
IZRAEL- Lojën më tragjike fati e luajti me pengun e Hamasit, Eli Sharabi, i cili u lirua dje pas 491 ditësh robëri. Ai kaloi ditët në robëri pa e ditur që gruaja e tij Lianne dhe vajzat e tij adoleshente Noiya dhe Yahel ishin vrarë në shtëpinë e tyre në Kibbutz Be'eri më 7 tetor. Sharabi ishte rrëmbyer me vëllain e tij Yossi, i cili u vra gjatë pengmarrjes në Gaza.
Kërkesa e parë e Sharabit kur u kthye në Izrael ishte të shihte familjen e tij, sepse ai nuk ishte në dijeni se gruaja dhe dy vajzat e tij u vranë në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023. Sharabi u informua për vdekjen e gruas dhe vajzave të tij pas kthimit të tij nga Rripi i Gazës.
Eli Sharabi është ribashkuar me nënën e tij Chana dhe motrën Osnat në një strukturë ushtarake pranë kufirit të Gazës pas 491 ditësh robëri nga Hamasi. Familja e tij u thirr për t'i treguar lajmin e hidhur për humbjen e familjes së tij.
Ai fillimisht u ribashkua me nënën e tij Hannah dhe motrën Osnat, dhe më pas me anëtarët e tjerë të familjes së tij, duke përfshirë vëllain e tij Sharon. Familjes së tij thuhet se iu dhanë këshilla se si t'i tregonin se ai nuk kishte më familje. Në ceremoninë e dorëzimit, Sharabi u pyet në hebraisht nga sulmuesi i Hamasit se si ndihej për të qenë i lirë: "Ndihem shumë, shumë i lumtur sot që po kthehem te familja dhe miqtë e mi, te gruaja dhe vajzat e mia."
Ai thuhet se u tha ushtarëve të IDF gjatë udhëtimit nga Gaza se mezi priste të shihte gruan dhe fëmijët e tij. Ashtu si Sharabi, Levy iu kthye tragjedisë dhe zisë. Gruaja e tij Elkayam Levy u vra gjatë sulmit të Hamasit në festivalin e muzikës Nova, ku ai vetë ishte rrëmbyer. Levy u informua për lajmin tronditës pas kthimit të tij në Izrael.
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
9 Shkurt13:07
Zgjedhjet parlamentare/ Votuesit më të rregullt në Kosovë, mbi 100 mijë të rinj votojnë sot për herë të parë
foto ilustruese
KOSOVË- Në qendrat e votimit në Kosovë vijon procesi i votimit. Nga grupmoshat e qytetarëve, të rinjtë j...
r.ll
BOTA
9 Shkurt12:00
Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Sot ditë vendimtare, i uroj suksese të gjithë atyre që kandidojnë në zgjedhje
vjosa osmani
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare në...
r.ll
BOTA
9 Shkurt11:11
FOTOLAJM/ Veterani i luftës hedh votën e tij i veshur me uniformën e UÇK-së
muhamet kuka
KOSOVË- Vijon procesi zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, ku qytetarët po ushtrojnë të ...
n.f
BOTA
9 Shkurt10:38
Vuçiç: Lista Serbe është garancia e vetme që Kurti nuk do t'i dëbojë serbët nga Kosova!
Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë n...
n.f
BOTA
9 Shkurt10:37
Musk: Nuk kam dorëzuar asnjë ofertë për blerjen e TikTok, nuk jam i interesuar
SHBA- Krahu i djathtë i Donald Trump, Elon Musk tha në një samit virtual javën e kaluar, përmbajtja e të cilit u publikua n...
n.f
BOTA
9 Shkurt10:36
Prokuroria në Mitrovicë ndalon 5 persona për shkelje zgjedhore
KOSOVË- Pesë persona janë ndaluar për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, bë...
n.f
BOTA
9 Shkurt10:36
Përdhunoi fqinjën 91-vjeçare në Florida, dënohet me 25 vite burg 15-vjeçari
SHBA- Një adoleshent që sulmoi dhe përdhunoi fqinjen e tij 91-vjeçare në qershor 2024, u dënua dje me 25 vjet burg. ...
n.f
BOTA
9 Shkurt10:35
Trump bisedë telefonike me Putin, flasin për luftën në Ukrainë: Presidenti rus dëshiron t'i shohë njerëzit të ndalojnë së vdekuri
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se kishte një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin p&eu...