Policia Kombëtare ka arrestuar në provincën Santa Elena të Ekuadorit Jakimiec Tomasz, i njohur me nofkën ‘Polaku’, një objektiv me rëndësi të lartë që kërkohej përmes një urdhër-arresti ndërkombëtar tw lëshuar nga Interpoli për trafik të paligjshëm droge.
Arrestimi u konfirmua të martën, më 9 qershor, nga ministri i Brendshëm John Reimberg, i cili publikoi pamje nga operacioni, përfshirë edhe një fotografi panoramike të rezidencës luksoze ku u ndalua i dyshuari.
Operacioni është quajtur ‘Operación Varsovia’ dhe është realizuar nga njësi të specializuara të Policisë Kombëtare me qëllim çmontimin e strukturave të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Sipas ministrit Reimberg, Jakimiec Tomasz, 48 vjeç, është shtetas polak dhe ka edhe natyralizim ekuadorian. Ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpol për trafik të substancave të kontrolluara.
Sipas hetimeve, ‘Polaku’ dyshohet se ka qenë një figurë kyçe në një rrjet kriminal ndërkombëtar të përfshirë në dërgimin e sasive të mëdha të drogës nga portet kryesore të Ekuadorit drejt vendeve të ndryshme të Evropës.
Autoritetet deklarojnë se ai kishte lidhje të dyshuara me mafien shqiptare, grupe të armatosura të Kolumbisë dhe organizata kriminale ekuadoriane si Los Lobos dhe Los Choneros.
Po ashtu, ai dyshohet se shërbente si lidhje strategjike për koordinimin e operacioneve të trafikut të drogës mes organizatave kriminale që veprojnë në vende të ndryshme të rajonit.
Gjatë operacionit, agjentët kanë sekuestruar edhe dy armë zjarri si prova materiale.
Pas arrestimit, ‘Polaku’ është vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për vijimin e procedurave ligjore përkatëse.
‘Ky subjekt u vu në duart e drejtësisë për procedurën e duhur. Nuk ka vend për kriminelët dhe ekonomitë që ata përpiqen të ushqejnë,’ deklaroi ministri i Brendshëm duke njoftuar operacionin.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
9 Qershor19:30
Biznesmeni zhduket me diamante dhe bizhuteri me vlerë 10 milionë euro
Një rast mashtrimi me plaçkitje që duket më shumë si një skenar filmi sesa një raport policor po hetohet nga Departamenti i...
BOTA
9 Qershor16:36
OKB mesazh urgjent për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësimin e tij për përshkallëzimin e ri të tensioneve në...
BOTA
9 Qershor14:45
Telefonatë pozitive Ukrainë-SHBA, të dërguarit e Trump planifikojnë një vizitë të mundshme në Kiev
Volodymyr Zelenskyy tha dje se kishte pasur një telefonatë “pozitive” me negociatorët kryesorë amerikanë Steve Witkoff dh...
BOTA
9 Qershor13:25
Analizë e BBC: Si u rrëmbyen 300 të rinjë nga Kurdistani irakian që shkonin drejt Britanisë
MBRETËRIA E BASHKUAR- Emigrantët që po shkonin drejt Mbretërisë së Bashkuar verën e kaluar u rrëmbyen, u torturua...
BOTA
9 Qershor13:20
Kina realizon transplantin e parë në botë të mëlçisë dhe veshkave, nga derri te njeriu
Kirurgët kinezë kanë kryer transplantin e parë në botë të një mëlçie dhe dy veshkave nga një derr i m...
Piranjat News
BOTA
9 Qershor12:40
Kërcënimi i vërtetë në detet greke! Peshkaqenët kokëlepur rrezikojnë pushuesit
Në filmin klasik kult të vitit 1978, “Piranjat”, posteri promovues tregon një vajzë të ulur e shkujdesur në dyshekun...
Piranjat News
BOTA
9 Qershor12:18
Ish-të burgosurit tregojnë torturat sistematike dhe dhunën seksuale gjatë burgosjes në Izrael
Ish-të burgosurit tregojnë me hollësi torturat sistematike dhe dhunën seksuale, përfshirë përdhunimin, ndërsa ishin n&...
BOTA
9 Qershor12:14
Alarm për vizitorët/ Zbulohet breshka grabitqare me kafshim të frikshëm, ndalohet hyrja në ujë
Autoritetet në Uells kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi një breshkë grabitqare e njohur si “snapping turtle&r...
BOTA
9 Qershor11:55
Influenceri filmon veten duke ngrënë kotoleta pule në një tren ekstrem me shpejtësi 150 km/h
Një influencer në YouTube ka publikuar një video ku shihet duke shkelur një rregull të rreptë sigurie në një park arg&...
BOTA
9 Qershor11:10
Raporti alarmues! Nëndetëset sulmuese britanike janë jashtë funksionit
Një situatë tepër e rrezikshme ka prekur Britaninë e Madhe dhe forcat e saj të armatosura. Sipas raportimeve të mediave vendase,...