BOTA

Vajza sekrete e Putinit, zbulimi tronditës që kërcënoi jetën e një gazetari

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Tetor 2025, 18:32

Vajza sekrete e Putinit, zbulimi tronditës që kërcënoi

Në verën e vitit 2021, një operacion i papritur i shërbimeve sekrete ruse u zhvillua në një apartament në qendër të Moskës. Objektivi ishte Roman Badanin, një nga gazetarët më të njohur të opozitës. Rreth orës 6 të mëngjesit, 6 deri në 8 agjentë civilë të FSB-së trokitën pa pushim në derën e tij, duke mbërritur me një urdhër kontrolli.

Gjatë gjashtë orëve të ardhshme, ata kontrolluan çdo cep të apartamentit të tij me dy dhoma, ndërsa jashtë, policia bastiste makinat e Badanit dhe bashkëshortes së tij. Më vonë, gazetari u shoqërua në komisariat dhe u mor në pyetje për katër orë. Arsyeja? Një intervistë që ai kishte publikuar me një vajzë të re, për të cilën dyshohej se ishte vajza ilegale e presidentit rus, Vladimir Putin. Pas këtij episodi, Badanin dhe familja e tij vendosën të largohen nga Rusia. Aktualisht, ai jeton në mërgim në Kaliforni me bashkëshorten dhe vajzën e tyre. Së bashku me bashkëpunëtorin e tij të afërt, Mikhail Rubin, kanë publikuar librin “The Tsar Himself Hoë Vladimir Putin Deceived Us All”. Libri trajton jetën e fshehtë të presidentit rus, përfshirë marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, pasurinë e madhe të partnereve të tij dhe metodat represive ndaj gazetarëve që tentojnë të hetojnë për të.

Një nga zbulimet më të bujshme u bë në vitin 2020, kur portali investigativ Proekt, i drejtuar nga Badanin, publikoi një intervistë me Elizaveta (Luiza Rozova), një vajzë e re që dyshohet të jetë fëmija i Putinit me Svetlana Krivonogikh, një ish-pastruese me të cilën ai kishte pasur një lidhje në fund të viteve ’90. Analizat biometrike nga Universiteti i Bradfordit në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan 70% ngjashmëri mes saj dhe presidentit. Megjithëse emri i babait mungon në certifikatën e lindjes, patronimi “Vladimirovna” shtoi dyshimet.

Pas lindjes së Elizavetës, nëna e saj bleu një apartament luksoz në Monako me vlerë 2.9 milionë paund. Dokumentet e publikuara nga “Pandora Papers” treguan se Krivonogikh zotëronte një pasuri prej mbi 78 milionë paund, përfshirë prona të shumta dhe një jaht. Libri i Badanin dhe Rubin zbulon gjithashtu lidhje të tjera të Putinit, si ajo me Alina Kabaeva, kampione olimpike në gjimnastikë ritmike. Mendohet se marrëdhënia e tyre ka nisur në vitin 2006 dhe se kanë dy fëmijë. Në vitin 2014, Kabaeva u emërua drejtuese e “National Media Group”, me një pagë vjetore prej 7.7 milionë paundësh.

Një tjetër emër që del në pah është ai i Alisa Kharcheva, një studente 17-vjeçare që pozoi për një kalendar erotik kushtuar presidentit dhe më pas jetoi në një apartament luksoz në Moskë.

Pas publikimit të intervistës me Rozovën, autoritetet ruse bastisën jo vetëm banesën e Badanit, por edhe ato të Rubin dhe gazetarëve të tjerë të Proekt. Ndërkohë që ndodhej me pushime në Marok, Badanin mësoi se ishte shpallur person “i padëshiruar” nga autoritetet ruse një status që hap rrugën për ndjekje penale dhe arrestim.

“Vendosëm që nuk mund të ktheheshim më në Rusi,” tregon Badanin. Brenda dy muajsh, ai arriti të nxjerrë jashtë vendit edhe 10 bashkëpunëtorë të tij.

Sot, Proekt vazhdon aktivitetin nga jashtë Rusisë dhe mbetet një nga zërat më të guximshëm që sfidojnë regjimin e Vladimir Putin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë