BOTA

VIDEO/ Momente paniku, emigranti shpëton mrekullisht fëmijën që rrezikonte të binte nga ballkoni

E.D Përditësimi i fundit 22 Gusht 2024, 22:39

VIDEO/ Momente paniku, emigranti shpëton mrekullisht fëmijën

SPANJË- Një emigrant brazilian që jeton në Spanjë është cilësuar si hero pasi rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një fëmijë të vogël, i cili ishte varur nga një ballkon i katit të dytë në qytetin bregdetar të Alicante dhe rrezikonte të rrëzohej. Felipe David Souza, një piktor 29-vjeçar, po përgatitej të shkonte në shtëpi të mërkurën kur dëgjoi britma jashtë banesës ku po punonte. Ai hodhi një vështrim jashtë dhe pa se një turmë njerëzish ishte mbledhur në rrugë.

“Pashë një djalë të vogël me gjysmën e trupit jashtë”, u tha më Souza gazetarëve.

Fëmija gjashtë vjeçar në dukje ishte ngrirë nga frika në parmakët e ballkonit, me njërën këmbë të varur. Videoja e filmuar në vendngjarje tregon Souza duke lëvizur me shpejtësi mbi parmakët e ballkonit, e duke u kapur fort pas shinave të dritareve, teksa ecte përgjatë parvazit të ngushtë drejt fëmijës.

“E bëra pa menduar,” tha ai.

Pronari i një kafeneje aty pranë, Inés Su, ishte në mesin e atyre që shikonin me ankth shpëtimin nga poshtë. Fqinjët kishin thirrur policinë dhe kishin filluar të nxirrnin jastëkë në rrugë në rast se fëmija binte, u tha ajo gazetarëve. Souza tha se ishte i shqetësuar se e mos afrimi i tij do ta trembte fëmijën dhe ai mund të rrëzohej.

“Unë po e shikoja fëmijën për ta mbajtur të qetë, duke dashur që të mos lëvizte. Është një distancë e shkurtër, por ndjehej kaq e gjatë," tha ai 

Souza tha se ishte falënderuar nga prindërit e tronditur, të cilët i thanë se ishin duke fjetur kur fëmija arriti të hapte dritaren dhe të rrëshqiste brenda pak sekondash.

“Jam shumë i lumtur që fëmija është i sigurt,” tha Souza.

Të enjten, një zyrtar nga këshilli i qytetit të Alicante i tha Souza-s se bashkia po planifikonte të njihte trimërinë e tij në një ceremoni çmimesh në nëntor.

“Rrezikove jetën për të shpëtuar atë të të miturit”, i tha këshilltari Julio Calero, duke e përshkruar ndërhyrjen e Souzës si një “akt heroik me vlerë të pamatshme”.

Souza ka jetuar në Spanjë për nëntë vjet, tha ai për faqen lokale të lajmeve Información.es. “Sigurisht, unë kam vuajtur racizëm në disa raste që kur kam ardhur, por ju nuk mund t’u kushtoni vëmendje këtyre gjërave”, tha ai.

Megjithatë, ai u shpreh se nuk kishte asnjë dyshim se do të bënte të njëjtën zgjedhje nëse do të përballej sërish me të njëjtën situatë.

“Sigurisht, do ta bëja 50 herë nëse do të duhej”, tha ai. “Unë jam vetë prind, kështu që gjithçka që mund të mendoja ishte që asgjë e keqe mos t’i ndodhte fëmijës."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë