Sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas, janë duke vazhduar, kanë thënë zyrtarë rusë dhe blogerë ushtarakë pro Kremlinit.
Ata janë duke raportuar për luftime të ashpra në atë zonë.
Sipas tyre, trupat ushtarake ukrainase – të përkrahura nga tanket, artileria dhe dronët – janë duke tentuar të avancojnë në jug të qytetit Orikhiv, për të dytën natë me radhë.
Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se armiku është në “mbrojtje aktive”.
Disa ekspertë ushtarakë kanë thënë se fokusi i kundërofensivës së shumëpritur ukrainase do të jetë në Zaporizhja.
Ata argumentojnë se Kievi është duke tentuar të rikthejë qasjen në Detin Azov, për t’i ndarë forcat pushtuese ruse në atë rajon, në dy grupe.
Diçka e tillë, jo vetëm që do t’i dobësonte kapacitetet ushtarake të Rusisë, por edhe do t'ia eliminonte qasjen në urën që çon në Krime – gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia, më 2014.
Më herët gjatë së enjtes, Instituti për Studime të Luftës, me bazë në SHBA, ka thënë se kundërofensiva ukrainase ka nisur, ndonëse Kievi nuk konfirmon diçka të tillë.
Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë se në luftimet e ashpra janë duke u zhvilluar në disa fronte të luftës.
Sipas saj, “në shumicën e zonave, iniciatore është Ukraina”.
Rusia e ka pushtuar pjesën më të madhe të rajonit Zaporizhja – përfshirë edhe centralin më të madh bërthamor të Evropës – pak pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër për nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022.
Kryeqyteti rajonal, qyteti i Zaporizhjas, kontrollohet nga Ukraina.
Ukraina është duke e planifikuar kundërofensivën që disa muaj, mirëpo ka pritur sa më shumë që ka qenë e mundur, për t’i trajnuar trupat ushtarake dhe për të pranuar pajisje të avancuara ushtarake nga aleatët perëndimorë.
Muajin e kaluar, Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje të Ukrainës, ka thënë se Kievi është i gatshëm të nisë kundërofensivën – por pa përmendur ndonjë datë specifike.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
9 Qershor07:00
Pentagoni thotë se njoftimet e mediave për stacionin e spiunazhit të Kinës në Kubë janë jo të sakta
Pentagoni thotë se njoftimet se Kina dhe Kuba kanë arritur një marrëveshje sekrete që lejon Pekinin të ndërtojë nj&eum...
BOTA
8 Qershor17:26
“Ajo është i vetmi person...”/ Metoda që përdor Camilla për të qetësuar Mbretin kur ai është nervoz
Nuk është rastësi që ajo konsiderohet si e qetë, pasi Mbretëresha Camilla, e cila u kurorëzua me bashkëshortin e saj n...
BOTA
8 Qershor15:00
Australia ndalon simbolet naziste për t’i luftuar grupet ekstremiste
Australia ka bërë të ditur më 8 qershor se do ta prezantojë një vendim për t’i ndaluar simbolet naziste në vend,...
BOTA
8 Qershor14:30
Katër fëmijë të lënduar në sulmin me thikë në Francë
Një burrë i armatosur me një thikë e sulmoi një grup të fëmijëve parashkollorë, që po luanin pranë nj&e...
BOTA
8 Qershor14:06
SHBA-ja jep 150 milionë dollarë ndihma për zonat e çliruara nga Shteti Islamik
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më 8 qershor se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ofronin afro 150 milionë do...
BOTA
8 Qershor13:00
Ish-ministrja e jashtme e Kosovës për Ramën: U vunë në lëvizje “agjentët” e shkëmbimit të territoreve!
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar sot pas lajmeve për sanksione ndaj Albin Kurtit dhe lajmit se kry...
BOTA
8 Qershor12:00
Profili negativ i kanalit televiziv, CNN shkarkon shefin ekzekutiv Chris Licht
Rrjeti televiziv CNN pushoi nga puna shefin ekzekutiv Chris Licht pas një viti të trazuar në drejtimin e kanalit televiziv, që kulmoi me n...
BOTA
8 Qershor10:43
Akuza të reja ndaj Trump? Mediat: Hetim penal për dosjet e klasifikuara që ruante pas largimit nga Shtëpia e Bardhë
Ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trumpit, i është thënë se ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim penal lidh...
BOTA
8 Qershor10:15
DW: Gjermania dëshiron të ulë moshën e votimit në 16 vjeç
GJERMANI- Qeveria gjermane dëshiron të ulë moshën e votimit në 16 vjeç. Për të zbatuar planin e saj, asaj do t'i duh...
BOTA
8 Qershor08:00
Zjarre masive në Kanada, mijëra amerikanë këshillohen të përdorin maska
Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë për shkak të...