BOTA

VOA: E djathta e vijës së ashpër pritet të fitojë bindshëm në zgjedhjet për Parlamentin Evropian

b.z Përditësimi i fundit 31 Maj 2024, 19:30
VOA: E djathta e vijës së ashpër pritet të fitojë
Foto ilustruese

SHBA - Partitë populiste të krahut të djathtë pritet të shënojnë rritje në zgjedhjet treditore për Parlamentin Evropian që fillojnë më 6 qershor në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ato po shfrytëzojnë zemërimin e votuesve dhe mungesën e besimit ndaj partive në pushtet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant, analistët parashikojnë që ky ndryshim do të ndikojë në politikat e BE-së për ambientin, ekonominë, migracionin dhe politikën e jashtme, përfshirë përkrahje të zbehur për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Tregu i së dielës në Souppes-sur-Loing, rreth 100 kilometra në jug të Parisit, është vend i mirë për t’u takuar me banorët, sidomos në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian që do të mbahen në Francë më 9 qershor.

Vite më parë, shumë prej këtyre votuesve do të hezitonin të bisedonin me anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë “National Rally”. Por jo tani. Zëri i Amerikës bisedoi me disa votues francezë.

“Duhet bërë diçka sepse jetesa është bërë shumë vështirë. Në të kaluarën kam votuar për partinë “National Rally” dhe nuk më vjen turp ta them dhe do t’i përmbahen këtij qëndrimi”.

Sipas anketave, partia “National Rally” mund të fitojë rreth një të tretat e vendeve që i takojnë Francës në Parlamentin Evropian … dyfishi i përkrahjes që gëzon partia në pushtet e Presidenti Emmanuel Macron.

Ivanka Estaben është mbështetëse e partisë “National Rally”.

“Këto lloj qeverish globaliste, me ide tejet liberale, që nganjëherë nuk respektojnë çështjet që u interesojnë njerëzve – e kanë neveritur popullin me këto politika”.

Nën drejtimin e udhëheqëses Marine Le Pen, partia “National Rally” është një veriant më i butë i fillimeve të kësaj rryme kundër emigracionit. Ajo po përqëndrohet në çështjet themelore si vendet e punës dhe ekonomia dhe tani nuk po flet për daljen nga Bashkimi Evropian por për strukturimin e bllokut.

“Të gjitha rrethanat e favorizojnë partinë “National Rally”. Kjo parti nuk ka qënë kurr në pushtet e vetme apo në koalicion. Shumë votues duan ta provojnë udhëheqjen e kësaj partie dhe nëse nuk janë të kënaqur mund të votojnë kundër tyre”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Jean Yves Camus.

Kjo parti ka edhe një avantazh të fuqishëm, 28 vjeçarin Jordan Bardella, i cili kryeson listën për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Ai e ka rinuar partinë, në përpjekje për të joshur votuesit e gjeneratës së re.

“Bardella është i aftë, i fuqishëm, i vulletshëm dhe nuk ka një të kaluar nga rrymat ekstreme”, thotë analisti Camus.

Por jo të gjithëve u pëlqen ajo çfarë përfaqëson zoti Bardella. Francezët e moshuar që përjetuan agresionin nazist kanë dyshime ndaj prirjeve nacionaliste.

Tregtari Ndongo Mbaye, me origjinë nga Senegali, është kundër politikave të ashpra të partisë së ekstremit të djathtë ndaj çështjeve të emigracionit. Fëmijët e tij janë francezë.

“Gjyshi im është 100 vjeçar. Ai luftoi në krahun e Francës kundër gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nuk pajtohem me politikën e tyre kundër emigracionit”.

Partia “National Rally” dhe partitë e tjera të djathta mbase do të festojnë pas këtyre zgjedhjeve. Por analistët si zoti Camus thonë se fitorja e tyre në zgjedhjet e bllokut nuk do të thotë se ata do t’i fitojnë zgjedhjet kombëtare në Francë, apo ato presidenciale që do të mbahen në vitin 2027./VOA

parlament evropian be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë