BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
SHBA- Administrata e Presidentit Biden u ka thënë ligjvënësve kryesorë amerikanë se po i dërgon Izraelit një paketë të re ndihme prej më shumë se 1 miliard dollarësh në armë dhe municione, thanë të martën tre ndihmës të anëtarëve të Kongresit. Kjo është dërgesa e parë e armëve për Izraelin që njoftohet nga Uashingtoni që kur Presidenti Biden ngriu në fillim të muajit një transferim armësh ku përfshiheshin rreth 3,500 bomba.
Administrata e Presidentit Biden tha se e ndërpreu transferimin e mëparshëm me qëllim që Izraeli të mos i përdorte bombat në ofensivën ndaj qytetit Rafah të Gazës, ku janë grumbulluar një numër i madh njerëzish si rezultat i konfliktit. Ndihmësit e ligjvënësve folën në kushte anonimiteti për transferimin e armëve. Paketa që po dërgohet përfshin municione tankesh me një vlerë prej 700 milionë dollarësh, 500 milionë dollarë në automjete taktike dhe predha mortajash që kapin vlerën e 60 milionë dollarëve, thanë ndihmësit.
Nuk ka të dhëna se kur do të dërgohen armët, ndërsa Izraeli ka shtatë muaj që vazhdon luftën kundër Hamasit në Gaza. Gazeta “Wall Street Journal” ishte e para që raportoi për paketën në fjalë. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve po planifikonin këtë javë të shtronin për diskutim një projektligj për të mandatuar dërgimin e armëve sulmuese për Izraelin.
Republikanët e kanë kritikuar ashpër vendimin e javës së kaluar të Presidentit Biden për të ngrirë dërgesën e armëve për Izraelin. Ata argumentojnë se vendimi përfaqëson braktisjen e aleatit më të afërt të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Shtëpia e Bardhë tha të martën se Presidenti Biden do t’i vinte veton projektligjit nëse do të miratohej në Kongres. Projektligji gjithashtu nuk ka praktikisht asnjë shans të miratohet në Senatin e kontrolluar nga demokratët.
Por demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve janë të ndarë lidhur me këtë çështje. Rreth 20 ligjvënës kanë nënshkruar një letër drejtuar administratës së Presidentit Biden lidhur me shqetësimin për mesazhin që dërgon vendimi i presidentit për të ngrirë dërgimin e ndihmës ushtarake për Izraelin./ VOA
Foto ilustruese SHBA- Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, thotë se dielli lëshoi të martën valë...
Blinken UKRAINË- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ditën e sotme ka shprehur talentin e tij në kitarë elektrike teksa zhvil...
Foto ilustruese RUSI- Më 8 maj, Komisioni Evropian ua prezantoi ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një ru...
foto ilustruese GJERMANI- Një gjykatë gjermane ka gjobitur një anëtar drejtues të partisë së ekstremit të djatht&eu...
Foto ilustruese RUMANI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rumani ku një 62-vjeçare ësht&eum...
AI SHBA- Një YouTuber vendosi të përdorë potencialin e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe t’i kërkojë asaj të...
foto ilustruese TEKSAS- Sipas një studimi të ri nxehtësia e fortë e verës në hemisferën veriore që shkaktoi zj...
Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare, autorja kanadeze Alice Munro, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në...
foto nga vendngjarja GJEORGJI- Trazirat shpërthyen jashtë por brenda parlamentit të Gjeorgjisë pasi projektligji për "agjentë...
Sveçla KOSOVË- Në Veri të Kosovës janë sekuestruar ditën e sotme sasi të madhe armatimesh që dyshohet se kan...