BOTA

Vendimi i BE për gazin rus, Serbia në gjendje të pashpresë

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 21:35
Vendimi i BE për gazin rus, Serbia në gjendje të pashpresë

Serbia është në gjendje shumë të vështirë dhe pothuajse të pashpresë, tha të hënën ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq-Handanoviq, në lidhje me vendimin e Këshillit të BE-së për ta ndaluar transitin e gazit natyror nga Rusia përmes bllokut evropian drejt vendeve të treta.

Brukseli njoftoi se ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

“Në fund të fundit, Bullgaria nuk do ta lejojë rrjedhën e gazit rus përmes Rrjedhës Ballkanike, gjë që do ta dëmtojë edhe Serbinë në të ardhmen”, tha Gjedoviq-Handanoviq, raporton Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

Sipas projekt-rregullores së Këshillit të Bashkimit Evropian, vendimi për të ndaluar transitin e gazit rus në vendet e treta qysh nga janari, do të konfirmohet sapo Parlamenti Evropian ta marrë qëndrimin e tij.

Teksti përfundimtar do të bëhet i ditur pas bisedimeve midis Presidencës së Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian.

Këshilli i BE-së theksoi se është parashikuar një periudhë kalimtare për kontratat ekzistuese me palën ruse.

Sipas rregullave, blerësit e BE-së nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë kontrata të reja për importin e gazit rus pas 1 janarit, ndërsa ato ekzistuese do të duhet të përfundojnë jo më vonë se fundi i vitit 2027.

Parashikohet se kontratat afatshkurtra, të lidhura para 17 qershorit 2025, mund të vazhdojnë deri në atë datë vitin e ardhshëm, ndërsa kontratat afatgjata mund të zgjasin deri më 1 janar 2028.

Brukseli tha në një komunikatë se ndryshimet në kontratat ekzistuese do të lejohen vetëm për qëllime operacionale të përcaktuara ngushtë dhe nuk mund të çojnë në një rritje të vëllimit të dërgesave, përveç nëse ato përfshijnë fleksibilitete specifike për shtetet anëtare të BE-së pa dalje në det të prekura nga ndryshimet në rrugët e furnizimit.

Në kontekstin e këtij vendimi, Gjedoviq-Handanoviq kujtoi se Industria e Naftës e Serbisë (NIS), e cila është në pronësi ruse dhe furnizuesi kryesor i karburantit në tregun vendas, është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Vendi ynë, i cili nuk është pjesëmarrës në asnjë konflikt, nuk u prek as për faj dhe as për detyrim. Pavarësisht të gjithave, ne do të bëjmë çmos që qytetarët të mos i ndiejnë problemet me të cilat po përballemi", tha Gjedoviq-Handanoviq.

Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it hynë në fuqi më 9 tetor. 

Në vitin 2024 Serbia filloi të importojë gaz nga Azerbajxhani, me të cilin arriti marrëveshje për furnizim vjetor deri në 400 milionë metra kub deri në vitin 2026.

Nevojat vjetore të Serbisë janë tre miliardë metra kub gaz natyror. Kontrata dhjetëvjeçare e furnizimit me gaz e Serbisë me Rusinë skadoi në maj, dhe këto dy vende nuk kanë nënshkruar kontratë të re ende.

Ministrat e energjisë të Bashkimit Evropian kanë miratuar një vendim për të ndaluar importet e gazit rus pas vitit 2027 në një takim në Luksemburg.

Propozimi i paraqitur nga Komisioni Evropian mori shumicën e nevojshme në Këshill. Hungaria dhe Sllovakia, dy vende të BE-së pa dalje në det, ishin kundër. /rel/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë