Një video tronditëse është publikuar së fundmi në Florida, ku shihet një 17-vjeçar, i identifikuar si Brandey Ming duke derdhur benzinë dhe duke i vënë flakën shokut të tij.
Në videon e postuar në rrjetet sociale, shokët e djalit që po digjej shihen duke qeshur dhe duke e këshilluar atë të vrapojë drejt liqenit për të shuar zjarrin. Incidenti ndodhi më 11 janar në ishullin Kauffman, në mes të liqenit Kerr në Florida.
Në video, ai shihet duke hedhur benzinë në zjarr, duke bërë që flakët të ngjiten në ajër. Më pas Ming pyet miqtë e tij nëse dikush do të digjet. Ming filloi të hidhte benzinë në zjarr dhe pastaj vrapoi drejt shokut të tij, i cili ishte ulur pak më larg.
Ai i hodhi benzinë në këmbë dhe u përfshi nga flakët dhe ai menjëherë filloi të vraponte i panikuar dhe u hodh në një pellg për të shuar zjarrin. Më pas i plagosuri u transportua me helikopter në Spitalin UF Health Shands në Gainesville dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik, ku mjekët diagnostikuan djegie të shkallës së dytë në krahun, këmbën dhe vithet e tij të djathtë.
Ai i gënjeu prindërit e tij për të mbuluar shokët e tij. I riu fillimisht u përpoq t’i mbulonte miqtë e tij duke i thënë nënës së tij se kishte hedhur një shishe benzinë në zjarr dhe kishte djegur veten. Megjithatë, babai i tij e pa videon e postuar në rrjetet sociale dhe kontaktoi zyrën e sherifit. Ai i gënjeu prindërit e tij sepse Ming i kishte thënë të mos i tregonte askujt se çfarë kishte ndodhur. Pasi u shtrua në spital, i riu tha se lishte mardhënie të mirë me Ming.
Sipas dëshmitarëve, Ming donte ta ndizte zjarrin me benzinë për t’u ngrohur me të ftohtin. Një video tjetër kap momentin kur 17-vjeçari arrestohet nga policia, ndërsa ai përqafon nënën e tij dhe qan.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 Shkurt15:52
Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje
Bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të zhvilluara në Muscat të Omanit, kanë përfunduar pa një marrëveshje ...
BOTA
6 Shkurt15:49
Paralajmëron OKB: Marrëveshja e azilit mes Britanisë dhe Francës rrezikon shkelje të rënda të të drejtave të njeriut
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën të pezullojnë skemën kontroverse të azili...
BOTA
6 Shkurt15:37
Tërmet në Turqi, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë u regjistrua në rajonin Kemah të Erzincanit në Turqi.
Tërmeti u regjistrua me nj&eu...
BOTA
6 Shkurt15:13
Stuhi shkatërrimtare në Gadishullin Iberik, kërkohet shtyrja e zgjedhjeve presidenciale në Portugali
Stuhia “Leonardo” ka goditur fuqishëm Portugalinë dhe Spanjën, duke shkaktuar viktima, përmbytje të mëdha dhe evakui...
BOTA
6 Shkurt14:36
Meloni takon zëvendëspresidentin amerikan JD Vance në Milano: Fokus te forcimi i bashkëpunimit dypalësh
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua sot, më 6 shkurt, me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, JD Vance, në prefektu...
BOTA
6 Shkurt14:28
“Në Gjermani s’ka drejtësi sociale”/ Sondazhi, bie besimi i qytetarëve tek CDU dhe CSU, rritet për socialdemokratët
Sondazhi më i fundit i ARD-Deutschlandtrend tregon një ndryshim të lehtë në preferencat politike të qytetarëve gjermanë...
BOTA
6 Shkurt13:35
Jeff Bezos shkarkon një të tretën e stafit të ”Washington Post”
Gazeta e njohur amerikane ”Washington Post” njoftoi punonjësit se po ecën përpara me një valë të gjerë sh...
Piranjat News
BOTA
6 Shkurt13:06
Bie vlera e Bitcoin-it, tregjet e kriptomonedhave në krizë!
Rënia e madhe e Bitcoin-it u thellua të enjten e 5 shkurtit, pasi çmimi ra nën 67,000 dollarë, duke fshirë pasuri të t&eu...
BOTA
6 Shkurt12:36
“New START” skadoi/ Trump kërkon një marrëveshje të re bërthamore me Rusinë: Traktati i vjetër ishte negociuar keq!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë thirrje për një marrëveshje të re bërthamore me Rusinë, pas skadimit t...
BOTA
6 Shkurt12:12
Hungaria drejt zgjedhjeve në pranverë, Trump mbështet hapur aleatin Viktor Orbán
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbështeti kryeministrin hungarez Viktor Orbán në një postim në Truth Social, përpara ...