Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
BOTA
VIDEO/ Kamala Harris i shpëton aksidentit? Drejtuesi i dehur i një automjeti thuajse përplas autokolonën e kandidates demokrate në autostradën në SHBA
M.B.Përditësimi i fundit 23 Tetor 2024, 15:54
SHBA- Zëvendës presidentja e SHBA-ve njëkohësisht kandidatja e demokratëve për zgjedhjet e nëntorit, Kamala Harris, raportohet se ka shpëtuar për pak nga një aksident i mundshëm automobilisti. Pamjet janë publikuar në mediat në SHBA ku duket se automjeti i Harris thuajse u godit nga një shofer që besohet se ishte i dehur.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e të hënës në autostradën kryesore të Milwaukee, Wisconsin, në verilindje të vendit. Shoferi që drejtonte në lëvizte të gabuar avanconte drejt karvanit të kandidates presidenciale në autostradën Interstate 94.
Në video shihet se si makina e bardhë zhvendoset majtas pranë automjeteve të policisë e sigurisë së zv. presidentes duke rrezikuar edhe atë vetë. Policia tha se besonte se burri 55-vjeçar ishte i pirë pasi në makinë e tij u gjet një kanaçe e hapur birre, sipas rrjetit vendas WISN-TV. Sherifi i Milwaukee kishte ndaluar më pas të dyshuarin teksa tha se nuk ishte në gjendje të mirë mendore.