BOTA

Vijojnë sulmet izraelite, vriten mbi 30 persona në Gaza

M.B. Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 13:18
Vijojnë sulmet izraelite, vriten mbi 30 persona në Gaza
Foto ilustruese

GAZA- Një sulm izraelit në një shkollë që strehonte palestinezët e zhvendosur në pjesën qendrore të Gazës vrau dhjetëra njerëz të enjten, përfshirë gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë vendas. Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - po vepronin brenda shkollës.

Kjo erdhi pasi ushtria njoftoi një sulm të ri tokësor dhe ajror në disa kampe refugjatësh në pjesën qendrore të Gazës, duke synuar militantët e Hamasit që ushtria thotë se janë rigrupuar atje. Dëshmitarët dhe zyrtarët e spitalit thanë se sulmi goditi shkollën al-Sardi, e drejtuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë- UNRWA. Sipas dëshmitarëve, shkolla ishte e mbushur me palestinezë që kishin ikur nga ofensivat dhe bombardimet izraelite në pjesën veriore të Gazës veriore.

Ayman Rashed, një burrë i zhvendosur nga Gaza, i cili ishte strehuar në shkollë, tha se raketat goditën klasat në katin e dytë dhe të tretë ku familjet ishin strehuar. Spitali i Martirëve Al-Aksa në qytetin e afërt të Deir al-Balah pranoi të paktën 30 të vdekur nga sulmi, gje gjashtë të tjerë nga një tjetër goditje në një shtëpi.

Spitali i Martirëve Al-Aksa në Deir al-Balah mori të paktën 30 trupa nga goditja në shkollën e drejtuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë - e njohur me shkurtesën UNRWA - dhe gjashtë të tjerë nga një goditje e veçantë në një shtëpi, sipas të dhënave të spitalit dhe një reporteri të Associated Press në spital.

Të dy sulmet ndodhën në Nuseirat, një prej kampeve të refugjatëve të ndërtuar në Gazë që daton nga lufta e vitit 1948. Mohammed al-Kareem, një palestinez i zhvendosur, i strehuar pranë spitalit, përshkroi skena kaotike jashtë objektit. Ai tha se automjetet mbërritën njëra pas tjetrës, pasi njerëzit e dëshpëruar nxituan të dërgonin të plagosurit në departamentin e urgjencës.

Videot që qarkullonin në internet dukeshin se tregonin disa njerëz të plagosur duke u trajtuar në dyshemenë e spitalit - një skenë e zakonshme në repartet mjekësore të mbingarkuar të Gazës. Al-Kareem tha se ai pa njerëz që kërkonin të dashurit e tyre midis trupave dhe se një grua vazhdonte t'u kërkonte punonjësve mjekësorë të hapnin trupat e mbështjellur për të parë nëse djali i saj ishte brenda.

“Situata është tragjike”, tha ai.

Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit po e përdornin shkollën si strehë dhe prej aty po planifikonin sulme kundër trupave izraelite. Ushtria publikoi një foto të shkollës, duke treguar klasat në katin e dytë dhe të tretë ku pretendonte se ndodheshin militantët. Shkollat e UNRWA-së në të gjithë Gazën kanë funksionuar si strehimore që nga fillimi i luftës, e cila ka dëbuar nga shtëpitë e tyre shumicën e popullsisë së territorit prej 2.3 milionë banorësh.

Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë. Pas këtij sulmi, nisi lufta në Rripin e Gazës - të kontrolluar nga Hamasi. Dhjetëra pengje të marra prej këtij grupi, u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor, ndërsa disa të tjera u gjetën - të vdekura ose të gjalla - nga trupat izraelite./ REL

gaza

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë