BOTA

VOA: BE takim urgjent për sigurinë evropiane dhe Ukrainën

n.f Përditësimi i fundit 6 Mars 2025, 17:11

VOA: BE takim urgjent për sigurinë evropiane dhe Ukrainën

SHBA- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po zhvillojnë sot një takim të nivelit të lartë në Bruksel të përqendruar tek mbështetja për Ukrainën dhe përforcimi i mbrojtjes në kontinent. Bisedimet urgjente, ku merr pjesë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zhvillohen në kushtet kur administrata e Presidentit Donald Trump, ka sinjalizuar se Evropa duhet të garantojë sigurinë e saj dhe ka pezulluar ndihmën për Kievin.

Udhëheqësit evropianë premtuan se do të qëndrojnë në krah të Ukrainës dhe thanë se do të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ky është një moment vendimtar për Evropën dhe Ukrainën.

“Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të prekshëm dhe për këtë arsye Evropa duhet të jetë në gjendje të mbrohet dhe ta vendosë Ukrainën në një pozicion që të mbrojë veten dhe të nxisë një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë”, tha ajo.

Zonja von der Leyen propozoi një plan, që do të ofronte deri në 800 miliardë euro investime për mbrojtjen dhe do të lehtësonte rregullat e buxhetit, në mënyrë që vendet që duan të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, të mund ta bëjnë një gjë të tillë. Presidenti Zelenskyy shprehu mirënjohjen për mbështetjen e partnerëve evropianë.

“Jemi mirënjohës që nuk jemi vetëm. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme. Ju dhatë një sinjal të fortë për popullin ukrainas, për luftëtarët ukrainas, për civilët, për të gjitha familjet tona dhe është diçka e mirë që nuk jemi vetëm”, tha ai.

Takimi mbahet mes pasigurive të shkaktuara nga pezullimi i mbështetjes ushtarake amerikane për Kievin pas takimit të tensionuar mes Presidentëve Trump dhe Zelenskyy, javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump po nxit Kievin dhe Moskën të arrijnë një marrëveshje paqeje.

Udhëheqësit evropianë këmbëngulën të enjten se qeveritë e tyre duhet të kenë një vend në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës. Kryeministri polak, Donald Tusk e vuri theksin tek nevoja për të ruajtur aleancën me Shtetet e Bashkuara, megjithë ndryshimet në qëndrimin tyre ndaj luftës.

"Fakti që ne duhet të marrim përgjegjësi shumë më të mëdha si Evropë për sigurinë tonë nuk do të thotë që të shpërfillim nevojën për aleancën më të ngushtë të mundshme me Shtetet e Bashkuara. Sot, Shtetet e Bashkuara janë një partner me më shumë kërkesa, më i vështirë, por duke forcuar mbrojtjen tonë, ne mund të ndikojmë de fakto në përmirësimin e marrëdhënieve transatlantike. Ruajtja e NATO-s dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara duhet të jenë gjithashtu prioriteti ynë absolut", tha ai.

Në kushtet e nevojës për forcimin e pozitave mbrojtëse të Evropës, Presidenti francez Emmanuel Macron po propozon idenë e përdorimit të arsenalit bërthamor të Francës për të mbrojtur kontinentin, përballë kërcënimeve nga Rusia.

“Kam vendosur të hap debatin strategjik për mbrojtjen që mund t’u ofrojë sistemi ynë parandalues (bërthamor) aleatëve tanë në kontinentin evropian. Çfarëdo që të ndodhë, vendimi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në duart e Presidentit të Republikës, kreut të Forcave të Armatosura”, tha ai të mërkurën në një fjalim para kombit në prag të takimit të BE-së.

Franca është e vetmja fuqi bërthamore në Bashkimin Evropian. Udhëheqësit evropianë patën një reagim të përzierë ndaj kësaj ideje, ndërsa Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se ajo përbën një kërcënim ndaj Rusisë./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë