BOTA

VOA: Beteja për Shtëpinë e Bardhë dhe qasja ndaj veteranëve

n.f Përditësimi i fundit 26 Maj 2024, 20:01
VOA: Beteja për Shtëpinë e Bardhë dhe qasja ndaj
Biden dhe Trump

SHBA- Gjatë administratës së Presidentit Biden, veteranët amerikanë kanë marrë përfitime të zgjeruara të kujdesit shëndetësor që arrijnë vlerën mbi 5.7 miliardë dollarë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, ish Presidenti Donald Trump argumenton se veteranët ishin më mirë gjatë periudhës që ai drejtoi Shtëpinë e Bardhë. Por cilat do të jenë nevojat e veteranëve gjatë administratës së ardhshme?

Rreth 890 mijë veteranë të ekspozuar ndaj substancave toksike gjatë shërbimit kanë përfituar tashmë nga një ligj që nënshkroi Presidenti Joe Biden në vitin 2022 për të zgjeruar kujdesin shëndetësor dhe përfitimet për të prekurit dhe familjet e tyre. Presidenti Biden njoftoi të mërkurën se deri tani janë miratuar më shumë se një milion kërkesa.

“Problemet e frymëmarrjes, kanceri, njerëz që vuajnë prej shumë kohësh. Në bazë të ligjit, veteranët nuk kanë nevojë ta provojnë se u sëmurën gjatë shërbim it”, deklaroi ai.

Presidenti Biden nënvizoi se gjatë administratës së tij ishin nënshkruar më shumë se 30 ligje dypartiake në mbështetje të veteranëve, atyre që kujdesen për ta dhe familjeve të tyre.

“Kemi rritur burimet për t'i dhënë fund fenomenit të të pastrehëve në mesin e veteranëve. Kemi punësuar dhe trajnuar qindra specialistë të kujdesit të shëndetit mendor, posaçërisht për t’i ndihmuar veteranët që t'i japin fund plagës së heshtur të vetëvrasjes”, tha Presidenti Biden.

Kandidati republikan për president, Donald Trump, argumenton se veteranët ishin më mirë kur ai drejtonte Shtëpinë e Bardhë. Trump nënvizoi argumentin e tij në një video të postuar në muajin nëntori në platformën Rumble.

“Ky vend ka 33,000 veteranë të pastrehë që jetojnë në gjendje shumë të keqe, që është turp. Gjatë katër viteve të mia, ne i ndihmuam shumë, por ua kanë hequr këtë ndihmë”

Trump premtoi ndryshime nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Në ditën e parë, do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të ndërprerë financimin masiv të Joe Biden-it për strehimin dhe transportin e emigrantëve të paligjshëm dhe do të përcaktoj një pjesë të këtyre kursimeve, që është sasi e madhe, për të ofruar strehim dhe trajtim për veteranët e pastrehë”.

Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë i vlerëson përmirësimet për mirëqenien e veteranëve gjatë të dy administratave. Administrata aktuale shtoi qasjen e veteranëve tek trajtimet mjekësore jashtë kuadrit të përcaktuar për ushtrinë. Por ende ka sfida, thotë për Zërin e Amerikës Anthony Estreet me Shoqatën Kombëtare të Punonjësve Socialë.

“Ka patur probleme të qasjes së individëve në sistem, pengesa kur flitet për dokumentacionin, radha të gjata pritjeje dhe mungesë punonjësish”.

Estreet vuri në dukje se presidenti i ardhshëm duhet t'i kushtojë vëmendje të veçantë lehtësimit të qasjes së veteranëve në kujdesin e shëndetit mendor, veçanërisht duke patur parasysh mungesën aktuale të specialistëve në këtë fushë.

Marrë nga VOA

shba biden trump zgjedhjet presidenciale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë