
Detaje të reja janë zbardhur sërish lidhur me vdekjen e Leonard Farrukut, i cili humbi jetën në dhjetor 2023 në bordin e anijes Bibby Stockholm në Dorset. Bëhet me dije se 27-vjeçari shqipër ishte mashtruar për të shkuar në këtë mjet akomodues, pavarësisht refuzimit të tij të prerë dhe paralajmërimeve për gjendjen e tij të rënduar mendore.
Gjatë seancës hetimore në Bournemouth këtë javë, një punonjës komunitar dëshmoi se Farruku kishte refuzuar hapur të shkonte në anije, por më 3 nëntor ishte gënjyer se do të transferohej në një hotel tjetër, kur në fakt u çua në anijen e kontestuar të përdorur nga Ministria e Brendshme britanike për strehimin e azilkërkuesve.
“Ata e mashtruan,” deklaroi Ashley Rangasamy nga Torbay Community Trust.
Ai tha gjithashtu se Farruku ishte i dërrmuar emocionalisht nga ideja e transferimit dhe kishte shfaqur sjellje të dhunshme më herët në hotel. Hetimi mësoi gjithashtu se më 3 nëntor 2023, një email urgjent i dërguar nga kompania kontraktuese Clearsprings për gjendjen e rënduar mendore të Farrukut, nuk u ndoq nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme. Tim Rymer, ish-zëvendësdrejtor për akomodimin e të rriturve dhe familjeve në Home Office, pranoi se “ndoshta” ekipi i tij duhej të kishte reaguar.
“E-maili u mor, por nuk u ndërmor asnjë veprim. Tani që e shoh me vonesë, ndoshta do t’i kisha kërkuar ekipit të bënte më shumë hetime," tha Rymer.
Farruku ishte vendosur më parë në një hotel në Devon, ku kishte filluar të shfaqte sjellje të paqëndrueshme psikologjikisht që prej korrikut. Ai u gjet pa ndjenja në një kabinë dushi brenda anijes më 12 dhjetor 2023.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
22 Shtator21:24
Shtëpia e Bardhë: Mund të pranojmë propozimin e Moskës për zgjatjen e traktit për kontrollin e armëve
Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar si “mjaft të mirë” propozimin e Rusisë për zgjatjen me një vit të trakt...
BOTA
22 Shtator21:08
Polonia dhe Britania zotohen të godasin çdo avion rus që shkel hapësirën ajrore polake
Aleatët evropianë janë zotuar të rrëzojnë çdo avion rus që shkel hapësirën e tyre ajrore, pasi anëtar&e...
BOTA
22 Shtator20:54
VIDEO/ Shihni se si roja kufitare amerikan shkatërronte anijet me tonelata kokainë
Republika Dominikane ka lënë të kuptohet se një anije e shënjestruar nga një sulm ajror amerikan po transportonte "rreth 1,000 kil...
BOTA
22 Shtator20:35
Akuzoi Joe Biden për sulm seksual, amerikania merr shtetësinë ruse nga Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin i dha të hënën shtetësinë ruse Tara Reade, amerikanes që akuzoi ish-presidentin amerikan Joe Biden p...
BOTA
22 Shtator20:18
Sekretari amerikan i Shtetit takon presidentin e ri sirian, takimi i parë në OKB prej 1967
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa të hënën në margjinat e Asamblesë së...
BOTA
22 Shtator19:21
Greva mbarëkombëtare, protestuesit italianë bllokojnë disa porte që dërgojnë armë drejt Izraelit. Dhjetëra policë të plagosur
Qindra demonstrues pro-palestinezë marshuan drejt portit të Xhenovës të hënën, një nga disa porte të bllokuara në I...
BOTA
22 Shtator19:10
Përdhunim në grup dhe shpërndarje të pamjeve seksuale, gjykata dënon me 8 vite burg djalin e politikanit të njohur italian dhe shokët
Gjykata Tempio Pausania ka dënuar Ciro Grillon, djalin e Beppe-s (themelues i Lëvizjes Pesë Yje), Edoardo Capitta-n dhe Vittorio Lauria-n, me tet...
BOTA
22 Shtator18:59
Marrin kthesë hetimet/ Grekët fajësuan shqiptarin: Gjurmët në grabitjen e dhunshme të ukrainases s’i përkasin atij
Një kthesë e papritur ka ndodhur në hetimin për grabitjen e dhunshme ndaj një 25-vjeçareje ukrainase në Kassandra t&...
BOTA
22 Shtator18:18
Aeroportet kryesore evropiane në kaos prej tri ditësh, DW: Kush mund të jetë pas sulmeve kibernetike? Çfarë duhet të dimë
Çfarë dimë për ndërprerjet e sigurisë në aeroporte?
Një sulm kibernetik të premten e kaluar (19 shtator) shkakto...
BOTA
22 Shtator18:08
Hamasi i nis letër presidentit Donald Trump, ja çfarë i kërkon në këmbim të pengjeve izraelite
Hamasi ka përgatitur një letër për Presidentin e SHBA-së Donald Trump duke i kërkuar atij të garantojë ...