BOTA

Veterani ushtarak që vrau 15 persona në New Orleans u inspirua nga IS-i

I.A Përditësimi i fundit 2 Janar 2025, 11:50

Veterani ushtarak që vrau 15 persona në New Orleans u inspirua nga

SHBA- Një veteran i ushtrisë amerikane, i cili i ka vrarë 15 persona pasi e ka përplasur kamionin kundrejt një turme njerëzish në New Orleans, ka publikuar video në rrjete sociale vetëm pak orë para sulmit, dhe ka thënë se është inspiruar nga grupi ekstremist Shteti Islamik (IS) me dëshirën për të vrarë, ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka thënë se sulmin e 1 janarit është duke e hetuar rastin si terrorist dhe nuk beson që sulmuesi ka vepruar vetëm. Sulmuesi është vrarë nga policia sapo është larguar nga kamioni. Hetuesit kanë gjetur armë dhe atë që duket se është një pajisje shpërthyese e improvizuar në makinën e tij, në të cilën është gjendur edhe flamuri i IS-it.

Presidenti Biden ka thënë se FBI-ja i ka gjetur videot e postuara nga sulmuesi në rrjetet sociale. Ai e ka përshkruar sulmin si “të neveritshëm” dhe “akt të urryer”. Sulmi i ka shndërruar festimet për Vitin e Ri në rrugën Burbon në një skenë makabre, me trupa të përgjakur dhe këmbësorë tjerë duke ikur me shpejtësi nëpër restorante për t’u strehuar.

Përveç të vdekurve, mbi 30 persona tjerë janë plagosur. Ky sulm përbën shembullin më të fundit të përdorimit të një makine për të kryer dhunë në masë dhe është sulmi më vdekjeprurës në tokën amerikane që është inspiruar nga IS-i në vjetët e fundit.

FBI-ja e ka identifikuar sulmuesin si Shamsud-Din Jabbar, 42-vjeçar, shtetas amerikan nga Teksasi, dhe ka thënë se po punon për të gjetur ndonjë lidhje të mundshme mes tij dhe organizatave terroriste.

“Ne nuk besojmë se Jabbar është përgjegjësi i vetëm”, ka thënë agjentja speciale e FBI-së, Alethea Duncan, në një konferencë për media.

Jabbar është thënë t’i jetë bashkuar ushtrisë amerikane më 2007, dhe ka shërbyer në sektorin për burime njerëzore dhe teknologji të informacionit, dhe ka qenë i angazhuar në Afganistan nga viti 2009 deri më 2010. Ai është larguar nga detyra në ushtri më 2020 me gradën rreshter shtabi./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë