BOTA

Ursula von der Leyen përballet sërish me mocion votëbesimi

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 12:29

Ursula von der Leyen përballet sërish me mocion votëbesimi

Diskutimi ishte me tone mjaft të nxehta. Të hënën pasdite (06.10.2025) Parlamenti i BE-së u mblodh në seancë plenare në Strazburg për herë të dytë pas pushimeve të verës. Në seancë u prekën temat më të mprehta.

Kryetari francez i grupit të ekstremit të djathtë "Patriotë për Europën", Jordan Bardella, e akuzoi presidenten e Komisionit të BE-së për mungesë transparence, dështim në politikën e migracionit dhe për humbjen e aftësisë së konkurrencës për shkak të politikës së saj për klimën.

Sipas tij edhe deal-i për doganat me SHBA-në është një katastrofë: "Ju faktikisht keni nënshkruar kapitullimin e Europës."

Ursula von der Leyen ruan qetësinë

Pas tij e mori fjalën kryetarja e grupit të majtë, politikania franceze Manon Aubry. Edhe akuzat e saj qenë të rënda: Dështim në qendrimin ndaj Izraelit për luftën në Gazë, dështim në arritjen e një Green-Deals, fokusim tek blerja e armëve në vend të sigurisë sociale: "Ju duhet të largoheni," përsëriste ajo vazhdimisht në mënyrë patetike.

Von der Leyen u tregua e qetë. Ajo kundërshtoi dhe bëri thirrje për unitet: "E vërteta është: kundërshtarët tanë jo vetëm janë të gatshëm të shfrytëzojnë çdo përçarje, por ato i nxisin në mënyrë aktive këto përçarje."

Është e pashembullt, që një president komisioni brenda vetëm tre muajsh përballet me dy mocione votëbesimi. Por edhe pse gjatë votimit të enjten (09.10.2025) nuk ka gjasë që ajo të shkarkohet, intensifikimi i kësaj procedure tregon se sa i fragmentarizuar është Parlamenti i BE-së dhe sa i paqëndrueshëm është bërë ndërkohë besimi midis Komisionit dhe partive të qendrës politike. 

Sulme nga të majtët dhe të djathtët

Ndryshe nga mocioni në korrik, këtë herë nisma për votimin lidhur me votëbesimin vjen si nga e djathta edhe nga e majta radikale. Në përmbajtje botëkuptimet janë shumë të ndryshme, por qëllimet të ngjashme: Synimi është të goditet von der Leyenpolitikisht, të minohet autoriteti i saj, në mënyrë që këto parti të forocojnë pozicionet e veta të pushtetit në parlament.

Olivier Costa, drejtor i sektorit të kërkimeve pranë CNRS dhe njohës i institucioneve të BE-së, thekson, se përpos përballjeve të partive për të forcuar pozitat e tyre në parlament ka edhe dy arsye të tjera, që kanë ndikuar në krijimin e situatave të tilla: Së pari një zbehje e aftësisë për bashkëpunim ndërmjet socialdemokratëve dhe kristiandemokratëve, aleanca e dikurshme bazë e Parlamentit Europian. Së dyti edhe stili drejtues i Ursula von der Leyen, që shumë e konsiderojnë si të centralizuar dhe hierarkik.

"Presidentja e Komisionit e kupton postin e saj si të ishte kryeministre," vëren Costa. Parimi i bashkëpunimit dhe konsensusit dalin në plan të dytë, vendimet merren me pushtet të përqendruar tek personi i saj. Kjo gjë ka krijuar pakënaqësi në parlament e po ashtu edhe në radhët e komisionit.

Raporte të vështira mazhorance

Njëkohësisht gjeometria politike në Europë është bërë më e ndërlikuar. "Koalicioni i madh" i përbërë nga konservatorët e djathtë EVP dhe socialdemokratët S&D që nga viti 2019 nuk ka më mjaftueshëm vota për një mazhorancë të qendrueshme.

"Ne ndërkohë kemi parë disa procese votimi, veçanërisht lidhur me temat për mjedisin dhe migracionin si dhe tema ndërkombëtare, që EVP nuk ngurron më të votojë me ekstremin e djathtë," nënvizon eksperti Costa.

Kjo si rrjedhojë krijon një vakuum pushteti në spektrin e qendrës, gjë që përpiqen ta shfrytëzojnë partitë në skajet e ekstremeve politike.

Qendra po lëkundet

Ende partitë e qendrës përpiqen të bashkëveprojnë, por durimi ndaj kursit të presidentes së komisionit po humbet: "Ne ndërkohë shohim, që baza politike, mbi të cilën qendrojnë presidentja e komisionit dhe vet Komisioni i saj, ndonëse po qendron, ajo ka filluar të lëkundet veçanërisht në qendër," konstaton politologia Almut Möller nga qendra EPC.

Kritika vijnë nga të gjitha anët: Pjesë të liberalëve kritikojnë ecurinë e çalë të reduktimit të burokracisë, në radhët e EVP ka zemërim për veprimet e mëvetësishme lidhur me politikën e jashtme, tek socialdemokratët dhe ekologjistët rritet skepticizmi ndaj ndryshimit të kursit fokusuar tek rritja ekonomike dhe aftësia e konkurrencës dhe duke u larguar prej projekteve sociale dhe Green Deal.

E rrezikshme apo gjallëruese?

A janë kërkesat për mocion një simbol për destabilizim të rrezikshëm, apo shprehje e dinamikës demokratike? "Të dyja," thotë eksperti Costa. "Përballjet janë dëshmi e një demokracie të jetuar në BE. Por nëse ato dominojnë, atëherë rrezikon humbja e kontrollit."

Të enjten parlamenti vendos për të ardhmen e von der Leyens. Costa nuk sheh shkas për një fund të shpejtë të mandatit të saj, por ai konsideron se do të ketë një normalitet të ri me një test të vazhdueshëm të stresit. "Von der Leyen nuk do të abdikojë dhe as nuk do të shkarkohet, për shumë forca ajo mbetet opcioni më i mirë. Sepse cila do të ishte alternativa?"

Por me rëndësi politike është, se sa i madh do të jetë kampi i atyre që do të votojnë me jo: "Një rezultat i dobët do të pasqyronte raportet e ftohura ndërmjet komisionit dhe parlamentit."

Për shumë vëzhgues në Strazburg është e rëndësishme jo nëse ajo do të mbijetojë, por me çfarë shumice do ta arrijë këtë. Pikërisht ky raport votash do të ndikojë në punën e mëtejshme kur në axhendë janë ligjet për buxhetin, tregtinë dhe klimën./DW

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë