Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

UKRAINA- Ushtria ukrainase ka nisur ofensivë të re në rajonin rus Kursk, sipas deklaratave preliminare të zyrtarëve ukrainas dhe raportimeve në disa kanale pro-ruse në platformën Telegram. Ofensiva e papritur është bërë e ditur nga Andriy Kovalenko, udhëheqës i Qendrës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës kundër Dezinformimit, përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.
Ai ka thënë se forcat ruse në Kursk janë “sulmuar në disa drejtime, në mënyrë të befasishme”. Edhe shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përmendur sulmin në mënyrë indirekte në Telegram.
“Rajoni Kursk, lajme të mira, Rusia po fiton atë që e meriton”, ka thënë ai.
Ofensiva është raportuar të jetë nisur nga qendra Sudzha, e cila ka qenë nën kontrollin ukrainas prej gushtit të vitit 2024, dhe ka vazhduar në drejtim të Bolshoje Soldatskojes, rreth 70 kilometra larg qytetit Kursk. Ushtria ukrainase nuk i ka komentuar ende raportimet për sulme, mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë përmes agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se “rreth orës 9:00, forcat e armatosura ukrainase kanë nisur kundërsulm për të bllokuar avancimin e trupave ruse në drejtim të Kurskut”.
Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur zhvillimet e reja në Kursk. Sipas llogarive ruse në Telegram që vëzhgojnë nga afër zhvillimet në fushëbetejë, sulmet janë duke u kryer me makina të armatosura, pajisje për pastrim minash, sisteme elektrike të luftës, dhe armë tjera që po luftojnë me sukses dronët rusë. Trupat ukrainase patën kryer edhe në gusht ofensivë të befasishme në Kursk.
Pothuajse gjysma e tokës së kapur nga ukrainasit është rikthyer prapë nën kontrollin rus, mirëpo Kievi e ka nën kontroll Sudazhn, dhe rreth 500 kilometra katrorë të territorit rus. Në ditët e fundit në Telegram ka pasur raportime për ofensive të re të Ukrainës, teksa kanë mbetur edhe pak ditë deri te inaugurimi i Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara. Përgjatë fushatës zgjedhore, ai është zotuar se në rast të fitores do t’i japë fund luftës së Moskës në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
BRITANI- Ministrja kundër korrupsionit në Britaninë e Madhe, Tulip Siddiq ishte nën presion për të dhënë dorë...
SHBA- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka realizuar një vizitë jozyrtare dhe të papritur në rezidencën e presidentit të ...
Zelensky UKRAINË- Forcat ruse dhe koreano-veriore pësuan humbje të rëndësishme në luftimet intensive në rajonin jug...
RUSI- Gazeta shtetërore ruse Izvestia thotë se një nga gazetarët e saj të pavarur është vrarë në një sulm me...
Spanje SPANJË- Rreth 183 emigrantë në bordin e tre anijeve të ndryshme arritën në brigjet e Ishujve Kanarie të shtun&eum...
aeroport ne Britani BRITANI- Bora dhe ngricat kanë përfshirë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar pasi paralajmërim...
SHBA- Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, miliarderi, George Soros, pjesëtari i grupit U2, Bono, aktorët, Denzel Washington dhe Mic...
AUSTRIA- Partitë politike austriake ÖVP dhe SPÖ nuk arritën as një ditë negociatash së bashku. Të shtunën pa...
New York NEW YORK- Skema e parë e tarifave të mbipopullimit për automjetet në SHBA ka hyrë në fuqi në New York. Drejtue...
Washington SHBA- Dhjetëra miliona amerikanë po përgatiten për një stuhi të madhe dimri që mund të sjellë reshj...