BOTA

"Vjedhje, tregti droge dhe vrasje"/ Daily Mail: Ja kush janë disa nga shqiptarët e rikthyer ilegalisht në Britaninë e Madhe

e. d Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2024, 22:03

"Vjedhje, tregti droge dhe vrasje"/ Daily Mail: Ja kush janë disa

BRITANI E MADHE-  Media britanike Daily Mail ka renditur shumë shqiptarë, që i përcakton si autori të rrezikshëm duke filluar nga grabitja dhe tregtia e drogës deri te vrasjet. Në artikullin e saj shkruhet se kriminelët e huaj që shmangën deportimin kanë kryer më shumë se 10,000 krime në një vit. Gjithashtu 3,235 kriminelët që u liruan nga burgu pa u dëbuar ishin pas 10,012 veprave në vitin deri në mars 2022 një rritje me 25 për qind nga totali i fundit vjetor prej 8,021.

Po ashtu shqiptarë të përfshirë në botën e krimit të cilët janë dënuar dhe dëbuar, por sërish janë kthyer në Britaninë e madhe janë të Shumtë. Media britanike përmend Mauricio Myftaraj i cili është dënuar me 15 vite burg në vitin 2020 pasi policia i gjeti një pistoletë, 40 fishekë dhe barut në shtëpinë e tij në Londër. Gjithashtu Myftaraj ishte deportuar në vitin 2015 pasi u burgos tre vjet më parë për një vepër me armë zjarri, por arriti të kthehej ilegalisht dhe të vazhdonte karrierën e tij në krimin e organizuar.

Ndërsa shqiptari tjetër është Armando Gjoka, 24 vjeç, i cili është përfshirë në trafikun e drogës. I riu u burgos për transportimin e kanabisit me vlerë 100,000 £, ndërsa më parë ishte deportuar për një vepër droge, por ishte rikthyer në Britani ilegalisht. Flogert Farruku, u kap duke punuar si ‘kopshtar’ në një fermë kanabisi me vlerë 60,000 £ 5 vjet pasi u deportua për të njëjtën vepër. Ai është burgosur sërish dhe pritet të dëbohet pas lirimit.

Daily Mail përmend edhe Dorian Pukën, i cili është burgosur dhe deportuar dy herë nga Britania e Madhe, dhe është filmua në fillim të këtij viti duke drejtuar Ferrarin e tij në rrugët e Londrës, pasi hyri fshehurazi në Britani. 28-vjeçari i veshur me Gucci postoi një video të tij duke ngarë supermakinën me vlerë 300,000 £ në llogaritë e tij në Instagram dhe TikTok.

Zyra e Brendshme pranoi në tetor se hajduti ishte deportuar më parë, por tha se ishte e pafuqishme ta bënte këtë përsëri derisa kërkesa e tij për azil të trajtohej plotësisht. Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha se ‘kostoja për të mbajtur në burg një shkelës është dhjetra mijëra paund. Ne kemi kthyer 14% më shumë shkelës, shtetas të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Sekretari i Brendshëm është i detyruar me ligj të dëbojë çdo kriminel të huaj që është dënuar me më shumë se 1 vit burg, por ka diskrecion të dëbojë çdo të burgosur për më pak se 1 vit, nëse është në interesin publik. Ministria e Drejtësisë publikoi gjithashtu një përmbledhje të veprave të kryera nga kriminelët e huaj të liruar, duke përfshirë 1412 sulme të dhunshme, 2688 vjedhje dhe 72 grabitje përgjatë 2022. Kishte edhe 558 raste të tjera të mbajtjes së armëve dhe 213 veprave seksuale. Shkalla më e lartë e përsëritjes ishte për vjedhje, me 44.8 për qind.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë