Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...

KOSOVA- Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s, që këtë vit kryesohet nga Serbia, vendosi që Kosova tash e tutje në këtë organizatë të tregtisë së lirë do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, dhe me emrin e saj, por me fusnotë, dhe jo më si deri tash nga përfaqësues të misionit të OKB-së, UNMIK. "Përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar nga CEFTA dhe kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta, konsistencës dhe përkushtimit të Kosovës për të rregulluar pozicionin e saj në këtë mekanizëm dhe nga sot në takimet e Komiteteve të përbashkëta Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut”, konfirmoi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në qeverinë e Kosovës, Rozeta Hajdari.
Kosova e mirëpret vendimin për pranimin e saj
Pranimi i Kosovës me emrin e saj në CEFTA u mundësua pasi Kosova vendosi që të heqë masën e ndalesës për mallrat serbe që ishte kërkesë e qeverisë gjermane. Për zyrtarë nga zyra e kryeministrit Albin Kurti, vendimi i komitetit të përbashkët të CEFTA nën kryesimin e Serbisë, që ta pranojë Kosovën me emrin e saj, është tregues që gradualisht Serbia po e pranon realitetin e ri në Kosovë. "Ka pas shumë presidenca CEFTA por nuk është larguar, e që tregon se është momenti i fundit që të jetojmë në realitet në kuptimin që Serbia e pranon çdo herë e më shumë pavarësinë e Kosovës, shtetin e pavarur dhe e njeh realitetin. Mendoj që ky është një rezultat kolektiv i qeverisë dhe një ditë shumë e mirë me rëndësi për Procesin e Berlinit ku pas 5 ditë atje do të arrijmë marrëveshje të re”, deklaroi këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj. Me heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia dhe pranimin e Kosovës me emrin e saj në CEFTA, kryeministri Albin Kurti, do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit.
Baerbock: Zhbllokimi i CEFTA-s afron Ballkanin Perëndimor
Ndryshimet në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore CEFTA, pasuan vendimin e dy dite më parë të qeverisë së Kosovës që të heqë masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia. Përfaqësimin e Kosovës me emrin e saj në CEFTA e vlerësoi pozitivisht Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila tha se "me zhbllokimin e CEFTA-s është duke u afruar Ballkani Perëndimor me njëri-tjetrin”.
"Në Procesin e Berlinit ne ishim në gjendje të punonim së bashku për ta zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA. Duke bërë këtë, ne hapim rrugën për përmirësime konkrete për banorët vendës dhe forcojmë Evropën tonë të përbashkët”, shkroi Baerbock.
Gjermania vazhdimisht ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton marrëveshjen CEFTA-s dhe Procesin e Berlinit, nismë kjo që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t'i afrojnë ato me Bashkimin Evropian. Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, qëndroi disa herë në Kosovë në muajt e fundit, dhe vazhdimisht paralajmëronte se ndalesa e mallrave serbe bllokonte punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova rrezikon të mos marrë pjesë në Procesin e Berlinit.
Procesi i Berlinit këtë vit shënon 10-vjetorin e themelimit. Mekanizmi ishte një nismë e vitit 2014 e iniciuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, që synonte thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Takimi i radhës i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor./ DW
SHBA- Vladimir Putin ka lëshuar një dekret për shkarkimin e ambasadorit të Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov. Gjith...
INDI- India ka miratuar planet për të ndërtuar dy nëndetëse sulmuese me energji bërthamore, kanë njoftuar dy zyrtarë t...
SHBA- Uragani “Milton” shkaktoi erëra të fuqishme si dhe përmbytje në pjesën më të madhe të Floridës,...
Han Kang SUEDI- Autorja koreano-jugore, Han Kang është nderuar me Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2024 për...
Protesta KOSOVË- Qindra qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar të enjten në Mitrovicë të Veriut, kundër arrest...
Foto ilustruese SERBI- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka nisur një tur në rajon, duke ndaluar fillimisht në Tiranë. Të ...
Foto ilustruese ANGLI- Covid -19 mund të jetë një faktor i fortë rreziku për sulmet në zemër dhe goditjet n&eu...
Foto ilustruese UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të nisë një turne në kryeqytetet e aleateve evropiane, teksa s...
Foto ilustruese SHBA- Më shumë se 370 milionë vajza dhe gra të reja nën moshën 18-vjeçare, janë dhunuar apo jan&e...
Stadiumi SHBA- Uragani Milton mbërrit në zonën e gjirit Tampa të mërkurën mbrëma duke shqyer çatin...