BOTA

Ushtria amerikane shkatërron anije patrulluese të rebelëve të Huthit në Detin e Kuq

M.B. Përditësimi i fundit 14 Qershor 2024, 08:25
Ushtria amerikane shkatërron anije patrulluese të rebelëve
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ushtria amerikane tha të enjten vonë se i ka shkatërruar dy anije patrulluese, një anije pa ekuipazh dhe një dron të rebelëve Huthi në Detin e Kuq, në vazhdën e përpjekjeve për rrënimin e kapaciteteve të grupit të mbështetur nga Irani. Lëvizja Huthi, e cila i kontrollon pjesët më të populluara të Jemenit, i sulmoi anijen e mallrave Verbena në Detin Arabik, si dhe anijet e Seaguardian dhe Athina në Detin e Kuq, tha të enjten zëdhënësi i grupit të mbështetur nga Irani, Yahya Saree.

Sulmi ndaj Verbenas shkaktoi zjarr dhe e plagosi rëndë njërin prej anëtarëve të ekuipazhit të saj, tha Komanda Qendrore e SHBA-së. Rebelët i shkrepën dy raketa balistike kundër anijeve në Detin e Kuq nga një zonë e kontrolluar nga Huthi në Jemen, tha Komanda Qendrore, duke shtuar se nuk kishte dëme apo të plagosur nga ky sulm. Rebelët Huthi kanë kryer sulme ndaj anijeve në brigjet e Jemenit prej nëntorit të vitit të kaluar. Ata thonë se po i kryen këto sulme në shenjë mbështetjeje për palestinezët në Rripin e Gazës, të cilët janë duke u përballur me një luftë tashmë tetëmujore me Izraelin.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se “do të vazhdojmë të veprojmë me partnerët tanë për t’i mbajtur përgjegjës huthët dhe për t’i dobësuar kapacitetet e tyre ushtarake”. Sulmet e këtij grupi të mbështetur nga Irani janë duke e penguar transportin tregtar global, duke i detyruar kompanitë të marrë rrugë të gjata dhe më të kushtueshme përreth Afrikës jugore.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ajrore kundër caqeve të Huthit, si përgjigje ndaj sulmeve të këtij grupi kundër anijeve tregtare. Ato kanë rritur shqetësimet gjithashtu se lufta në Gazë, që nisi më 7 tetor, mund të përhapet dhe ta trazojë tërë rajonin e Linjdes së Mesme. Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit në Gazë, deri më tani janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 80.000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ky institucion nuk bën dallimin mes civilëve të vrarë dhe luftëtarëve të Hamasit. Izraeli ka thënë se nuk do të ndalë luftën në Gazë derisa t’i arrijë dy qëllimet veta: shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve./ REL

rebelet huthi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë