BOTA

“Viti i Shenjtë” mes religjonit dhe bujës mediatike/ Sonte nata e Krishtlindjes, ngjarja tradicionale fetare sjell pelegrinazhe solemne në të gjithë globin

M.B. Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 09:27

“Viti i Shenjtë” mes religjonit dhe bujës mediatike/ Sonte

VATIKAN- Punëtorët e ndërtimit në Romë punuan me javë të tëra pa ndërprerje. Peshkopët në mbarë botën promovojnë udhëtime për në Qytetin e Shenjtë. Më 24 dhjetor, në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hap "Vitin e Shenjtë".

Është në radhë të parë një ngjarje tradicionale fetare, një pelegrinazh solemn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në kishat e tjera të Romës. Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1300. Ka qenë gjithmonë edhe një motor i fuqishëm turistik për qytetin. Ekspertët presin në Romë 30 milionë vizitorë më shumë.

Teologu katolik i Augsburgut, Jërg Ernesti, flet për një "nisje spontane", kur ka parasysh vitin 1300. Në atë kohë në Romë u shfaqën me sa duket shumë pelegrinë dhe Papa Bonifaci VIII e quajti spontanisht një vit jubile, vit të shenjtë. Fillimi zyrtar nuk ka qenë në Krishtlindje, siç u bë zakon më vonë, por me një dekret papnor në fund të shkurtit. Bonifaci e shfrytëzoi situatën edhe për t'u mbrojtur kundër akuzave për herezi.

Në vitin 1300, shpjegon Ernesti në një intervistë për DW, Bonifaci përcaktoi që të ketë një vit të shenjtë çdo 100 vjet. Por që në vitin 1350, kur papët e kishin rezidencën në Avignon dhe papati gjendej në krizë të thellë, pati përsëri një vit tjetër të shenjtë. Dhe pastaj që nga shekulli i 15-të çdo 25 vjet. "Aspekti financiar ka luajtur gjithmonë një rol", thotë historiani i kishës Ernesti. "Por e rëndësishme gjithmonë është edhe solidariteti i kishës mbarëbotërore gjatë gjithë vitit të shenjtë.”

Kësaj i shtohet edhe një ofertë, që zakonisht është e huaj për evropianoqendrorët, por që ka pasur një rëndësi thelbësore në shekujt e mëparshëm. Gjatë vitit të shenjtë ka gjithmonë një falje jubilare mëkatesh të shpallur nga Vatikani. Çfarë do të thotë konkretisht kjo? Kushdo që bën një pelegrinazh fetar në kishat më të rëndësishme të Romës me "portat e tyre të shenjta" (që nënkupton një ecje ditore prej afro 25 kilometrash) mund të përfitojë një mëshirim të mëkateve në jetën e përtejme. Dikur kjo ka qenë e lidhur me pagesa monetare, që mbushnin arkat e papës, që shpesh ishin jo plot.

Viti i fundit i shenjtë ka qenë në 2016. Quhej një vit i shenjtë i jashtëzakonshëm, sepse Françesku e kishte shpallur atë jashtë ritmit të zakonshëm 25-vjeçar. Ai e shpalli atë "Vit të Shenjtë të Mëshirës” më 13 mars 2015, pikërisht dy vjet pas zgjedhjes së tij. Dhe me siguri mund të pritet që në 2033, në 1700 vjetorin e vdekjes së Jezusit në kryq, të ketë sërish një tjetër "Vit të Shenjtë".

Ngjarje mediatike botërore

Pali VI (1963-1978) ishte i pari papë, që e bëri Vitin e Shenjtë një ngjarje mediatike botërore. Si Papë i Koncilit të dytë të Vatikanit (1962-1965), i cili e nxori kishën katolike nga mesjeta dhe e solli në kohët moderne me respektin për lirinë e fesë, ai kishte shumë kritikë konservatorë dhe sigurisht edhe përparimtarë. Kështu ai e përdori vitin si një paralajmërim - siç e tregon titulli zyrtar - për "përtëritje dhe pajtim". Kjo përputhej me linjën kryesore të pontifikatit të tij. Pali VI ishte papa i parë, që i vuri jubileut një titull programatik. Që atëherë çdo vit i shenjtë ka pasur gjithmonë një temë.

"Jini të mëshirshëm si Ati Qiellor". Nën këtë moto Papa Françesku e vendosi në fund të 2015 Vitin e Shenjtë, të cilin e hapi saktësisht 50 vjet pas përfundimit solemn të Koncilit të Dytë të Vatikanit. Kështu ai u përpoq të ankoronte në mbarë botën temën e jetës së tij, atë të mëshirës dhe - ndryshe nga në 2025 - pati lejuar që edhe dioqezat në gjithë botën të ngrenë "dyer të shenjta" në kisha të veçanta. 

Pelegrinë të shpresës 

Tani motoja është "Pelegrinë të Shpresës". Kjo korrespondon me rolin që Françesku sheh për veten dhe kishën në një botë plot kriza dhe konflikte. Për vite me radhë ai është ankuar se bota është në një "luftë të tretë botërore", që në thelb është globalizuar dhe shpesh prek më të varfërit e botës. Ai denoncon me forcë eksportet e armëve dhe luftërat. 

"Viti i Shenjtë” nuk është thjesht traditë. "Jo gjithçka, që njerëzit lidhin sot me të, ka qenë aty që në fillim", thotë historiani i kishës Ernesti. "Porta e Shenjtë", çekiçi për të hapur derën dhe mbyllja në fund të vitit u shtuan shekuj pas vitit 1300. Tani Françesku ka vendosur që të hapë derën, portalin djathtas gjithmonë të mbyllur të Bazilikës së Shën Pjetrit, dhe të kalojë nëpër të.

Viti do të sjellë me siguri këtë apo atë risi, që ende nuk është e parashikueshme. E qartë është se Vatikani për herë të parë po promovon Vitin e Shenjtë me një maskotë. Personazhi pelegrin "Luce" në stilin manga (shih foton në titull) synon të tërheqë kryesisht të rinjtë, prej të cilëve Vatikani pret disa milionë në Romë në fund të korrikut.

Dhe për herë të parë ndonjëherë gjatë "Vitit të Shenjtë” do të ketë një pelegrinazh nga persona jo-heteroseksualë, që do të shfaqet edhe në kalendarin zyrtar të pelegrinazhit. Më 6 shtator anëtarët e komunitetit LGBTQ duan të shkojnë në Bazilikën e Shën Pjetrit./ DW

vatikan

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë