BOTA

Ukraina zmbraps sulmin rus në Kupiansk, i shkakton humbje të mëdha materiale dhe në njerëz Rusisë

r.ll Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2024, 16:04
Ukraina zmbraps sulmin rus në Kupiansk, i shkakton humbje të
foto ilustruese

KIEV- Ushtria e Ukrainës ka thënë të enjten se e ka zmbrapsur një sulm rus në qytezën Kupiansk në verilindje të rajonit të Harkivit, duke i hedhur poshtë pretendimet e Moskës se ka fituar terren në qendrën e rëndësishme strategjike për transportim.

Ndërkohë, sulmet ruse kanë vazhduar të marrin jetë civilësh.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha në një komunikatë të enjten se forcat e saj e zmbrapsën sulmin, duke i shkaktuar humbje të mëdha materiale dhe në njerëz Rusisë.

Vitaly Ganchev, zyrtar rus, kishte thënë paraprakisht se forcat ruse kishin zënë pozicione në periferi të Kupianskut dhe se po çajnë përpara në verilindje dhe juglindje të qytezës.

“Informatat për pushtimin e vendbanimit Illinka dhe për zënien e pozicioneve nga trupat ruse në qytezën Kupiansk, janë të pavërteta”, tha Qendra për Komunikime Strategjike e Ushtrisë së Ukrainës të enjten.

"Shtabi i Përgjithshëm informon se dje ushtarët ukrainas ndaluan përparimin e armikut në Kupiansk, shkatërruan të gjitha pajisjet e tij të blinduara dhe eliminuan një pjesë të madhe të forcave të tij njerëzore", thuhet në komunikatë.

Pretendimet ruse dhe ato ukrainase nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Forcat ruse kapën Kupianskun, një nyje hekurudhore me rëndësi strategjike, menjëherë pas fillimit të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, por kjo qytezë u çlirua nga trupat ukrainase në një kundërofensivë të shpejtë në vjeshtën e po të njëjtit vit.

Në muajt e fundit, Rusia ka çarë përpara me një ofensivë në rajonin e Harkivit, derisa vazhdimisht po e godet Harkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, me sulme raketore dhe artilerie, duke shkaktuar viktima të shumta mes civilëve dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile dhe atë energjetike.

Të enjten, ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Gennady Gatilov, tha se Kremlini është i hapur për bisedime për paqe, nëse administrata e re e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i inicion ato, dhe nëse merren parasysh "realitetet në terren".

Në ditët e fundit, Rusia ka fituar t erren në afërsi të qytezës së dëmtuar rëndë, Kurahove, në rajonin e Donjeckut dhe po kërcënon me rrethimin e tij.

Mëngjesin e së enjtes, sistemet e mbrojtjes ajrore i rrëzuan 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia në Ukrainë, raportoi Forca Ajrore e Ukrainës.

Dy njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në fshatin Shevchenko në Donjeck si pasojë e sulmeve ruse, raportoi zyra e prokurorit rajonal.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi dy dronë ukrainas të enjten, një mbi rajonin Kursk dhe një tjetër mbi rajonin Belgorod./REL

lufta ukraine-rusi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë