BOTA

Vendimi i Gjykatës së Lartë dhe gara për Shtëpinë e Bardhë, Biden kritik ndërsa Turmp i kënaqur

E.D Përditësimi i fundit 3 Korrik 2024, 19:46

Vendimi i Gjykatës së Lartë dhe gara për Shtëpinë

SHBA- Presidenti Joe Biden po kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë, që u jep ish presidentëve imunitet të gjerë nga ndjekja penale për aktet zyrtare gjatë kohës në detyrë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, vendimi i gjykatës nuk e rrëzon çështjen e ngritur kundër zotit Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020, por thjesht e shtyn atë.

Presidenti Joe Biden e kritikoi vendimin e Gjykatës së Lartë, në bazë të të cilit, ish presidentët nuk mund të ndiqen penalisht për asnjë veprim të ndërmarrë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Vendimi lidhet me pretendimet e ngritura për përfshirjen e ish Presidentit Donald Trump në trazirat e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit.

“Populli amerikan duhet të vendosë nëse sulmi i Donald Trump-it ndaj demokracisë sonë më 6 janar, e bën atë të papërshtatshëm për poste publike, në zyrën më të lartë në vend. Populli amerikan duhet të vendosë nëse është e pranueshme mbështetja e Trump-it ndaj dhunës për të ruajtur pushtetin e tij”, tha Presidenti Biden.

Ish presidenti reagoi në faqen e tij në internet përmes një postimi të ndarë më parë në rrjetet sociale ku thuhej, “Gjykata e Lartë çmontoi plotësisht shumicën e akuzave kundër meje. Joe Biden tani duhet të tërheqë ‘lakenjtë’ e tij. Vendi ynë tani duhet të përqendrohet sërish te madhështia”.

Gjykata e Lartë nuk e rrëzon çështjen e ngritur ndaj zotit Trump për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, në të cilën akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të fituara nga demokrati Biden.

Profesori Harold Krent nga shkolla juridike Chicago-Kent thotë se veprimet e Trump në lidhje me 6 janarin përfshijnë akte zyrtare dhe jozyrtare, për të cilat ai mund të ndiqet penalisht.

“Në rastet kur ai vepronte si kandidat privat kemi të bëjmë me akte jozyrtare. Por në rastet kur ai bisedoi me nënpresidentin se çfarë duhet të bënte ai në Senat, kur bisedonte me Departamentin e Drejtësisë nëse kishte apo jo manipulime në votime, këto janë veprime zyrtare”, thotë profesori Harold Krent.

Ngjarjet e 6 janarit zunë hapësirë të vogël në debatin e parë presidencial. Trazirat në Kapitol mund të bëhen një çështje madhore nëse fushata e zotit Biden i mëshon këtij problemi, thotë profesori i shkencave politike në Universitetin George Mason, David Ramadan.

“Barra bie mbi fushatën e Biden-it që t’ua kujtojë këtë votuesve të pavarur, dhe kështu çështja ka rëndësi të madhe për ta. Në të kundërtën, tre vjet më vonë dhe problemet e përditshme bëjnë që njerëzit t’i harrojnë këto gjëra dhe të kenë shqetësime të tjera”, thotë profesori Ramadan.

Ndërsa elektorati amerikan është tejet i polarizuar në të dy krahët, fituesi i zgjedhjeve mund të përcaktohet nga votuesit e pavarur.

“Të pavarurit janë të vetmit që mund të ndryshojnë mendjen dhe të përcaktojnë fituesin. Gratë përbëjnë shumicën e këtij grupi. Të rinjtë po ashtu mund të ndryshojnë qëndrim, por nuk janë votues të sigurtë”, thotë profesori i shkencave politike në Universitetin George Mason, David Ramadan.

Çështja e ngritur ndaj zotit Trump për ndërhyrje në zgjedhje ka gjasa të vazhdojë, me një gjykatë më të ulët që duhet të marrë vendime kyçe në lidhje me akuzat e duhura pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Ekspertët thonë se nuk ka gjasa që gjyqi të zhvillohet para përfundimit të zgjedhjeve.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë i shtyn procedurat ligjore. Nëse ky ishte objektivi i ekipit të Trump-it, atëherë e arritën qëllimin”, thotë Profesori Harold Krent nga shkolla juridike Chicago-Kent.

I takon ekipit zgjedhor të Presidentit Biden që të vendosë nëse do ta bëjë 6 janarin një çështje madhore të fushatës apo jo./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë