Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

Dy diplomatë të lartë norvegjezë janë vënë nën hetim nga autoritetet e Norvegjisë për dyshime mbi korrupsion të rëndë dhe lidhje me financierin amerikan të ndjerë Jeffrey Epstein.
Autoriteti norvegjez kundër krimeve financiare dhe mjedisore, ka nisur hetime ndaj Mona Juul, e cila dha dorëheqjen të dielën nga posti i ambasadores në Jordani dhe Irak. Ajo dyshohet për korrupsion të rëndë gjatë kohës që ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.
Po ashtu, nën hetim është edhe bashkëshorti i saj, Terje Rød-Larsen, ish-diplomat dhe ish-president i Institutit Ndërkombëtar të Paqes (IPI), i dyshuar për bashkëpunim në korrupsion.
Kreu i Økokrim, Pål Lønseth, deklaroi se hetimi synon të sqarojë nëse janë kryer veprime penale dhe paralajmëroi se bëhet fjalë për një proces gjithëpërfshirës dhe afatgjatë. Sipas tij, po shqyrtohet edhe nëse Juul ka përfituar personalisht nga pozicioni i saj zyrtar.
Avokatët e çiftit kanë bërë të ditur se klientët e tyre po bashkëpunojnë plotësisht me hetuesit dhe janë të bindur se akuzat do të rezultojnë të pabaza.
Juul dhe Rød-Larsen janë figura të njohura në diplomacinë norvegjeze dhe kanë qenë pjesë e grupit që lehtësoi Marrëveshjet e Oslos mes viteve 1993–1995. Ata janë ndër emrat e fundit të rëndësishëm norvegjezë që përmenden në dosjet e lidhura me Jeffrey Epstein.
Zbulimet kanë shkaktuar tronditje në Norvegji, veçanërisht për shkak të lidhjeve të Epstein me Princeshën e Kurorës Mette-Marit dhe figura të tjera të shquara. Økokrim ka hapur gjithashtu hetim ndaj Thorbjørn Jagland, ish-kryeministër i Norvegjisë dhe ish-kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobelit, megjithëse autoritetet theksojnë se përmendja në dosje nuk nënkupton automatikisht shkelje ligjore.
Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dy fëmijëve të Juul dhe Rød-Larsen u ishte lënë një trashëgimi prej 10 milionë dollarësh nga Epstein, ndërsa Rød-Larsen ishte emëruar ekzekutor i testamentit të tij në vitin 2017, një rol që më vonë u revokua. Dosjet sugjerojnë gjithashtu se çifti kishte vizituar ishullin privat të Epstein në vitin 2011 së bashku me fëmijët e tyre.
Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, tha se kontaktet e Juul me Epstein treguan një “mungesë serioze gjykimi”, duke shtuar se kjo e bënte të vështirë rivendosjen e besimit të nevojshëm për rolin e saj diplomatik.
Jeffrey Epstein u vetëvra në burg në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza për abuzim seksual ndaj të miturve.
Tre milionë faqe dokumente, 180,000 imazhe, 2,000 video dhe një mori emrash të njohur, si Elon Musk, Bill Gates dhe Richard...
Armenia dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje prej miliarda dollarësh për energjinë bërthamore, gjatë v...
Shtetet e Bashkuara nisën një sulm të ri ajror në Paqësor të hënën kundër një motoskafi që dyshohet se ...
Ndaj kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë ka reaguar edhe ish-hetuesja e Tribunalit për Ish-Jugosllavinë...
Britania i bëri thirrje sot Izraelit të tërheqë vendimin e tij për të zgjeruar kontrollin mbi Bregun Perëndimor, duke bë...
NATO është gati t'ua dorëzojë udhëheqjen e dy komandave kryesore rajonale vendeve evropiane. Konkretisht, sipas dy diplomatëve t&...
Helikat e anijes Carpathia sapo kishin nisur të ngadalësonin, kur ekuipazhi vuri re varkën e parë të shpëtimit që po afrohe...
Italiani 80-vjeçar i marrë në pyetje në Milano nga gjyqtarët në hetimin e dyshuar për "snajperistët e fundjavës" ...
Pallati i Buckinghamit ka njoftuar se është i gatshëm të ndihmojë Policinë e Luginës së Thamesit në vlerësim...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, iu bashkua Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Emirateve të Bashkuar...