BOTA

Urdhër-arresti kundër Dodik, Republika Serbe ndërmerr masa

M.B Përditësimi i fundit 19 Mars 2025, 08:55

Urdhër-arresti kundër Dodik, Republika Serbe ndërmerr masa

BOSNJE-HERCEGOVINA- Pasi Gjykata eBosnjë-Hercegovinës urdhëroi paraburgimin e presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe deputetit të Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç, u lëshua një urdhër arresti pasi ata nuk u paraqitën në një seancë në një rast, në të cilin ata akuzohen për sulm ndaj rendit kushtetues.

Gjykata prej ditësh nuk ka dhënë thuajse asnjë informacion për këtë rast, duke ia lënë gjithçka spekulimeve mediatike. Më pas ka lëshuar një deklaratë të shkurtër duke thënë se vetëm mund të konfirmojnë se është marrë vendim për pranimin e propozimit të Prokurorisë së B-H, e cila ka urdhëruar që të dyshuarit Dodik, Stevandiç dhe Vishkoviç të mbahen në paraburgim. "Për të gjitha informacionet e tjera do të informoheni kur të plotësohen kushtet," njoftoi Gjykata e B-H.

"Një urdhër-arresti qendror është lëshuar për presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik," tha ministri i Jashtëm i B-H, Elmedin Konakoviç, duke paralajmëruar se ai është një njeri që ka shpërfillur ligjet e B-H.

Ai, Stevandiqi dhe Vishkoviqi konsiderohen aktualisht të arratisur nëBosnje-Hercegovinë. Për ta është lëshuar një urdhër-arrest dhe ne po japim mbështetje të fortë për autoritetet gjyqësore, të cilat duhet të vazhdojnë me gjakftohtësi dhe me këmbëngulje këtë proces gjyqësor, i cili do të rezultojë me arrestim”, është i sigurt kreu i policisë boshnjake.

Shumëkush e dyshon këtë, duke qenë se Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) më parë kishte kthyer urdhrin e gjykatës për ndalimin e Dodikut, Vishkoviç dhe Stevandiç, duke shpjeguar se ishte një operacion me rrezik të lartë.

"SIPA dhe Ministria e Sigurisë e B-H nuk kanë informacione që tregojnë se puna e ndonjë agjencie të zbatimit të ligjit në territorin e Bosnjë-Hercegovinës është duke u penguar. Situata e sigurisë është me të vërtetë komplekse, por shërbimet e sigurisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit përgjegjës për sektorin e sigurisë po e bëjnë mirë punën e tyre dhe situata e sigurisë është nën kontroll", tha zëvendësministri i Sigurisë i B-H.

Pas lëshimit të një urdhër-arresti qendror, të gjitha agjencitë policore në B-H janë të detyruara të veprojnë sipas urdhrit të Gjykatës së B-H, thotë ministri federal i Policisë Ramo Isak.

"Të gjithë policët do të marrin një urdhër për arrestimin e personit në fjalë, kur jepet një urdhër i tillë. Dhe kaq. Të gjithë punonjësit e Administratës Federale të Policisë, MPB-së kantonale dhe të gjitha agjencitë në territorin e B-H duhet të përmbushin obligimet e tyre".

Menjëherë pas lëshimit të informacionit për urdhër-arrestin, autoritetet e RS-së hynë në procedurën e krijimit të një entiteti policie kufitare, e cila është nën juridiksionin ekskluziv të autoriteteve të RS.

Është formuar edhe një grup pune, i cili ka mbajtur takimin e parë për hartimin e ligjit që do të rregullojë punën e policisë kufitare në territorin e Republikës Srpska. "Korniza ligjore mbi të cilën po punon Grupi Punues do të jetë ekskluzivisht në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe Aneksin 2 të saj", shkruan Dodik në rrjetin social X.

Dodik i referohet periudhës menjëherë pas luftës deri në vitin 2000, kur kufiri i RS kontrollohej nga policia e entitetit. Ai pretendon se Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm Wolfgang Petritsch vendosi një shërbim kufitar shtetëror, në kundërshtim me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.

Nga Sarajeva vijnë paralajmërime se kjo është një lëvizje tjetër që shkel më tej Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe vendimet që u pranuan nga përfaqësuesit serbë në Parlamentin e B-H gjatë procesit të reformës.

"Kjo është pjesë e një procesi të tërë që ai po e menaxhon personalisht dhe më duket se ai vetëm po i shton vetes vite e vite burgim, që së shpejti, në dashtë Zoti, do të jetë realiteti i tij i plotë në B-H”, është kategorik Konakoviç.

Autoritetet në Republikën Srpska nuk po ndalen me kaq, por kanë urdhëruar Ministrinë e Shëndetësisë të këtij entiteti që të hartojë një projektligj për themelimin e Agjencisë për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore të RS-së, sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndryshe, Agjencia është nën juridiksionin e B-H. Një përpjekje e ngjashme për të themeluar një agjenci entiteti ka ndodhur në vitin 2021, kur Kuvendi i RS miratoi ligjin për themelimin e një agjencie entiteti për barna, por Agjencia nuk është formuar. Ligji u miratua në vitin 2021 me një shumicë të ngushtë pa praninë e opozitës.

Sipas ligjeve të miratuara pak ditë më parë në lidhje me tërheqjen e punonjësve nga Gjykata dhe Prokuroria e B-H, SIPA dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial nga Republika Srpska, parashikohen gjoba dhe burgim nëse nuk respektohen dispozitat e tyre. Gjatë kësaj periudhe, qeveria ka ftuar disa herë punonjësit për t'u transferuar në organet e subjekteve me të njëjtat kushte, por deri më tani nuk ka pasur përgjigje. Tani qeveria ka vendosur një ultimatum për të "marrë përsipër” punëtorët nga organet shtetërore në entitet deri më 19 mars të këtij viti.

"Pas kësaj, qeveria e Republikës Srpska do të fillojë procedurën për shfuqizimin e akteve që parashikojnë këtë të drejtë”, u njoftua pas seancës së qeverisë.

Vizita e Moskës, Beogradit...

Ndonëse disa media kanë bërë të ditur largimin e Dodikut në Moskë ditët e fundit, nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Megjithatë qarqe pranë Dodikut besojnë se situata në B-H dhe pozicioni i RS mund të diskutohet gjatë takimeve mes presidentit amerikan dhe rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin. Nga ana tjetër, mbështetje e besueshme vjen nga Serbia, ku mbështetja nga presidenti Aleksandar Vuçiç arrin pothuajse çdo ditë. Ai thotë se situata në B-H është gjithnjë e më e vështirë, por se do të "diskutojë gjithçka me miqtë evropianë".

"Ai është president, një burrë trim. Ai nuk ankohet, por situata po vështirësohet. Ne do të merremi me të në ditët në vijim. Nesër ose pasnesër do të shkoj në Bruksel për të biseduar me Mark Rutte dhe Marta Kos. Pas kësaj do të shkoj përsëri në Bruksel dhe do të bisedoj me Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen. Ne do të flasim për RS."

Sipas informacioneve të disponueshme, në Serbi ndodhet edhe kryetari i Asamblesë së Republikës Srpska, Nenad Stevandiç. Stevandiq më parë është takuar me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, me të cilën ka diskutuar për situatën aktuale politike dhe ka shprehur mbështetjen për autoritetet serbe në atë që ai e quajti "përpjekje për përmbysjen e shtetit", që ka të bëjë me protestat e studentëve./ DW

bosnje-hercegovina

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë