha CSIS, anijet e marinës amerikane gjithsesi patrullojnë rregullisht në Detin e Zi dhe prandaj mund të luajnë një rol.

Në këtë kuptim, një mision në Detin e Zi do të zhvillohej nën kushte të ndryshme nga një mision tokësor – pasi NATO tashmë ka një prani të konsoliduar atje përmes stërvitjeve të rregullta shumëkombëshe.

Në fakt, NATO-ja sapo ka përfunduar stërvitjet ku u përfshin forcat detare nga 12 shtete, përfshirë nga Turqia, SHBA-ja, Britania dhe Rumania. Gjatë 12 ditëve, forcat simuluan përgjigje ndaj sulmeve hibride, detare dhe ajrore në rajon.

Patrullimet detare do të përqendroheshin në misione të ndryshme, sikurse siguria e lirisë së lundrimit për anije tregtare komerciale (përfshirë eksportet e drithit nga Ukraina), monitorimi i zbatimit të armëpushimit dhe pastaj deminimi.

Andriy Ryzhenko, kapiten në rezervat e marinës ukrainase, i tha Current Time të Radios Evropa e Lirë se “shumë porte aktualisht janë të bllokuara plotësisht” për shkak të minave.

“Ato janë në Mikolajiv, Pçalkiv, Herson. Portet e tjera zyrtarisht janë të hapura, por me kufizime... minat duhet të gjenden dhe të neutralizohen”, tha ai.

Për dallim nga lufta tokësore, Ukraina ndien se po fiton ose tashmë e ka fituar luftën në det. Një sërë sulmesh spektakolare që fundosën shumë anije ruse e kanë detyruar flotën ruse – që numerikisht është më e madhe – të largohet nga bazat e saj në Krimenë e pushtuar dhe të kthehet në Novorosijsk.

“Ukraina ka fituar në det dhe tani e ka një avantazh të plotë. Kjo do të thotë se nuk i lejon armikut të afrohet pranë brigjeve të saj dhe siguron që të ketë lundrim të anijeve civile”, tha për Radion Evropa e Lirë më 8 prill, Oleksiy Neizhpapa, kreu i marinës ukrainase.

“Por, armiku ka aftësi, ka armë dhe mund të godasë objektet civile, anijet civile direkt në porte apo në det. Prandaj, sigurisht, që vazhdon të ketë rrezik”.

Kjo u demonstrua qartë nga sulmet të kryera nga Rusia në Odesa më 16 prill. Ryzhenko theksoi po ashtu se lundrimi në Detin e Zi nuk po zhvillohet përmes rrugëve që përdoreshin para luftës, duke thënë se këto linja detare duhet të rikthehen.

“Duhet të jetë e mundur të lundrohet drejtpërdrejt nga Odesa në drejtim të Bosforit mes për mes Detit të Zi, dhe jo duke u fshehur në ujërat territoriale të vendeve fqinje”, tha ai.

Ryzhenko shtoi se bisedimet në Ankara do të përqendrohen pikërisht në këto detaje. Bisedimet u bënë publike nga Ministria turke e Mbrojtjes më 13 prill, por zyrtarët nuk treguan se cilat shtete po merrnin pjesë.

Më vonë u raportua se anëtarët e NATO-s, Bullgaria dhe Rumania, do të përfshiheshin në takime, së bashku me Gjeorgjinë. Më 15 prill, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë i tha Radios Evropa e Lirë se do t’i bashkohej takimeve, përpara se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të zbulonte se edhe Ukraina dhe Franca po merrnin pjesë.

“Po flasim për praninë e një kontingjenti në det, dhe besojmë se Turqia mund të ketë një rol serioz në garancitë e ardhshme të sigurisë për detin”, tha Zelensky.

“Këtu nuk bëhet fjalë për përfundimin e luftës, por për atë që do të ndodhë pas armëpushimit, garancitë e sigurisë”, shtoi ai.

Ashtu si në diskutimet e mëparshme për një kontingjent tokësor, Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira në këto bisedime./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë