BOTA

Urdhër arrestet për udhëheqësit izraelitë/ Blinken i gatshëm të punojë me Kongresin amerikan për sanksione të mundshme ndaj GJNK-së

r.ll Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 08:44
Urdhër arrestet për udhëheqësit izraelitë/ Blinken i
antony blinken

SHBA- Administrata e Presidentit Joe Biden është e gatshme të punojë me Kongresin për sanksione të mundshme kundër zyrtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale lidhur me kërkesën e prokurorit të saj për urdhër-arreste ndaj udhëheqësve izraelitë për luftën në Gazë, tha të martën Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Duke folur në një seancë të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Blinken e quajti masën "thellësisht të gabuar" dhe tha se ajo do të ndërlikonte perspektivat e arritjes së një marrëveshjeje për pengjet dhe një armëpushim në konfliktin e Izraelit me grupin militant palestinez Hamas.

Në një seancë të një komisioni tjetër të Senatit, senatori republikan Lindsey Graham i tha Blinken se donte që Shtetet e Bashkuara të vendosnin sanksione ndaj gjykatës në përgjigje të masës së shpallur nga prokurori i GJNK-së Karim Khan.

"Unë dua të ndërmarrim veprime, jo vetëm fjalë," i tha Sen. Graham Sekretarit Blinken.

"A do t’i mbështesni përpjekjet dypartiake për të vendosur sanksione ndaj GJNK-së, jo vetëm për indinjatën lidhur me veprimin ndaj Izraelit, por edhe për të mbrojtur në të ardhmen interesat tona?" tha ai.

“Unë do të doja të bashkëpunonim në këtë drejtim”, u përgjigj Blinken.

Prokurori i GJNP-së, Karim Khan tha të hënën se kishte baza të arsyeshme për të besuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, Sekretari i Mbrojtjes i Izraelit dhe tre udhëheqës të Hamasit "mbajnë përgjegjësi penale" për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Si Presidenti demokrat Biden ashtu edhe kundërshtarët e tij politikë kanë kritikuar ashpër njoftimin e prokurorit Khan, duke argumentuar se gjykata nuk ka juridiksion mbi konfliktin e Gazës dhe duke ngritur shqetësime mbi procesin.

Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të gjykatës, por kanë mbështetur çështje penale të ngritura prej saj në të kaluarën, përfshirë vendimin e saj vitin e kaluar për të lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin lidhur me luftën në Ukrainë.

Anëtarët republikanë të Kongresit kanë paralajmëruar në të kaluarën se do të hartojnë një legjislacion për të vendosur sanksione ndaj GJNP-së, por projekt-ligjet duhet të miratohen nga Senati me shumicë demokrate dhe të nënshkruhen nga Presidentit Joe Biden, për të hyrë në fuqi.

Në vitin 2020, administrata e Presidentit të atëhershëm Donald Trump akuzoi GJNP-në për shkelje të sovranitetit kombëtar të SHBA-së, kur Gjykata autorizoi një hetim për krimet e luftës të kryera në Afganistan. Shtetet e Bashkuara vunë në shënjestër personelin e gjykatës, përfshirë prokurorin e atëhershëm Fatou Bensouda, me ngrirje të pasurive dhe ndalime udhëtimi. Presidenti Biden i hoqi ato sanksione në prill të vitit 2021, menjëherë pas marrjes së detyrës.

"Këto vendime pasqyrojnë vlerësimin tonë se masat e miratuara ishin të papërshtatshme dhe joefektive," u shpreh Blinken në një deklaratë në atë kohë./VOA

antony blinken gjykata nderkombetare penale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë