Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s...
BOTA

VIDEO nga momenti/ Ndjekja ‘rrufe’ prej 160 km në orë e Passatit nga policia që përfundoi me 7 të vdekur

P
Piranjat22 August 2026, 21:30 · 3 min lexim
VIDEO nga momenti/ Ndjekja ‘rrufe’ prej 160 km në orë e

Ky është momenti kur tre makina policie ndjekin një të dyshuar në një rrugë të ngushtë banimi me shpejtësi të lartë, vetëm pak minuta para se shtatë persona të humbnin jetën në një aksident tragjik në Britani.

Dy policë të armatosur, Matthew Blades, 37 vjeç, dhe Tom Clough, 38 vjeç, humbën jetën pasi automjeti i tyre u përplas me një Volkswagen Passat në A66, pranë Middlesbrough të Britanisë, në orët e para të mëngjesit.

Pamjet rrëqethëse nga një kamerë sigurie, të siguruara nga The Sun, tregojnë Passat-in duke përshkuar me shpejtësi rrugën në orën 03:36 të së shtunës.

Në pamje shihet automjeti duke kaluar me shpejtësi pranë banesave, ndërsa vetëm pak sekonda më vonë shfaqen dy makina policie. Të dyja kishin dritat blu të ndezura dhe sirenat në funksion, ndërsa ndiqnin të dyshuarin.

Ndjekja dramatike kishte nisur rreth një milje larg vendit ku ndodhi përplasja tragjike. Zyra e Policisë (IOPC) tha se oficerët kishin konstatuar Passat-in si një “automjet të dyshimtë” dhe kishin nisur ndjekjen.

Në ndjekje ishte përfshirë edhe një makinë e tretë policie, ndërsa dëshmitarët thanë se tre makina patrullimi po ndiqnin automjetin në drejtim të autostradës A66. Banorët u zgjuan në orën 03:36 nga zhurma e frenimit dhe gomave që përplaseshin në asfalt, ndërsa automjeti mori kthesën drejt rrugës së tyre të ngushtë.

Ellie Westerman, 24 vjeçe, banore e shtëpisë nga ku i filmua momenti, tha: “Makina duhet të ketë qenë duke lëvizur me një shpejtësi prej 160 km në orë në rrugën tonë të ngushtë.

Zhurma më zgjoi dhe u ngrita menjëherë nga shtrati. Mund të ndjeje dridhjet në shtëpi teksa makina kaloi dhe makinat e policisë e ndoqën pas, me dritat dhe sirenat të ndezura. Ishte e frikshme që makinat po drejtoheshin me atë shpejtësi në një zonë banimi dhe është tragjike që njerëzit kanë humbur jetën.”  /PiranjatNews/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.