BOTA

Vijojnë protestat në Gjermani kundër bashkëpunimit me partinë e ekstremit të djathtë, autoritetet: Tubimet kanë qenë paqësore!

r.ll Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2025, 09:53
Vijojnë protestat në Gjermani kundër bashkëpunimit me
tubimet

GJERMANI- Protestat më të mëdha u zhvilluan në Hamburg, në Këln, Leipcig dhe Shtutgart. Njerëzit në mbarë Gjermaninë dolën në protesta në rrugë, për të demonstruar kundër bashkëpunimit me AfD.

Sipas të dhënave të policisë në përgjithësi protestat ishin paqësore. Unioni kristiandemokrat ishte në fokus të protestave, sepsetë mërkurën (29.01.2025) me mbështetjen e AfD u miratua në Bundestag (parlament) mocioni i kristiandemokratëve për ashpërsimin e ligjit të migracionit. Ndërsa të premten (31.01.2025) dështoi kalimi i projektligjit për migracionin.

Protestat në përgjithësi paqësore

Në Hamburg sërish protestuan dhjetra mijë vetë. Sipas të dhënave të policisë numri i pjesëmarrësve ishte 65.000, njoftoi televizioni publik NDR. Një zëdhënëse e organizatorëve të protestës tha, se ishin 80.000 pjesëmarrës. Protesta kaloi në mënyrë paqësore, njofton policia.

Rreth 10.000 protestues në Bremen, sikurse njofton NDR, demonstruan kundër së djathtës. Edhe në Lyneburg, Braunshveig, Hanover mijëra vetë dolën në protesta. 

Në Köln (landi Renania Veriore-Vestfalia) protestuan rreth 16.000 vetë, sipas medias publike WDR, e cila u referohet të dhënave të policisë. Organizatorët bënë fjalë për 45.000 demonstrues. Protestuesit mbanin pankarta me sloganet: "Jo Merz nga marsi" ose "Fritz dëgjo mamin!". Ish-kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel, që gjatë kohës së qeverisjes quhej me ironi edhe "mami", u shpreh hapur kundër votimit të përbashkët të CDU-së me AfD-në. Edhe në qytete të tjera si në Esen, Aachen pati protesta të shtunën (01.02.2025) .

Edhe në Shtutgart në landin Baden-Vyrtenberg dhjetra mijë vetë iu bashkuan protestës kundër zhvendosjes djathtas. Kundër votimit të përbashkët të CDU-së dhe AfD-së lidhur me politikën e migracionit u protestua edhe në disa qytete në Bavari.

Edhe në landet lindore të Gjermanisë në qytetet Leipcig e në Drezden kanë protestuar disa mijëra deri në 10.000 vetë, sipas mediave që u referohen të dhënave të policisë. Një ndër bashkëorganizatoret e protestës në Leipcig, Bente Stork, në adresë të CDU-së dhe kryetarit të partisë Friedrich Merz tha, se: "Kush bashkëpunon me fashitët, duhet të marrë parasysh rezistencën tonë."/DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë