BOTA

Ushtria izraelite vë në shënjestër tunelet e Hamasit në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit

e. d Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 16:23
Ushtria izraelite vë në shënjestër tunelet e Hamasit në
foto ilustruese

IZRAEL- Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin për të bllokuar tunelet nga kalon kontrabanda, ndërsa përpiqet të shkatërrojë grupin militant Hamas.

Marrja nën kontroll e Korridorit të Filadelfit mund të ndërlikojë marrëdhëniet e Izraelit me Egjiptin, që ka shprehur pakënaqësinë lidhur me përparimin e Izraelit drejt kufirit të tij. Izraeli thotë se ky korridor është i mbushur me tunele nga ku hyjnë kontrabandë armë dhe mallra të tjera për Hamasin – pavarësisht nga bllokada shumëvjeçare e vendosur nga Izraeli dhe Egjipti.

Izraeli vazhdoi gjithashtu inkursionin në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku qindra mijëra palestinezë po strehohen për t’u shpëtuar luftimeve dhe ku dhuna e intensifikuar e ditëve të fundit ka shkaktuar vdekjen e dhjetra palestinezëve.

Egjipti thotë se çdo shtim i numrit të trupave në zonën strategjike kufitare do të shkelte marrëveshjen e paqes të vitit 1979 dhe është ankuar për marrjen nën kontroll nga Izraeli të pikës kufitare Rafah, i vetmi vendkalim midis Gazës dhe Egjiptit.

"Korridori i Filadelfit shërben si linjë oksigjeni për Hamasin dhe përmes tij Hamasi kryen rregullisht kontrabandën e armëve në Gazë," tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admiral Daniel Hagari.

Një zyrtar ushtarak izraelit tha se Izraeli e kishte njoftuar Egjiptin për aksionin. Duke folur në kushte anonimiteti në përputhje me rregulloret ushtarake, zëdhënësi tha se ishin gjetur rreth 20 tunele si dhe 82 pika nga mund të hyhej në këto tunele. Nuk ishte e qartë nëse tunelet ishin aktualisht në përdorim. Korridori është pjesë e një zone më të madhe të çmilitarizuar përgjatë gjithë kufirit Izrael-Egjipt.

Sipas marrëveshjes së paqes, secila nga palët lejohet të vendosë vetëm një numër të vogël trupash ose rojesh kufitare në zonë, megjithëse këto numra mund të modifikohen me marrëveshje të ndërsjellë. Në kohën e marrëveshjes, trupat izraelite kontrollonin Gazën, derisa Izraeli i tërhoqi forcat e tij në vitin 2005.

Televizioni shtetëror i Egjiptit, Al-Qahera News, njoftoi se nuk kishte pasur "asnjë komunikim me palën izraelite" në lidhje me pretendimet për gjetjen e tuneleve në kufi. Egjipti ka shprehur vazhdimisht shqetësime se ofensiva izraelite mund t'i shtyjë palestinezët matanë kufirit – një skenar që Egjipti thotë se është i papranueshëm.

Hamasi e ka pasur nën kontroll kufirin që nga marrja e Gazës në vitin 2007 dhe që atëherë janë hapur tunele kontrabande nën kufirin Gazë-Egjipt për të shmangur bllokadën izraelito-egjiptiane.

Gjatë dekadës së fundit ushtria egjiptiane ka goditur tunelet dhe ka shkatërruar qindra prej tyre.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të mërkurën se zyrtarët izraelitë e kishin informuar ekipin e presidentit Joe Biden se kapja e Korridorit të Filadelfit do të ishte në përputhje me operacionin tokësor "të kufizuar" në Rafah.

Po të mërkurën, Këshilltari i Sigurisë kombëtare i Izraelit, Tzachi Hanegb tha se lufta që filloi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ka të ngjarë të zgjasë deri në fund të vitit – një parashikim i zymtë për një konflikt që ka shkaktuar vdekjen e dhjetra-mijëra vetëve, ka thelluar izolimin global të Izraelit dhe e ka çuar rajonin në prag të një konflikti më të gjerë./VOA

lufta ne lindjen e mesme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë