BOTA

Vijojnë problemet e mëdha ekonomike në Gjermani, shumë qytetarë në krizë financiare

b.z Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 09:01
Vijojnë problemet e mëdha ekonomike në Gjermani, shumë
Foto ilustruese

GJERMANI - Julian Gamper është nën presion. Ai jo vetëm që punon në kompaninë e tij, por së bashku me vëllain e tij Axel, ai drejton biznesin familjar që prodhon komponentë për ngrohje. "Edhe si fëmijë kam kaluar fundjavat në kompani me babanë tim”.

"Ne dinim t'i çmontonim, t'i masnim dhe t'i kontrollonim pajisjet", thotë 63-vjeçari duke buzëqeshur. Por fytyra e tij shpejt bëhet serioze: "Që atëherë kemi pasur kriza të mëdha në çdo dekadë, nga kriza e naftës në vitet 1970 deri në krizën financiare."

Kjo kompani e mesme, si e gjithë ekonomia gjermane, ka kaluar edhe një vit të vështirë. Gamper thotë se nuk mund të mburret me bilancin e biznesit të kompanisë së tij për vitin 2024, e ai dyshon se edhe viti "2025 do të jetë po aq i dobët sa 2024."

Imponimi i sistemit të ri të ngrohjes zemëron qytetarët

Për këtë situatë, ndër të tjera, ai ia hedh fajin qeverisë së dështuar gjermanedhe ligjit të dështuar për rinovimin e sistemeve për ngrohje në ndërtesat e banimit, i njohur edhe si "ligji i ngrohjes”. Ky është një shembull i frikshëm i rregullimit të tepruar, tregon sipërmarrësi.

Ky ligj parashikon që të gjitha sistemet e vjetra të ngrohjes, kryesisht ato që përdorin naftë dhe gaz, duhet të zëvendësohen me sisteme neutrale ndaj klimës, në një periudhë të caktuar kohore. Kjo ka shkaktuar zemërim të madh te popullata për shkak të kostove dhe obligimeve. "E gjithë kjo i hutoi njerëzit dhe tani askush nuk e di se në cilin drejtim të shkojë", shpjegon Julian Gamper.

Ai ankohet edhe për faktorë të tjerë që, sipas tij, dhe shumë kolegëve të tij sipërmarrës, kanë çuar në problemet aktuale në ekonominë gjermane. Këto përfshijnë, për shembull, kostot e larta të energjisë, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe taksat e larta, shpjegon ai. Ai shpreson se do të ketë një ndryshim në pushtet në Berlin dhe pret që qeveria e re të ketë më shumë besim tek sipërmarrjet në Gjermani: "Thjesht duhet të na lejojnë të punojmë".

Pasiguritë politike çuan në rënie të investimeve

Shumë kompani të mesme në Gjermani ndajnë një mendim të ngjashëm. Sipas një sondazhi të Institutit Ifo, rreth një e treta e këtyre kompanive presin që situata të përkeqësohet këtë vit. Shifrat dëshmojnë se ata kanë të drejtë në këtë parashikim negativ. Prodhimi i brendshëm bruto në Gjermani ra me 0.2 për qind vitin e kaluar, sipas Zyrës Federale të Statistikave. Në vitin 2023, kjo rënie ishte 0.3 për qind. Hera e fundit që një zhvillim i tillë negativ është shënuar për dy vite radhazi ishte në vitin 2002 dhe 2003. Shefja e Zyrës së statistikave, Ruth Brand, shpjegon se rritja ekonomike vitin e kaluar u frenua nga presionet ciklike dhe strukturore: "Këto përfshijnë konkurrencën në rritje për eksportet gjermane në tregjet ndërkombëtare, kostot e larta të energjisë, normat e larta të interesit të vazhdueshme, por edhe perspektiva e pasigurt ekonomike”.

Përveç gjendjes së keqe në sektorët e ndërtimit dhe shitjes me pakicë, ekonomia gjermane është goditur nga pasiguritë politike – nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës e deri tek turbulencat buxhetore të qeverisë federale dhe kolapsi i koalicionit trepartiak.

Shumë kompani janë të kujdesshme me investimet, sepse nuk dihet rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në fund të shkurtit. Prandaj nuk dihen edhe kushtet e ardhshme të kornizës ekonomike dhe politike.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në parashikimet e saj për Gjermaninë supozon se ekonomia më e madhe e Evropës do të rritet këtë vit po aq ngadalë sa edhe ekonomitë e tjera të vendeve industriale. Edhe ekspertët vendas të ekonomisë po llogarisin me një rritje minimale prej 0.2 për qind në rastin më të mirë.

Nevojiten lehtësime tatimore

Pra, çfarë duhet të bëjë politika për ekonominë gjermane? Instituti Ifo me bazë në Mynih kërkon një reformë thelbësore të sistemit gjerman të taksave nga qeveria e re pas zgjedhjeve. "Bizneset kanë nevojë për impulse për investime dhe rritje."

"Nga ana tjetër, shumë rregulla, përjashtime dhe privilegje duhet të hiqen, sepse ato çojnë në më shumë burokraci dhe pengojnë rritjen”, thotë presidenti i ifo, Clemens Fuest.

Ai u referohet familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke u shprehur se reforma tatimore duhet t'ua lehtësojë jetën dhe ta bëjë punën më tërheqëse.

Sipërmarrësi Julian Gamper dëshiron të presë me kujdes deri në vitin 2026, sepse, siç thotë ai, negociatat e koalicionit dhe ligjet e reja do të kërkojnë kohë. Është e rëndësishme, thekson ai, që qeveria federale sërish dëshiron të dëgjojë mendimet e ekonomistëve: "Kompanitë globale nuk janë shtylla kurrizore e ekonomisë sonë, por bizneset e mesme". Qeveria e re duhet ta mbajë mend këtë – dhe të veprojë në përputhje me rrethanat”./DW

gjermani krize ekonomike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë