BOTA

USAID-i shënon 25-vjetorin e ekzistencës në Kosovë, Hovenier: Ishte një domosdoshmëri në atë kohë, për të ndihmuar popullin që të shërohet nga ngjarjet e luftës

M.B. Përditësimi i fundit 22 Tetor 2024, 21:23

USAID-i shënon 25-vjetorin e ekzistencës në Kosovë,

KOSOVA- Drejtoresha e degës së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Mary Eileen Devitt, ka thënë të martën se prej vitit 1999, kjo agjenci amerikane ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës. Ajo i ka bërë këto deklarata në ceremoninë e shënimit të 25-vjetorit të ekzistencës së USAID-it në Kosovë, duke përmendur se USAID-i ka ndihmuar në rindërtimin e shumë institucioneve dhe infrastrukturës së shkatërruar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas saj, në 25 vjetët e fundit, Kosova është bërë vend modern, dhe i cili duhet të qëndrojë konsistent me vlerat e veta, në ndërtimin e një shoqërie demokratike multietnike. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendi i tij është krenar për gjithçka që ka arritur Kosova në periudhën e pasluftës, edhe pse në vitin 1999 nuk kishte shumë optimizëm.

“Ne nuk kemi mundur, dhe nuk kemi dashur që populli i Kosovës të mbetet vetëm. USAID-i ishte një domosdoshmëri në atë kohë, për të ndihmuar popullin e Kosovës që të shërohet nga ngjarjet e luftës dhe të fillojë të shikojë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të ndritshme”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai e ka përmendur që krahas zhvillimit aktual, vendi ka nevojë për zhvillim të vazhdueshëm. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nisur një video-mesazh, duke thënë se SHBA-ja ka investuar në ëndrrën e qytetarëve të Kosovës, në liri dhe përparim.

“Na u dha një dorë gjatë regjimit të [liderit serb, Sllobodan] Millosheviqit, një dorë ndihme nga SHBA-ja, me mesazhin ‘nuk do të jeni vetëm’. Tullë mbi tullë, shkollë më shkollë, projekt pas projekti, ju na ndihmuat të ndërtonim një të ardhme më të mirë”, ka thënë ajo.

Edhe ajo e ka përmendur nevojën që Kosova të vazhdojë rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë.

"Nuk ia dalim dot vetëm, ne kemi nevojë për një mik dhe një partner, dhe SHBA-ja është ajo”.

Në 25 vjetët e fundit, programet e USAID-it janë fokusuar në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Në gusht të këtij viti, presidentja Osmani e ka nënshkruar një grant me USAID-in, i cili ofron ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Ai grant është pjesë e marrëveshjes së arritur më parë në vlerë prej rreth 146 milionë dollarësh, që synon ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, rritjen e përgjegjësisë së institucioneve dhe menaxhimin më efikas. Ambasadori Hovenier ka theksuar më herët se mbështetja e Qeverisë amerikane për popullin e Kosovës është më e fortë se kurrë, dhe se nuk do të ndalet përkundër disa mosmarrëveshjeve me Qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Me mosmarrëveshje kryesisht u referohet hapave të ndërmarrë nga Qeveria që kanë ndikim në komunitetin serb në Kosovë, si heqja nga përdorimi e dinarit serb, shpronësimi në veri të Kosovës për ndërtimin e bazave policore, mbyllja e institucioneve paralele, që funksionojnë sipas sistemit serb, e tjera. SHBA-ja ka paralajmëruar disa herë se lëvizjet e “pakoordinuara” të Qeverisë së Kurtit mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e partneritetit mes dy vendeve./ REL

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë