
Ministri ukrainas i Mbrojtjes ka falënderuar sot Elon Musk dhe kompaninë e tij SpaceX për masat e marra që pengojnë Rusinë të përdorë sistemin satelitor të komunikimit Starlink për të drejtuar dronë mbi territorin e Ukrainës.
“Masat e para tashmë po japin rezultate. Faleminderit që jeni në krahun tonë. Ju jeni një mbështetës i vërtetë i lirisë dhe një mik i popullit ukrainas”, shkroi në platformën X ministri Mykhailo Fedorov, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Elon Musk.
Reagimi i Fedorovit erdhi pas një postimi të vetë miliarderit amerikan, i cili deklaroi se masat e ndërmarra për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të Starlink nga Rusia duket se kanë funksionuar dhe kërkoi nga Ukraina të informojë nëse nevojiten hapa të tjerë shtesë.
Ministri ukrainas bëri të ditur se Kievi po bashkëpunon “shumë ngushtë” me SpaceX dhe se në ditët në vijim do të zbatohen masa të rëndësishme shtesë. Ndër to përfshihet edhe krijimi i një sistemi regjistrimi dhe verifikimi për të gjithë terminalët Starlink që funksionojnë brenda territorit të Ukrainës.
“Së shpejti do t’u dërgojmë përdoruesve udhëzimet e nevojshme për regjistrimin dhe verifikimin e pajisjeve Starlink. Terminalët që nuk do të verifikohen, do të çaktivizohen”, theksoi Fedorov.
Më 29 janar, autoritetet ukrainase kishin njoftuar se kishin kontaktuar SpaceX pas zbulimit të dronëve rusë që përdornin lidhje Starlink mbi qytete ukrainase. Sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), që nga fundi i dhjetorit Rusia ka integruar sistemet Starlink në dronët sulmues, duke rritur rrezen e veprimit të tyre deri në 500 kilometra.
Sipas shërbimeve ukrainase të inteligjencës, ushtria ruse i ka siguruar terminalët Starlink përmes kanaleve paralele dhe importeve nga vende të treta, dhe jo përmes shitjeve zyrtare nga SpaceX.
Autoritetet ukrainase theksojnë se një ndërprerje e përgjithshme e Starlink në Ukrainë do të ishte problematike, pasi sistemi përdoret gjerësisht edhe nga ushtria ukrainase për komunikime.
Fedorov rikujtoi gjithashtu se vendimi i Elon Musk për të aktivizuar urgjentisht Starlink dhe për të dërguar pajisjet e para në Ukrainë në fillim të pushtimit rus ishte vendimtar për qëndrueshmërinë e vendit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Shkurt19:44
Publikimi i videove intime me ish-zyrtarin e lartë, Mirjana Pajkovic: E papranueshme që të jetojmë me frikë nga pushtetarë
Prej disa ditësh, Mali i Zi po përballet me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, ku n&eu...
BOTA
1 Shkurt18:51
Mund të ishte arsyeja e nisjes së një sulmi amerikan në Iran, protestuesi Erfan Soltani lirohet nga burgu, ja sa para pagoi
Protestuesi iranian Erfan Soltani u bë i famshëm në të gjithë botën, pasi ekzekutimi i tij mund të sillte një ndë...
BOTA
1 Shkurt17:27
Sulmohet me dron një autobus në Ukrainë/ 12 persona humbin jetën, plagosen shtatë të tjerë
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dron rus p...
BOTA
1 Shkurt17:21
Rritet numri i viktimave nga zjarri në Kran-Montana, 18-vjeçari zviceran humb jetën!
Një 18-vjeçar zviceran ndërroi jetë të shtunën në spitalin e Cyrihut, duke rritur në 41 numrin e viktimave nga zjarr...
BOTA
1 Shkurt16:54
BBC: Arinjtë polarë po bëhen obezë, pavarësisht humbjes së akullit
Arinjtë polarë në arkipelagun norvegjez të Svalbardit janë bërë obezë dhe më të fortë që nga filli...
BOTA
1 Shkurt15:49
Jo vetëm diell dhe pushime, moti i keq kthen rrugët në lumenj në Santorini
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në disa zona në Greqi
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se rrugët e Santor...
BOTA
1 Shkurt14:36
Kamenei sulmon Trump, Irani i shpall “grupe terroriste” ushtritë e vendeve të BE
Irani i konsideron "grupe terroriste" ushtritë e vendeve të BE-së, të cilat e kanë listuar Trupën e Gardës Revolucionare Is...
BOTA
1 Shkurt10:01
Vdekja e një shqiptari, protesta dhe beteja ligjore, trashëgimia që la “anija” e azilit në Britani
Anija mbërriti në portin e Portland-it në korrik të vitit 2023, katër muaj pasi qeveria konservatore britanike njoftoi se ishulli do ...
BOTA
1 Shkurt09:14
Itali/ Një afresk i restauruar habit me engjëllin që i ngjan Melonit
Një afresk i restauruar së fundmi në një kishë në qendër të Romës po tërheq vëmendje të veç...
BOTA
1 Shkurt09:07
“Ne nuk duam që Kina të marrë kontrollin e Kanadasë”, Trump: Do të përgjigjemi në një mënyrë ‘shumë substanciale’ nëse kjo ndodh
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se SHBA-ja do të reagojë në mënyrë thelbësore nëse Kanadaja...