BOTA

U ftuan në luftë nga Rusia, trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përballje me Ukrainën, Zelensky: Shifra e të vrarëve dhe të plagosurve, shumë e lartë

M.B. Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 07:49

U ftuan në luftë nga Rusia, trupat e Koresë së Veriut marrin

UKRAINA- Nëse trupat elite të Koresë së Veriut prisnin një fushatë të lehtë kundër forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, ata janë përballur me një realitet të ashpër në terren. Afër 1.100 forca speciale të Koresë së Veriut janë vrarë apo plagosur në Rusi që kur kanë nisur përleshjen me Ukrainën disa javë më parë, raportoi Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut më 19 dhjetor. Një gjeneral raportohet se është në mesin e të vrarëve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 23 dhjetor se kjo shifër është më e lartë, mbi 3.000 apo çereku i forcave speciale të Koresë së Veriut që u dërguan në Rusi, edhe pse udhëheqësi ukrainas tha se këto të dhëna janë preliminare. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë asnjë nga shifrat e raportuara.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, megjithatë, nuk duket se është i shqetësuar nga humbjet. Udhëheqësi autoritar raportohet se po dyfishon mbështetjen e tij për presidentin rus, Vladimir Putin, në këmbim të furnizimeve kritike të naftës, parave të gatshme dhe teknologjisë ushtarake.

Zelensky tha më 23 dhjetor se Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa dhe armë në front. Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut e mbështeti këtë parashikim, duke thënë se Pheniani po përgatitet për rotacion të ushtarëve apo që ta furnizojë Rusinë me trupa shtesë.

Mbështetja ushtarake e Koresë së Veriut po vjen në një kohë kritike të luftës. Rusia po synon që të mposhtë këmbësorinë ukrainase, e cila ka më pak ushtarë dhe burime, dhe të fitojë territor para se fuqia njerëzore dhe burimet e saj të kufizohen. Rusia ka humbur më shumë se 600.000 ushtarë gjatë pothuajse 3 vjet luftë, tha Pentagoni gjatë muajit tetor. Moska ka shpenzuar shumicën e materialit të luftës dhe po përballet me vështirësi që të zëvendësojë artilerinë dhe raketat e saj që i duhen për shkak të sanksioneve perëndimore.

Tani, pothuajse dy e treta e mortajave dhe granatave që Rusia lëshon në Ukrainë vijnë nga Koreja e Veriut, ka raportuar Wall Street Journal, duke cituar Andriy Kovalenko, oficer të ushtrisë ukrainase. Dhe çdo e treta raketë balistike që gjuhet drejt Ukrainës është prodhuar në Korenë e Veriut, sipas zyrtarëve ukrainas.

Pheniani po rrit prodhimin e armëve për të përmbushur kërkesën në rritje të Rusisë, thanë ekspertët. Trupat ruse tani po fitojnë terren në lindje të Ukrainës me një ritmin më të shpejtë që nga nisja e luftës. Kievi ka kryer një inkursion të befasishëm në rajonin e Kurskut në gusht, duke marrë nën kontroll pjesë të territorit rus me shpresën që do të tërheqë forcat armike nga lindja e Ukrainës. Kjo ende nuk ka ndodhur, pjesërisht falë furnizimit me trupa nga Koreja e Veriut.

Shkuarja e trupave të Koresë së Veriut në Rusi në muajin tetor fillimisht u pa si një akt i dëshpërimit nga ana e Puinit, i cili u detyrua të rriste ndjeshëm pagat për të tërhequr rekrutë të rinj. Megjithatë, The New York Times raportoi më 23 dhjetor, duke cituar zyrtarë amerikanë, se ishte Koreja e Veriut ajo që i ofroi Rusisë trupa dhe Putini e pranoi këtë ide. Është e paqartë se kur Kim e ka bërë këtë ofertë.

Putin udhëtoi për në Phenian dhe u takua me Kimin në qershor. Gjatë samitit, dy udhëheqësit u pajtuan për një traktat strategjik që përfshin mbrojtjen e përbashkët. Putin e nënshkroi në ligj këtë traktat gjatë muajit nëntor. Furnizimi me trupa për Rusinë mund ta ndihmojë Kimin që të shmangë sanksionet ndaj teknologjisë dhe materialeve me përdorim ushtarak. Koreja e Veriut është goditur nga sanksione ndërkombëtare pasi kreu testimin e saj të parë bërthamor më 2006.

Koreja e Veriut nuk është përfshirë në luftë aktive për dekada të tëra. Kështu, trupat e saj ushtarake – që janë mbi 1 milion – nuk kanë përvojë luftarake. Dislokimi në Ukrainë është një mënyrë që Kimi dhe ushtria e tij të përfitojnë këtë përvojë. Megjithatë, trupat e Kimit nuk janë të përgatitur mirë për luftën e llojit të llogoreve, me përdorim të madh të dronëve dhe raketave, luftë me të cilën po përballen në Ukrainë, thanë ekspertët.

Hyunseung Lee, një qytetar i Koresë së Veriut që për tre vjet e gjysmë në vitet 2000 ishte pjesë e një batalioni të përgjimit, para se të dezertonte, muajin e kaluar i tha Radios Evropa e Lirë se trupat e Koresë së Veriut “nuk trajnohen me këto pajisje”. Ai tha se ata nuk mund të mësojnë shpejt përdorimin e dronëve dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Videot që qarkullojnë rrjetet sociale shfaqin dronë kamikazë ukrainase që godasin dhe vrasin ushtarë të Koresë së Veriut në fushat e mbuluara me borë në Kursk.

Duke komentuar për këto video, më 19 dhjetor Lee shkroi në X se këto pamje ishin një “rezultat i trishtueshëm dhe të parashikueshëm”. Teknologjia moderne luftarake nuk është i vetmi faktor që çon në vdekjen në shkallë të gjerë të ushtarëve të Koresë së Veriut, sipas Institutit për Studimin e Luftës. Ky institut me bazë në Uashington tha se ushtarët e Koresë së Veriut po përballen me vështirësi në komunikimin dhe koordinimin me forcat ruse për shkak të barrierave gjuhësore.

Ndoshta më e rëndësishmja, koreanoveriorët tani po kryejnë sulmin fillestar në terren të hapur ndaj pozicioneve ukrainase, tha Instituti për Studimin e Luftës. Disa ekspertë ushtarakë e quajnë këtë taktikë luftimi “mish për top” pasi ajo shkakton humbje të mëdha jete në mesin e ushtarëve të përfshirë në këto operacione. Yevgen Yerin, zëdhënës i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, i tha agjencisë së lajmeve AFP më 24 dhjetor se përdorimi i trupave koreanoveriore nga Rusia nuk ka pasur një ndikim të madh në fushëbetejë.

“Nuk është një numër kaq i madh personeli”, tha ai, duke shtuar se ata përdorin taktika që janë “primitive, të lidhura më shumë me kohët e Luftës së Dytë Botërore”./ REL

lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë