BOTA

VOA: Ankthi dhe pasiguria shtohen në Ukrainë ndërsa zgjedhjet në SHBA po afrohen

n.f Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 16:27
VOA: Ankthi dhe pasiguria shtohen në Ukrainë ndërsa zgjedhjet
Foto ilustruese

SHBA- Shumë ukrainas shpresojnë se rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara do të ndihmojë në përfundimin e luftës me Rusinë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova disa shqetësohen se kandidati republikan për president, Donald Trump do të ketë një qasje më të butë ndaj Moskës. Të tjerë, janë të shqetësuar se sipas politikave të kandidates demokrate për president Kamala Harris, ndihma, megjithëse vlerësohet e rëndësishme, do të jetë e ngadaltë.

Në kryeqytetin ukrainas Kiev dhe gjetkë në Ukrainë, njerëzit janë të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe se si kjo do të ndikojë në atdheun e tyre. Disa banorë, si Anhelina mbesin me shpresë.

“Pres që presidenti i ardhshëm do të na ndihmojë ne, politikën dhe veprimet tona ushtarake”, thotë ajo. Banorë të tjerë si Dmytro, janë të shqetësuar.

“Pyes vetën se kush do të fitojë dhe në përgjithësi çfarë politikash do të kenë ndaj vendit tonë. I lutem zotit që t’i nxisë të dy të na mbështesin”, thotë Dmytro.

Frika më e madhe është se administrata e re amerikane do t’i japë fund mbështetjes dhe do ta braktisë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, thotë analisti politik, Mykola Davydiuk.

“Kostoja e shndërrimit të një vendi dikur demokratik në një autokraci është miliona vdekje. Kjo është ajo nga e cila ka frikë vendi”, thotë zoti Davydiuk.

Pas dy vjet e gjysmë luftë, një faktor kyç që nxit shqetësimin e ukrainasve është pasiguria e asaj që do të vijë nga administrata e re në Shtëpinë e Bardhë.

Ish Presidenti Donald Trump zotohet se do t'i japë fund luftës shpejt dhe shumë kanë frikë se kjo do të thotë se Ukraina do të detyrohet të bëjë shumë lëshime, nëse ai kthehet në detyrë. Në të njëjtën kohë, ukrainasit kujtojnë se zoti Trump, kur ishte president, miratoi shitjen e sistemeve antitank ‘Javelin’ që ndihmuan Ukrainën të përballonte sulmin në fillimin e agresionit të Moskës.

Administrata e Presidentit Obama e kishte refuzuar kërkesën e Ukrainës për ato armë në vitin 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë dhe pjesën më të madhe të rajonit të Donetskut, në Ukrainën lindore. Por qëndrimet e ukrainasve janë të përziera. Disa, si Svitlana, kanë frikë nga një fitore e zotit Trump.

“Trump-i është një njeri i çuditshëm dhe ka mendime mjaft të çuditshme”, thotë ajo.

Të tjerët, si Ivani, ndjejnë siguri duke u mbështetur te pervoja e kaluar.

“Trump-i ka qënë president, metodat e tij janë të njohura dhe nuk mendoj se ka gjë për t'u frikësuar”, thotë Ivani.

Administrata e Presidentit Biden ka qenë bujare me Ukrainën, duke shpenzuar 175 miliardë dollarë për ta mbështetur atë që nga fillimi i agresionit rus. Por, ka zhgënjim midis udhëheqësve të Ukrainës, të cilët thonë se ndihma ka qenë e ngadaltë.

“Ushtria ruse tani po përpiqet të përfitojë nga situata kur ne presim furnizime nga partnerët tanë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pikërisht kjo është arsyeja pse shpejtësia e dërgesave nënkupton stabilizimin e fushëbetejës”, thotë Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky.

Analistët thonë se nëse fiton zgjedhjet, politikat e Nënpresidentes Kamala Harris ka të ngjarë të jenë si ato të Presidentit Biden. Perspektiva e vazhdimësisë së ndihmave është qetësuese për disa.

Kjo i shqetëson të tjerët se lufta mund të zvarritet. Një sondazh nga organizata ‘Razumkov’ në Kiev tregon se 44% e ukrainasve mendojnë se Ukraina dhe Rusia duhet të fillojnë negociatat e paqes së shpejti, por shumica e të anketuarve i shohin kushtet e Presidentit rus Vladimir Putin si të papranueshme.

Me rritjen e lodhjes mes mbështetësve kryesorë të Ukrainës në Evropë, shumë njerëz në Ukrainë i shohin zgjedhjet amerikane si një mjet shpëtimi më shumë se kurrë, megjithëse kjo nuk është plotësisht e sigurt./ VOA

shba ukraine

Artikuj te sugjeruar

n.f BOTA 9 Shtator15:41

REL: Akti balancues i Vuçiçit

Vuçiç SERBI- Në margjinat e një forumi ekonomik në Vlladivostok më 4 shtator, zëvendëskryeministri i Serbis&eum...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë