BOTA

Vazhdojnë sulmet ajrore dhe kërcënimet Izrael-Hezbollah, vriten mbi 180 njerëz

e. d Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 17:29

Vazhdojnë sulmet ajrore dhe kërcënimet Izrael-Hezbollah, vriten

LIBAN- Forcat ajrore të Izraelit kryen të hënën dhjetëra sulme në Libanin jugor, duke ju bërë thirrje banorëve që të largohen nga zonat ku grupi militant Hezbollah mban armët. Zyrtarët e Libanit thanë se sulmet vranë mbi 180 njerëz. Sulmet izraelite u bënë një ditë pasi Hezbollahu sulmoi Izraelin me mbi 150 raketa, disa prej të cilave arritën deri në qytetin e Haifas. Lufta është intensifikuar pasi Izraeli javën e kaluar vrau një nga komandantët kryesorë dhe dhjetëra anëtarë të Hezbollahut në periferi të Beirutit. Izraeli dhe Hezbollahu kanë paralajmëruar për vazhdimin e sulmeve, që sipas analistëve, rrezikojnë jo vetëm një luftë të gjerë në mes të dy vendeve, por edhe tërë rajonin.

Izraeli kreu dhjetëra sulme ajrore të hënën në Liban duke vënë në shënjestër atë që ushtria izraelite thotë se janë depo armësh të grupit militant Hezbollah. Shtëllunga tymi u ngritën mbi kodra në kufirin midis Izraelit dhe Libanit. Izraeli paralajmëroi banorët që të largoheshin nga zonat ku ata thonë se Hezbollahu mban armët me të cilat sulmon Izraelin.

Të hënën zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari njoftoi se Izraeli po përgatitet për sulme të reja në luginën Bekaa të Libanit.

“Unë paralajmëroj banorët libanezë të fshatrave në Bekaa. Banorët pranë ndërtesave, ose brenda shtëpive ku ruhen raketat ose armët, të largohen menjëherë. Hezbollahu ka për qëllim t'i lëshojë këto armë drejt territorit izraelit dhe ne nuk do ta lejojmë këtë. Dëgjoni paralajmërimet dhe mesazhet që jepen nga ne për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja”, tha zoti Hagari.

“Erdha te shkolla ta marrë djalin për shkak të telefonatave. Ata po thërrasin dhe po kërcënojnë me telefon. Situata nuk është e mirë”, thotë Issa, banor i Bejrutit.

Sulmet izraelite janë përgjigje ndaj sulmeve me raketa të Hezbollahut të dielën, disa prej të cilave arritën deri në qytetin Haifa.

Disa shtëpi janë dëmtuar, ndërsa një 17 vjeçar u vra pasi humbi kontrollin e makinës së tij për shkak të sirenat që paralajmëruan për sulmet e Hezbollahut.

Banorë të tjerë izraelitë shkuan drejt vend-strehimeve.

“Nuk e kishim menduar se rekatat do të arrinin deri këtu. Është një situatë e vështirë. Jemi para pushimeve të festave. Kush e di se çfarë do të ndodhë? Me ndihmën e Zotit mbase do të bëhet më mirë”, thotë Sea Sabag, banore e Haifas.

Hezbollahu njoftoi se i vazhdoi sulmet edhe sot (të hënën) duke hedhur dhjetëra raketa në një postë ushtarake izraelite në Galile. Sulmet, për të dytën ditë me radhë, synojnë objektet e firmës mbrojtëse Rafael, me seli në Haifa.

Autoritetet izraelite gjithashtu raportuan një seri sulmesh ajrore në Izraelin verior nga Libani.

Zëvendës shefi i Hezbollahut Naim Qassem tha se sulmet ndaj Izraelit do të vazhdojnë.

“Kërcënimet nuk do të na ndalojnë dhe ne nuk kemi frikë nga skenari më i keq. Jemi gati të përballemi me të gjitha veprimet ushtarake”, thotë Naim Qassem.

Analistët izraelitë thonë se Hezbollahu ka pësuar një goditje të rëndë javën e kaluar, kur mijëra pajisje personale komunikimi shpërthyen gjatë një operacioni të cilin pavarësisht dyshimeve, Izraeli nuk e konfirmoi se ishte i përfshirë. Gjatë këtij incidenti, mbi 30 veta u vranë dhe 3000 të tjerë u plagosën.

“Ishte një dëm që shkaktoi shumë konfuzion dhe dëmtoi komandën dhe kontrollin e Hezbollahut si organizatë. Është vërtet e vështirë të organizosh një ushtri kur nuk ke një mënyrë për të komunikuar dhe 3000 komandantë apo operativë nuk mund të funksionojnë”, thotë Sarit Zehavi, eksperte për Libanin te Qendra Alma.


Megjithatë, zonja Zehavi thotë se Hezbollahu ka ende aftësi të konsiderueshme dhe dhjetëra mijëra raketa.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor ishte i paprovokuar dhe Hezbollahu iu bashkua sulmeve ndaj Izraelit të nesërmen. Zoti Netanyahu tha se do të vazhdojnë sulmet.

Analistët izraelitë thonë se deri më tani, si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu janë frenuar nga një luftë më e gjerë. Izraeli nuk e ka goditur infrastrukturën libaneze, siç janë termocentralet dhe Hezbollahu nuk ka qëlluar mbi Izraelin qendror.

Giora Eiland, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare, thotë se çfarë do të ndodhë më tej i takon Iranit, i cili e kontrollon Hezbollahun.

“Iranianët do t'u thonë atyre të ndalojnë luftën vetëm nëse ka një lloj trysnie ndërkombëtare, trysni amerikane, franceze dhe të tjerë. Për të mirën e të gjithëve është më mirë të ndalohet ky përshkallëzim. Nëse nuk e ndalojmë, jo vetëm që do të sjellë një luftë të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut, por siç vlerësojnë shumë njerëz, mund të përfshijë tërë rajonin”, thotë zoti Eiland.

Izraeli mbetet në gatishmëri të lartë për sulme të tjera nga Hezbollahu. Shkollat në Izraelin verior do të mbeten të mbyllura dhe një pjesë e spitaleve po punojnë nën tokë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë