BOTA

Ushtria amerikane, përgatitje për të dërguar 1,500 forca shtesë në kufi me Meksikën

n.f Përditësimi i fundit 22 Janar 2025, 22:45
Ushtria amerikane, përgatitje për të dërguar 1,500 forca
Foto ilustruese

UASHINGTON- Ushtria amerikane po përgatitet të dërgojë edhe rreth 1,500 ushtarë aktivë në kufirin me Meksikën, sipas një zyrtari, vetëm dy ditë pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv mbi imigrimin. Zyrtari, i cili kërkoi të mos identifikohej, nuk tha se kur do të dislokohen trupat.

Ata pritet t’u bashkohen rreth 2,200 ushtarëve aktivë, pjesëtarë të Gardës Kombëtare, që tashmë janë vendosur tek kufiri. Gjatë mandatit të parë, Presidenti republikan Trump urdhëroi dërgimin e 5,200 trupave për të ndihmuar në përforcimin e kufirit me Meksikën. Ish Presidenti demokrat Joe Biden po ashtu dërgoi ushtarë aktivë në kufi.

Në ditën e parë të tij si president, Trump e shpalli imigrimin e paligjshëm emergjencë kombëtare, duke i dhënë ushtrisë amerikane detyrë të ndihmojë me sigurinë kufitare, lëshoi një ndalesë të përgjithshme ndaj kërkesave për azil dhe mori veprime për ta kufizuar të drejtën e shtetësisë në lindje për fëmijët që lindin në tokën amerikane.

Urdhri i tij ekzekutiv i 20 janarit udhëzoi Pentagonin të dërgojë aq forca sa të jetë e nevojshme për të patur “kontroll të plotë operacional ndaj kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara”.

“Brenda 90 ditëve, drejtorët e Departamentit të Mbrojtjes dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare duhet të vijnë me rekomandime nëse ka nevojë për veprime të tjera, përfshirë edhe futjen në fuqi të Ligjit të Kryengritjes së vitit 1807,” thuhet në këtë urdhër.

Ligji për Kryengritjen i vitit 1807 i mundëson presidentit amerikan të dislokojë ushtrinë për t’u përballur me kryengritjet brenda vendit dhe është përdorur në të kaluarën për t’u kundërpërgjigjur trazirave qytetare.

Presidenti Trump u zgjodh sërish president pasi u zotua se do të intensifikojë sigurinë kufitare dhe se do të dëbojë një numër rekord emigrantësh. Ai kritikoi ish Presidentin Biden për nivelet e larta të emigracionit të jashtëligjshëm, ndonëse numri i emigrantëve që po kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kishte filluar të binte shumë pasi zoti Biden i ashpërsoi politikat e tij vitin e kaluar dhe Meksika shtërgoi zbatimin e masave.

Roja Bregdetare, e cila është e angazhuar në sigurinë detare dhe zbatimin e ligjit, njoftoi të martën se do të “shtonte menjëherë” numrin e forcave dhe anijeve në disa zona, përfshirë kufirit juglindor në afërsi të Floridës, për të “penguar dhe parandaluar emigrimin në masë nga Haiti dhe/ose nga Kuba”.

Ky institucion gjithashtu njoftoi se kufiri detar mes Teksasit dhe Meksikës në “Gjirin e Amerikës” është edhe një zonë tjetër e rëndësishme. Presidenti Trump ka deklaruar se dëshiron ta zëvendësojë emrin e Gjirit të Meksikës me Gjirin e Amerikës./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë