BOTA

Ulja e numrit të lindjeve pjesë e debatit politik në SHBA

n.f Përditësimi i fundit 14 Shtator 2024, 19:40
Ulja e numrit të lindjeve pjesë e debatit politik në SHBA
Foto ilustruese

SHBA- Në këtë sezon zgjedhjesh është politizuar edhe të qenit prind. Ndërsa niveli i lindjeve në Shtetet e Bashkuara po bie dhe më shumë amerikanë vendosin të mos krijojnë familje, disa paralajmërojnë për një kolaps të ekonomisë dhe shoqërisë amerikane. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, ekspertët thonë se nuk është kaq e thjeshtë.

Amerikanët po bëjnë më pak fëmijë. Lindjet kanë rënë në nivelin më të ulët historik, thuhet në një raport të Qendrave për Kontrollin edhe Parandalimin e Sëmundjeve. Çështja u bë pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale, kur u rishfaq një filmim i vitit 2021 ku kandidati republikan për Nënpresident, JD Vance, thotë se demokratët preferojnë më shumë kafshët shtëpiake sesa fëmijët.

“Drejtohemi praktikisht në këtë vend nga demokratët, nëpërmjet oligarkëve të korporatave, nga një grusht grash pa fëmijë të apasionuara pas maceve”, tha ai në vitin 2021.

Zoti Vance i ka quajtur demokratët antifamilje.

“Nëse shoqëria nuk bën mjaftueshëm fëmijë për t’u riprodhuar, kjo është një gjë thellësisht e rrezikshme dhe destabilizuese. Nëse nuk ke fëmijë, nuk ke të ardhme. Nuk mund të ketë gjenerata të ardhshme. Duhet të kemi familje të qëndrueshme, të shëndetshme, e të lumtura”, tha zoti Vance.

“Mendoj se duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ka ndryshuar niveli i lindshmërisë, pasi kjo ndryshon në thelb ofertën e krahut të punës. Kjo krijon probleme të ndryshme për burimet tona, por nëse duhet të ngremë alarmin apo jo, kjo është një tjetër histori”, thotë Jennifer Sciubba, drejtuese e organizatës jofitimprurëse “Byroja për Referencat e Popullsisë”.

Ajo thotë se më pak lindje mund të rezultojnë në më pak punonjës, gjë që mund t’i krijojë vështirësi ekonomisë.

Por, ajo shton se është më e komplikuar se kaq.

“Nuk është kurrë vetëm thjesht numri i punonjësve, por se sa përputhen me kërkesat e tregut të punës aftësitë e tyre, arsimimi dhe faza në jetën e tyre”, thotë zonja Sciubba.

Të tjerë vënë në dukje se çështja ka të bëjë jo aq me nivelin e lindjeve, sesa me atë se kush po i lind bebet.

“Nëse thoni se jeni ‘shumë të shqetësuar për rënien e lindshmërisë’, atëherë duhet të vini në dukje se kjo rënie është kryesisht në radhët e grave të bardha. Pra, shqetësimi është në të vërtetë se gratë e bardha, të arsimuara, nuk po bëjnë më fëmijë”, thotë Julia Hellwege, nga Qendra “Chiesman” për Demokracinë, në Universitetin e Dakotës së Jugut.

Ndërkohë, shifrat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se normat më të larta të lindshmërisë në Shtetet e Bashkuara pritet të jenë ndër njerëzit me ngjyrë, të cilët kanë gjithashtu norma më të larta të vdekshmërisë së nënave.

Megjithatë, në përgjithësi, shkalla e rritjes së popullsisë globale është ngadalësuar gjatë pesë dekadave të fundit.

“Në nivel global, shkalla totale e lindshmërisë, ose numri mesatar i fëmijëve të lindur për grua, është rreth 2.2, pak mbi nivelin e duhur për rigjenerimin e popullsisë. Dhe kjo thjesht tregon se ka kaq shumë vende në botë, në fakt, 2 në çdo 3 njerëz në botë, që jetojnë diku me shkallë të ulët të lindshmërisë nga ajo që nevojitet”, thotë zonja Sciubba.

Rënia e nivelit të lindjeve në Shtetet e Bashkuara mund t'i atribuohet ndryshimit të pikëpamjeve. Një studim i fundit nga Qendra Kërkimore Pew zbuloi se 47% e të rriturve të moshës 18 deri në 49 vjeç thonë se nuk kanë gjasa të kenë ndonjëherë fëmijë dhe nga këta, 57% thonë se kjo është sepse thjesht nuk duan.

Emërtimi "Zonjat me mace dhe pa fëmijë" duket të jetë si një simbol nderi për disa. Ylli i muzikës pop, këngëtarja Taylor Swift, së fundmi e përdori këtë emërtim, kur i dha mbështetjen e saj kandidates demokrate për Presidente, Kamala Harris./ VOA

shba lindje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë