Mot i kthjellët në të gjithë territorin, ja si pritet të jenë temperaturat
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Ushtria e Ukrainës ka thënë se e ka zmbrapsur një tentativë për sulm ajror nga forcat ruse në një aeroport ukrainas më 23 qershor. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase tha se kjo ishte pjesë e një tjetër vale “masive” të sulmeve ruse në mbarë Ukrainën gjatë natës.
Rusia ka shtuar në mënyrë drastike frekuencën dhe intensitetin e sulmeve ajrore drejt infrastrukturës dhe qyteteve të Ukrainës, veçanërisht drejt Kievit, që nga fillimi i muajit të kaluar. Këto sulme kanë sjellë viktima të shumta civile dhe dëme të mëdha materiale.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se ajo rrëzoi 13 raketat lundruese të lëshuara nga Rusia në një sulm gjatë natës në një aeroport ushtarak në rajonin qendror të Khmelnitskiy. Në deklaratën e publikuar më 23 qershor, ushtria shtoi se sulmi u krye rreth mesnatës nga avionë strategjikë që vinin nga drejtimi i Detit Kaspik.
“Përveç kësaj, mbrojtja ajrore e shkatërroi një dron të një lloji të panjohur”, thuhet në deklaratën e publikuar.
Ndërkohë, një tjetër alarm për sulme ajrore u dëgjua për disa orë gjatë natës në mbarë Ukrainën pasi forcat ruse sulmuan me një numër të madh raketash dhe dronësh, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm, duke shtuar se pasojat e sulmeve “masive” ishin ende të paqarta.
Në valën e mëparshme të sulmeve, më 22 qershor, Rusia kishte përdorur tre raketa hipersonike Kinzhal, tha Shtabi i Përgjithshëm.
Në fushëbetejë, forcat ruse vazhduan përpjekjet për t’i sulmuar pozicionet ukrainase në rajonin lindor të Donjeckut, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm. Luftime të ashpra u raportuan në Lyman, Bahmut, Avdijivka dhe Maryinka, ku janë zhvilluar më shumë se 30 beteja gjaë 24 orëve të fundit.
Vala e fundit e sulmeve të Rusisë erdhi një ditë pasi një urë kyçe që lidh Krimenë e aneksuar nga Rusia me pjesën e pushtuar të rajonit jugor të Ukrainës, Herson, u dëmtua pasi u godit nga ato që Moska tha se ishin raketa Storm Shadow të dhuruara nga Britania e Madhe.
Sulmi u krye në urën e njohur si “porta e Krimesë”, rrugën më të shkurtër nga Gadishulli i Krimesë në vijën e frontit në Ukrainën jugore. Kjo cilësohej si një lidhje kyçe për linjën e furnizimit të Rusisë.
Zyrtarët e emëruar në këtë rajon nga Rusia thanë se rruga në urë ishte dëmtuar, por nuk pati të lënduar, ndërsa shtuan se ishin hapur rrugë alternative të transportit.
Rusia e aneksoi ilegalisht Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. Ukraina është zotuar se do ta rimarrë atë.
Që nga fillimi i kundërofensivës të saj të shumëpritur, ushtria ukrainase ka arritur të rimarrë disa fshatra në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia.
Më 22 qershor, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, parashikoi se kundërofensiva do të sillte rezultate, por u citua nga Ukrinform të ketë thënë se “Ukraina e vlerëson jetën e ushtarëve të saj, kështu që nuk planifikon t'i çojë drejt zjarrit pa menduar fare”.
“Ne punojmë sipas standardeve të NATO-s”, tha Shmyhal, duke folur në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Londër.
“Ne mbrojmë secilin prej ushtarëve tanë dhe ecim përpara. Do të duhet kohë, por ne synojmë të ecim përpara dhe po ecim përpara me një kundërofensivë. Të gjithë duhet të jemi të durueshëm dhe t’i shohim rezultatet”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar se përparimi i kundërofensivës ishte më i ngadalshëm se që dëshirohej, por tha se Kievit nuk do t'i bëhet presion për ta përshpejtuar atë.
“Disa njerëz besojnë se ky është një film i Hollivudit dhe presin rezultate menjëherë. Nuk është ashtu”, i tha ai BBC-së në një intervistë në fillim të kësaj jave. “Ajo që është në rrezik janë jetët e njerëzve”.
Regjisori hollivudian, James Cameron – i cili drejtoi filmin e vitit 1997, Titanik – ka thënë se e ka përjetuar shumë afë...
Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në qytetin e Korçës. Burime bëjnë me dije se 55 vjeçarja Di...
Ndoshta ka disa gjëra që kemi nevojë t’ia themi vetes duke ju drejtuar dikujt, i cili/e cila edhe pse nuk është më, ka l&e...
Ekipet e shpëtimit nga SHBA, Kanadaja dhe Franca vazhdojnë të garojnë me kohën për të gjetur nëndetësen Titan q&e...
Djali i Presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka arritur një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë për t’u deklarua...
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgje...
Trishtim i madh në skenën e muzikës K-Pop pasi ylli Choi Sung-bong vrau veten në moshën 33-vjeçare. Këngëtari i fams...
BBC raporton se furnizimi me oksigjen në nëndetësen Titan, e cila u zhduk gjatë turneut të vizitës së rrënojave të...
Grupet e muxhahedinëve iranianë, të strehuar në Shqipëri tash e dhjetë vjet, abuzuan me mbështetjen që u ofroi shteti ...
SHBA- Një zhytës me përvojë, i cili shkoi vetë në oqean për të parë rrënojat e Titanikut, ka frikë se n...