Foto ilustruese
SHBA- Një studim i ri i publikuar të hënën ka raportuar se vdekshmëria foshnjore u rrit ndjeshëm në SHBA në muajt pasi Gjykata e Lartë hodhi poshtë garancinë federale të të drejtave të abortit. Sipas studimit shkaku kryesor i këtyre vdekjeve janë defektet gjatë lindjes.
Duke i dhënë fund kësaj të drejte, të njohur për gjysmë shekulli nga gratë, në qershor 2022, Gjykata e Lartë, me një shumicë të qartë konservatore pas emërimeve të tre gjyqtarëve nga ish-presidenti Donald Trump (2017-2021), u dha shteteve juridiksionin për të nxjerrë ligje mbi këtë çështje të veçantë.
Të paktën njëzet prej tyre që atëherë kanë vendosur kufizime të rënda ose ndalime të plota për procedurat e abortit. Çështja ka zënë, në një masë të jashtëzakonshme, fushatën elektorale të këtij viti. Më 5 nëntor, burrave dhe grave amerikane u kërkohet gjithashtu të vendosin për garantimin e të drejtës së abortit në jo më pak se dhjetë shtete.
Studimi i ri, nga Maria Gallo dhe Parvati Singh i Universitetit Shtetëror të Ohajos dhe i publikuar në internet në revistën JAMA Pediatrics, analizon të dhënat e bazës së të dhënave mbi efektet e kufizimeve të abortit. Gjetjet janë në përputhje me dy studime të tjera të publikuara në fillim të këtij viti, ekskluzive për shtetin e Teksasit, ku aborti tani është i jashtëligjshëm, edhe në rastet kur shtatzënia është rezultat i incestit ose përdhunimit.
Në muajt pas vendimit të Gjykatës së Lartë, "vdekshmëria e fëmijëve në SHBA ishte shumë më e lartë se sa do të prisnim," tha për AFP Maria Gallo, një profesore e epidemiologjisë e specializuar në shëndetin riprodhues. Në tetor 2022, mars 2023 dhe prill 2023, shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve ishte 7% më e lartë se zakonisht në nivel kombëtar, me 247 vdekje shtesë në secilin prej atyre muajve. Në shumicën e rasteve, vdekjet i janë atribuar anomalive kongjenitale.
Hapi tjetër për të dy studiuesit do të jetë të përcaktojnë nëse kjo rritje është parë në të gjitha shtetet, apo është përqendruar në ato që kanë vendosur kufizime për aksesin në abort.
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
22 Tetor08:18
Përplasen dy trena në Uells, një i vdekur dhe 15 të plagosur
Perplasja
ANGLI- Një burrë vdiq dhe 15 të tjerë u dërguan në spital pasi dy trena u përplasën në&nbs...
n.f
BOTA
22 Tetor08:17
Ish-presidenti i Perusë, Toledo dënohet me 20 vjet burg për korrupsion
Foto ilustruese
PERU- Ish-Presidenti i Perusë Alejandro Toledo u shpall fajtor të hënën për marrje ryshfeti nga kompania brazilian...
r.ll
BOTA
22 Tetor07:59
Analiza: Pse samiti i 16- të i BRICS në Rusi mund të jetë më i rëndësishmi ndonjëherë?
foto ilustruese
RUSI- Teksa presidenti rus, Vladimir Putin drejton samitin e 16-të me radhë të grupit joformal tregtar BRICS, ai synon t&rsq...
E.D
BOTA
21 Tetor22:39
Vuçiç nuk merr pjesë në samitin BRICS, Serbia përfaqësohet me katër ministra
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën se nuk do të marrë pjesë në samitin BRI...
E.D
BOTA
21 Tetor21:35
Pas vdekjes së Yahya Sinwar, Hamasi do ta mbajë të fshehtë identitetin e liderit të ri për të shmangur një tjetër atentat
LIBAN- Një zyrtar i Hamasit ka thënë se organizata ka të ngjarë të mbajë sekret identitetin e udhëheq&e...
E.D
BOTA
21 Tetor21:21
Izraeli kryen sulme ajrore në të gjithë Libanin, bombardon bankat e Hezbollahut
LIBAN- Izraeli daklaron se ka kryer sulme ajrore në të gjithë Libanin, duke thënë se fokus i bombardimeve kanë qenë di...
E.D
BOTA
21 Tetor21:09
Mickoski: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë të hënën se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut ë...
E.D
BOTA
21 Tetor21:02
Detaje të reja mbi ditët e fundit të Sinwar, refuzoi ofertën për të ikur dhe u zotua të qëndronte dhe të luftonte
GAZA- Udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, i u vra nga trupat e IDF-së javën e kaluar, raportohet se në një fazë i is...
E.D
BOTA
21 Tetor16:06
Dy javë para zgjedhjeve, kanditatët presidencialë intensifikojnë retorikën
SHBA- Komentet e fundit të ish-Presidentit Donald Trump sipas së cilave në Shtetet e Bashkuara ka një "armik të brendshëm", si&c...
n.f
BOTA
21 Tetor15:01
Ikja vazhdon më shumë me leje pune, 4.3 mijë shqiptarë aplikuan për azil në janar-korrik
Foto
TIRANË- Ndonëse me ritme më të ngadalësuara, mijëra shqipttarë po synojnë që të emigrojnë n&eum...